Faik KRASNIQI:Po kush je ti, Berat Buzhala?

Shko poshtë

Faik KRASNIQI:Po kush je ti, Berat Buzhala?

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Oct 05, 2012 12:16 am



Faik KRASNIQI:Po kush je ti, Berat Buzhala?

''Tragjedia më e madhe e një kombi është kur tradhëtarët bëhen ''patriotë'', dhe patriotët nga tradhëtarët cilësohen ''tradhëtarë.''Newton: Çdo gjë është në gjendje ekuilibruese. Prandaj edhe numri i majmunëve dhe njerëzve do të duhej të ishte i njëjtë. Darvini: Në natyrë, çdo gjë ka pësuar evolucion. Prandaj edhe majmuni është shndërruar në njeri. Einstein: Çdo gjë është relative. Prandaj edhe çdo krijesë me pamje njeriu, jo medoemos duhet të jetë njeri. Kështu përmbushet edhe teoria e Newton-it edhe e Darvinit.

Ne shqiptarët, sikur e kemi në traditë që shumë shpejt t'i harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia. Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen. Të demaskohen agjentët shqipfolës të UDB, e veçanërisht ata ish agjentë të UDB, që edhe sot e kësaj dite "notojnë" në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.
Kush është në të vërtetë Berat Buzhala?
Berat Buzhala, është shembulli më tipik dhe kësisoj më i keq i politikanit në Kosovë. Berat Buzhala, biri i një agjenti të ketë ndikim aq të madh në PDK, por edhe në politikën e Kosovës, është një turp i madh si për PDK-në po ashtu edhe për skenën politike të Kosovës, që i kanë mundësuar me vota të vjedhura të bëhet deputet dhe vetvetiu lind pyetja; kush është tradhëtar dhe kush është patriot në këtë vend?
Berat Buzhala, ky bir i bashkëpunëtorit të ish regjimit jugosllavo-serb. Fatkeqësi, si ka mundur PDK-ja t'a bëjë anëtar e pastaj deputet. Është e pakuptueshme një parti që themelin e ka nga lufta çlirimtare, t'a marrë një antishqiptar në mesin e vet. Pse po e përul veten PDK-ja me këtë person?
Njerëz si Buzhala dhe shumë të ledhatuar të tjerë duhet të kenë kujdes me prononcimet si kjo kundrejt kryeparlamentarit, z. Jakup Krasniqi. Në radhë të parë, z. Jakup Krasniqi ishte aktivist i vjetër i çështjes kombëtare, luftëtar i lirisë, ideator me të tjerët për krijimin e PDK-së, tani person i cili ka përgjegjësi në krijimin e rrethanave për shqyrtimin dhe finalizimin e ligjeve, duke e drejtuar institucionin më të lartë të shtetit, Parlamentin, në cilësinë e këshilltarit më të mirë të shtetit që të vendosë vlerat në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
Jakup Krasniqi ka qenë një ndër shtyllat kryesore të UÇK-së. Jakup Krasniqi ka qenë një ndër themeluesit e dy partive kryesore në vend, të LDK-së dhe të PDK-së. Jakup Krasniqi është njeriu që kaloi 10 vite nëpër burgjet më famëkeqe të Serbisë pa u gjunjëzuar për asnjë moment. Jakup Krasniqi është njeriu që më së shumti është keqtrajtuar nëpër burgje, dhe tani në Kosovën e ''lirë'', ka të drejtën që një bir spiuni, një matrapaz, një manipulator t'i thotë Jakupit ik në shtëpi. Dhe a e dini pse? Për të bërë çfarë të dojë me Kosovën, të bëjë çfarë të dojë me gjakun e derdhur për liri. Berat bubuzheli, kush ta dha atë drejtë të flasësh për Jakup Krasniqin, Hashim Thaçi apo kush? Kush je ti që mundohesh të njollosësh emrin e respektuar të Jakup Krasniqit? Kush je ti dhe ku e merr atë guxim t'i thuash z. Krasniqi, që të shkojë në shtëpi? Një prononcim i tillë është një pafytyrësi njerëzore, intelektuale dhe jomirënjohëse për situatën ku ju keni ardhur. Njerëzit që marrin pozita duke u ngritur nga të tjerët pa vlerat e krijuara vetë, janë të dëmshëm dhe të pacipë. Kufiri dhe pozita e secilit duhet të dihet. Jeni shumë i vogël në parti për t'u sjellë si kauboj, Berat Buzhala. Në radhë të parë nuk ke gjatësinë e trupit, pastaj dhe fuqinë. Kujdes dhe mos u fut aty ku nuk mund të dalësh. Ti pak e njeh Jakupin dhe PDK-në, se vonë je aty. Ke ardhur vonë ti, si parashutë me gjithë ata kullerat e tjerë si Petrit Selimi e Ilir Mirena. Faj ka Thaçi që ua ka dhënë mundësinë...
Berat Buzhala është njeriu i fundit i cili mund të flasë në emër të PDK-së. Ai është një përfitues dhe një njeri i cili është katapultuar si "deputet", sepse nuk ka asnjë votues të PDK-së, që me "dëshirë" do të votonte për të. Po ashtu, ky njeri nuk mund të konsiderohet as si "prurje" në PDK, sepse vetëm ka marrë vota në grupin e votave që ka pasur PDK-ja, që nga viti 1999. Prandaj ky nuk është "prurje", por është "marrje", sepse ky vetëm ka marrë vota nga PDK dhe nuk ka sjellë asnjë. Thaçi e solli Buzhalën në PDK, e ky po ua tregon të tjerëve derën e daljes nga PDK-ja. E kam pas thënë edhe një herë se me Buzhalën ka "fituar" shumë PDK-ja! Tani po vërtetohet kjo. Buzhala merr guximin t'i tregojë derën e daljes nga PDK-ja, Jakup Krasniqit! E ngre me një gisht e s'mund ta ulësh me dorë. Ky një ditë do t'ia tregojë edhe Thaçit derën e daljes nga PDK-ja, si Rama Fatos Nanos.
PS: A i duhet Kosovës, një parti me plot njerëz, me kryetarë komunash, zyrtarë të lartë të zhytur deri në fyt në korrupsion, në vjedhje, në krim të organizuar, që është brenga më e madhe e shoqërisë në Kosovë?! Me këta njerëz në pushtet si Buzhala, kurrën e kurrës nuk kemi për t'u bashkuar me Shqipërinë dhe as për të hyrë në Bashkimin Evropian, e ti Berat Buzhala, po promovon vjedhjen, shpifjet, shantazhin, zhvatjen, etj...!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi