Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaip Beqiri:Klepsidra e re

Shko poshtë

Shaip Beqiri:Klepsidra e re Empty Shaip Beqiri:Klepsidra e re

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:34 pm

Klepsidra e re

Shaip Beqiri
VËRTITJA NË RRETHIN KAOTIK


Një segment ndër më të rëndësishmit e jetës së mërgatës është gjendja e tërësishme e të rinjve tanë në dhe të huaj. Në masën e madhe që rrok gati gjysmën e kombit shqiptar, e cila po kërkonte strehë jashta vendit të vet, kryet e vendit natyrisht e zinin fëmijët dhe të rinjtë. Atyre u ishte këputur përgjysmë vrulli shpërthyes i jetës, kishin braktisur shkollën dhe çdo gjë tjetër për të gjetur qetësi të re në çfarëdo vendi të huaj e të panjohur. Brenda botës së tyre po ndodhte përthyerja më e vrazhdë që mund të ndodhë te njeriu. Ajo masë kolosale me energji të mbyllur në vete nga çdo anë, si një leckë pa vlerë po hidhej midis një oqeani të shqetësuar të jetës së re pa ditur not! Sadoqë fëmijët dhe të rinjtë duhej vënë në krye të vendit të çdo trajtimi serioz nga të gjithë, ata pikësëpari vetë komuniteti i tyre i la në fund të pusit!
Të dhënë së tepërmi pas themelimit të degave, të degëzave e të nëndegëzave të partive të ndryshme politike, ky komunitet i politizuar mbrapsht po linte pas shpine çështjen tek e cila do të mund të kontribuonte më shumë dhe më mirë se në çfarëdo veprimtarie tjetër dhe po vihej në udhë pa krye ndasish e përcopëzimesh të rrezikshme. Kjo çështje e rrënoi së brendshmi mërgatën tonë, duke e mbushur atë me mllef, mosdurim, largim e kundërshtim në vend se ajo të afrohej e të forcohej në një organizim të dobishëm në baza kombëtare të njerëzishme.
Mirëpo, nëse shikohet problemi pak më thellë, dëmi më i madh iu shkaktua rinisë sonë. Ajo, për shkak të këtij angazhimi të padobishëm të prindëve të vet, doli vetvetiu nga orbita qendrore e vrojtimit parësor familjar në moshën më të ndjeshme të saj. Në shoqërinë e re të huaj, tek e cila nuk kishte arritur të hynte ende as te paradhomat e një integrimi themelor, ajo do të vërtitet në një rreth kaotik derisa të rrëkëllehet tutje me ashpërsi.
Tek kjo rini po ndodhte metamorfoza që nuk mund të merret me mend. Nga një mes që kishte trashëguar një sistem edukativ-arsimor të stërvjetruar, poende të lënë pasdore nga vetë shqiptarët dhe të nëpërkëmbur egërsisht nga pushtuesi, rinia jonë duhej të hynte dhe të përshtatej tepër shpejt në një sistem që kishte arritur zenitin në këtë fushë. Aty kërkohej një angazhim maksimal i të gjithëve për të bërë së paku diçka, duke filluar nga vetë nxënësi, prindi, mësuesi dhe sidomos përforcimi i shtyllës ndihmëse, pra plotësimi i dijes së munguar për të mbajtur hapin me të tjerët… Kjo jo vetëm që nuk u bë pothuaj fare, por nuk u mbajt së paku një qëndrim korrekt ndaj këtyre të rinjve. Një çështje më vete është formimi dhe veprimi i LAPSH “Naim Frashëri”, e cila jo vetëm që nuk arriti të luajë rolin e vet shumë të rëndësishëm, por me metodat e saj aspak funksionale të mësimdhënies, në njërën anë dhe duke u dhënë së tepërmi pas frustrimesh karrieriste klanore të një pjese të madhe të radhëve të veta, në anën tjetër, ajo jo rrallë këta të rinj, para se t`i afronte e t`u ndihmonte duke u bërë krah i tyre në rrjedhat e një arsimimi të integruar, ua bëri atë tepër të bezdishëm me atë mënyrë mësimi plotësues dhe tërësisht të papranueshme lëndën e teksteve që u ofrohej. Nevoja e tyre e madhe për të mësuar së paku notin që zumë ngoje më lart, para se të hidheshin në oqean, nuk u përfill pothuaj nga askush. Ana më e errtë e tërë kësaj çështjeje sigurisht që është mentaliteti përgjithësisht parak i shqiptarëve përsa i përket investimit për ngritjen e brezit të ri. Në kohën dhe në situatën për të cilën po flasim, kjo gjë ishte lënë pothuaj tërësisht pas dore. Nuk është këtu fjala për pamundësi ose diçka të ngjashme. Këtë bindje mund ta dëshmojmë më mirë po u nisëm nga një fakt i thjeshtë e tepër konkret: nga gjithë ata shqiptarë që jetojnë sot në Europë e gjetkë, të paktë janë ata që nuk kanë vetura me vlerë nga 10.000 – 50.000 €! Së paku gjysma e tyre kanë bërë shtëpi me tre-katër kate në vendlindjet e veta, të cilat nuk mund t`i shfrytëzojnë më shumë se tri-katër javë brenda vitit!? Ndokush mund të bëjë një përllogaritje të thjeshtë se ç`vlerë ka tërë ky investim kolosal!? Unë nuk do të bëja përllogaritje të tilla, por do të shtroja një pyetje tepër të thjeshtë për të gjithë këta investitues xhepthellë: nga ajo shumë kaq marramendëse mërgimtarësh, a është së paku ndonjëri prej tyre që çerekun e një investimi të tillë e ka bërë për shkollimin dhe ngritjen profesionale të fëmijës së vet?! Nëse ka ndonjë, të gjithë së bashku t`i themi një fjalë të vetme: Të lumtë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shaip Beqiri:Klepsidra e re Empty Valdanosi, kush do ta kthejë?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:35 pm

Valdanosi, kush do ta kthejë?

Ibrahim Berjashi
Rrëmbimi i pasurisë mijëvjeçare

Nënkryetari i Forca e Re Demokratike, parti parlamentare shqiptare dominuese në Ulqin, Xhaudet Cakuli ua tërhoqi vërejtjen kompanive, të cilat kanë deponuar oferta për të marrë me qira gjirin piktoresk të Valdanosit, që të mos nguten për shkak të kontesteve pronësore, pasi shumë lëndë ndodhen në procedurë të papërfunduar gjyqësore, madje edhe në Strazburg. Në tenderin e posambyllur, të dhënies me qira të Valdanosit kanë ofertuar dy kompani, ”Cubus lux” nga Britania e Madhe dhe ajo ruse- malazeze, “Mos city group”. Komisioni i tenderit ka vendosur të ftojë në negociata për realizimin e kompleksit turistik të Valdanosit kompaninë britanike, ndërsa atë ruse - malazeze e ka eliminuar, meqë nuk i ka pasur dokumentet e kompletuara.
Cakuli thotë për “Botën sot” se kjo deklaratë duhet t`i nxis investitorët, të cilët i kanë dorëzuar ofertat e veta për marrjen me qira të gjirit të Valdanosit me ullishtë dhe rreth 2,5 milionë m2 të malit të afërt, Mendra, por duhet ta kenë të qartë çështjen e pronësisë së kontestuar në gjirin e Valdanosit. Rreth këtyre çështjeve ende po zhvillohen procese gjyqësore në Mal të Zi dhe se shumë prej këtyre lëndëve kanë mbërritur edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Investuesit do të përballen me pengesa të mëdha gjatë realizimit të investimeve të parapara. Mbi këto baza, edhe njëherë duhet të mendojnë mirë për rezultatin përfundimtar të investimeve të mëdha të kapitalit të tyre. Nënkryetari i Forcës thotë se edhe më përpara janë munduar që t’ua tërheqin vëmendjen politikanëve vendës që t’ua mundësojnë kthimin e pronave në Valdanos, pronarëve legjitim, dhe po ashtu t’ia lehtësojnë punën gjykatave dhe që ato ta ruajnë pavarësinë e tyre. Cakuli, apelon që të ndërpriten marrëdhëniet diskriminuese ndaj pronarëve legjitimë. Proceset gjyqësore në lidhje me kthimin e pronave, të cilat akoma nuk kanë përfunduar, janë më shumë çështje politike se sa juridike, sepse ligjet e Malit të Zi, janë padyshim në anën e ish-pronarëve. “Mirëpo, përfaqësuesit politikë në nivel komunal të Ulqinit dhe republikan, nëpërmjet Valdanosit deri më tani, me premtimet se do të kthejnë ullishtën, kanë pasur përfitime politike, gjegjësisht blerje të votave në shumë zgjedhje lokale dhe republikane. “Kjo blerje e votave me premtime iu ka mundësuar që, ndërmjet tjerave, tërë Valdanosin dhe Mendren ta përfshijnë në të “Mirat Detare”, - thotë nënkryetari i Forcës. Kështu veprojnë në kundërshti me parimet e proklamuara për decentralizim. Me Vendimin e Kuvendit komunal për kthimin gjegjësisht deekspropiimin e vitit 2007 (Gz. zyrtare e MZ, dispozitat komunale nr.18 e datës 18.5.2007) dhe me protesta masive, investitorëve potencialë iu kemi treguar dhe ju tregojmë faktin se gjiri i Valdanosit duhet t’iu kthehet pronarëve të mëparshëm. Marrëveshje eventuale dhe kontrata për investime në Valdanos mund të pasojnë vetëm pas kthimit tokës me 20 mijë ullinj frutorë të eksproprijuar tash afro 40 vjet, me ligje të komunizmit dhe të ekzekutuar në mënyrë të dhunshme ndaj 205 pronarëve ulqinak. Por, si duket, tani është në radhë realizimi i disa interesave të tjera të këtyre strukturave politike dhe kështu duan t’i japin me qira pronat e huaja për një vlerë minore prej 15 cent për m2. Që të paguhet përmes rentës së ofruar, çmimi minimal i tregut prej 150,00 EUR0 për m2, duhet të kalojnë 1000 vjet, përkatësisht, që kjo pagesë të realizohet duhet të kompensohen 40 breza të ardhshëm, kurse në fakultet ekonomik na kanë mësuar se vlera e tokës përcaktohet me vlerën e rentës së paguar në zgjatjen e një gjenerate, e kjo është 25 vjet. Ullinjtë nuk janë llogaritur. Përfaqësuesit e strukturave qeverisëse në Ulqin, konkretisht Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike e Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, duhet që ish-pronarët dhe të gjithë qytetarët pa hamendje të deklarohen, janë apo nuk janë për zbatimin e ligjit dhe për kthimin e tokës së marrë me dhunë ish-pronarëve, dhe si pushtet ekzekutiv të zbatojnë Vendimin e vitit 2007 dhe jo me pjesëmarrje në komisione të bëjnë kumari në shitjen e pronave të huaja, ashtu siç bën kryebashkiaku, Gëzim Hajdinaga
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi