Ymer Bajra:Edhe marsi me deflacion

Shko poshtë

Ymer Bajra:Edhe marsi me deflacion

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Apr 21, 2009 9:36 pm

Edhe marsi me deflacion

Ymer Bajra
Konsumi në tremujorin e parë

Departamenti i çmimeve Ekonomike pranë Entit të Statistikave të Kosovës, (ESK), bën me dije se gjatë tërë tremujorit të parë të këtij viti, çmimet e konsumit shënuan një shtim minimal në krahasim me muajin paraprak, kurse krahasuar me muajt të njëjtë të vitit 2008, ato vazhdimisht ishin në nivel më të ulët. Kjo do të thotë se gjatë tërë kuartalit të parë të këtij viti, në tregun e Kosovës u shënua një deflacion, ç’është e drejta’ jo i një shkallë të lartë, por deflacioni i këtij viti, është i mjaftueshëm sa të shtojë shqetësimin e popullatës se oferta po vazhdon të shtohet derisa kërkesa kanë trende rënieje.
Shfaqjen e deflacionit aktual në Kosovë, ekspertët e ekonomisë, e shpjegojnë në mënyrë shumë të thjeshtë. Kosova, siç thonë ata, për shkaqe që dihen, eksporton pak e importon shumë. Edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, mbi 95 për qind e nevojave të popullatës së vendit për të mira materiale, u plotësuan nga importi. Në të njëjtën kohë, pasoi rënia e dërgesave nga jashtë, (u zvogëluan remintencat e ‘gastarbajterëve’). Pasojë e kësaj ishte rënia drastike e aftësisë blerëse të konsumatorëve.
Shkaktare kryesore e paraqitjes së kësaj dukurie, është shkalla e lartë e papunësisë, e cila hëpërhë, mban rekordin e zi në rajon dhe më gjerë. Raporti më i ri Bankës Botërore konfirmon se 45 për qind e të aftëve për punë në Kosovë, aktualisht nuk është askund e angazhuar, ndërsa 18 për qind e popullatës sonë, jeton në varfëri të skajshme, që do të thotë se në dispozicion nuk ka më shumë se dy dollarë në ditë. Dhe, po të kihen parasysh rrethanat e krijuara, do të ishte iluzore të mendohet për një ndryshim paksa më radikal të kësaj dukurie.
Kumtesa më e re e Departamentit të Çmimeve Ekonomike pranë ESK-së, tregon se gjatë marsit të sivjetmë, nuk ndodhën ‘tronditje’ të mëdha në tregun e Kosovës. Në të vërtetë, sikundër edhe gjatë dy muajve të mëparshëm të këtij viti, (janar e shkurt), edhe gjatë marsit rezultoi një ngritje e vogël e çmimeve në shitjen me pakicë, (0,2 për qind), në krahasim me muajin paraprak. Në ngritjen e këtillë të çmimeve të konsumit në mars, ka ndikuar shtrenjtimi i bukës dhe drithërave 3,8 për qind, i pemëve 10,5 për qind, i perimeve 5,2 për qind, etj.
Mirëpo, gjatë të njëjtës kohë, ka pasur rënie të çmimeve të më shumë të mirave materiale. Kështu, fjala vjen, rryma, gazi dhe lëndët e ngurta për djegie (drutë e zjarrit), gjatë marsit janë liruar 2,2 për qind, sikundër që me të njëjtën përqindje janë liruar edhe uji mineral, pijet joalkoolike dhe lëngjet nga pemët e perimet, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomive shtëpiake ranë 3,5 për qind, përdorimi i mjeteve të transportit personal ishte 2,6 për qind më i lirë, e kështu me radhë.
Gjithnjë duke iu referuar kumtesës më të re të ESK-së, del se nga raporti i çmimeve të konsumit në marsin e vitit 2008 dhe të çmimeve të këtilla në marsin e sivjetmë, rezulton deflacioni prej -2,0 për qind. Ndodhi kështu sepse gjatë 12 muajve të fundit, buka e drithërat u liruan 14,9 për qind, përdorimi i mjeteve për transport persona u lirua 24,7 për qind, yndyrat dhe vajrat e ushqimit 24,5 për qind, perimet 6,2 për qind, pemët 7,5 për qind, ani pse gjatë të njëjtës kohë u ngritën çmimet e konsumit të ca të mirave materiale, sikundër është mishi, i cili u shtrenjtua 14,2 për qind, duhani 7,6, transporti 17,5, shërbimet për mirëmbajtje të zakonshme të ekonomive shtëpiake 7,6 për qind, etj.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi