Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Elezaj:Njohje me peshë historike për Kosovën dhe popullin shqiptar

Shko poshtë

Rexhep Elezaj:Njohje me peshë historike për Kosovën dhe popullin shqiptar Empty Rexhep Elezaj:Njohje me peshë historike për Kosovën dhe popullin shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:36 pm

Njohje me peshë historike për Kosovën dhe popullin shqiptar

Jehona e një njoftimi që erdhi nga Arabia Saudite

Nuk ka dyshim se lajmi kryesor i ditës 20 prill 2009 për Kosovën dhe shqiptarët ishte se Arabia Saudite ka vendosur ta njohë Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Në njoftimin e formuluar nga Ministria për Punë të Jashtme e këtij vendi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndër të tjera thuhet: “Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë ...“ Pra, siç shihet mbretëria e Arabisë Saudite vendimin për njohjen e Kosovës shtet të pavarur e ka mbështetur mbi dy parime themelore; i pari: lidhjet fetare midis dy popujve tanë, ngase shumica e banorëve të Kosovës i përkasin besimit islam, dhe i dyti: për respektin që ka ndierë kjo mbretëri ndaj vullnetit të popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, me shpresën siç thuhet në këtë njoftim, se ky zhvillim do t’i kontribuojë pozitivisht përmirësimit të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinjë. Duke nënvizuar në mënyrë të qartë se “ky zhvillim”, pra se vendimi i saj për ta njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran do t’i shërbejë sigurisë dhe stabilitetit politik si në Kosovës ashtu dhe tek vendet tjera të Ballkanit. Me një fjalë, Arabia Saudite me këtë vendim iu bashkua vendeve më të fuqishme të botës që e kanë mbështetur dhe njohur shtetin e Kosovës siç janë SHBA-të, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, etj.
Pse janë përfshirë këto aspekte politike në njoftimin e saj për ta njohur shtetin e Kosovës, kjo nuk është ndonjë enigmë e madhe, sepse Arabia Saudite si çdo vend tjetër në botë në politikën e jashtme dhe diplomacinë e saj, natyrisht se niset nga interesat e saja politike, ekonomike dhe kulturore me botën e jashtme, sidomos kur kihet parasysh fakti se si shtet kyç arab ka rol dhe përgjegjësi specifike në Lindjen e Mesme dhe gjithë botën islame, si një vend i shenjtë (Mekken dhe Medinën) ku ka lindur Profeti Muhamed a. s., pra ku ka lindur feja islame. Ndaj, këtu duhet patjetër përkujtuar faktin se komentet dhe kritikat e shumta që janë dëgjuar nga politikanë dhe analistë shqiptarë, qëkur Kosova shpalli pavarësinë e saj me 17. 02. 2008 e deri më sot në formën; se pse vendet islame nuk e njohën të parat pavarësinë e Kosovës, ose, pse vendet islame po hezitojnë kaq shumë që ta njohin pavarësinë e Kosovës, etj, etj, po del më në fund se këto kritika nuk ishin me vend, bile mund të thuhet se ato në masë të madhe e kanë ngadalësuar procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shumë vende islame dhe arabe, siç ishte sidomos thirrja e vazhdueshme dhe e pakuptimtë e disa zërave që Shqipëria të tërhiqet menjëherë nga anëtarësimi i saj në Konferencën Islamike!?
Arabia Saudite, si shtet me sistem absolut mbretëror-monarkik funksionin që nga viti 1720, gjegjësisht 1936 e këndej, dhe është vend që ka një përvojë të gjatë shtetërore, administrative dhe politike në kuptimin e plotë juridik-legjislativ. Pra, është njëri ndër shtetet më të mëdha në botën arabe (ka mbi 27 milionë banorë) dhe me më një ndikim të madh politik dhe ekonomik në këtë pjesë të Azisë së vogël. Prandaj, e veçanta e kësaj njohjeje qëndron në faktin se njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga një vend kyç arab dhe islam do të ketë pa dyshim jehonë dhe ndikim të madh edhe tek disa vende tjera arabe siç është Kuvajti, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Tunisi (ndoshta edhe tek Siria), e që janë në grupin e shteteve aleate të SHBA-ve dhe bllokut properëndimor veri-atlantik, të cilat pritet që radhazi do ta njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
Po ashtu, duhet cekur patjetër faktin se meritat më të veçanta për këtë njohje i ka pa dyshim qeveria aktuale e Shqipërisë në krye me kryeministrin Sali Berisha, ministrin për punë të jashtme Lulzim Basha, kryetaren e Parlamentit znj. Jozefina Topallin, e cila në takimin që pati vitin e kaluar në Rijad me mbretin Abdullah Al Saud pranoi që për hir të interesave tona kombëtare ta vejë shaminë mbi kokë. Pastaj, rol të rëndësishëm për këtë njohje ka luajtur ish myftiu i Kosovës, aktualisht dekan i Fakultetit për studime islame në Prishtinë, Prof. dr. Rexhep Boja, pastaj Bashkësia Islame e Kosovës si dhe studentët shqiptarë të cilët studiojnë në këtë vend. Duke mos harruar këtu rolin kyç të miqve tanë amerikanë në krye me ish presidentin G. W. Bush, sekretarja e shtetit znj. H. Klinton, etj, të cilët kanë lobuar vazhdimisht tek oborri mbretëror saudit që ta njeh pavarësinë e Kosovës, njohje e cila dje u bë realitet në çastin më të volitshëm për Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar.
S’ka dyshim se njohja e shtetit të Kosovës nga Arabia Saudite në çastet vendimtare nëpër të cilat po kalon sot Kosova do të ketë jehonë shumë pozitive, veçanërisht në botën islame dhe arabe, rrugën e së cilës sigurisht se do ta ndjekin edhe shumë vende tjera.

Rexhep Elezaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi