Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME! Empty ELIDA BUÇPAPAJ:PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 07, 2012 10:54 am

PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!



ELIDA BUÇPAPAJ:PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME! U2_Elida9

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ndërsa në Kosovë po vazhdon samiti Ndërkombëtar i Gruas, ku e ftuar nderi është ish-sekretarja e Shtetit Madeliene Albright, Ramush Tahiri, Këshilltari i presidentes së Kosovës i ka bërë për radios serbe KIM në Graçanicë një deklaratë skandaloze sipas të cilës Tahiri pohon se « institucionet serbe në veri të Kosovës janë legjitime. »

“Ne rëndom themi se në veri të Kosovës nuk ka ligj, se mbretërojnë bandat, strukturat paralele, megjithatë nuk është krejt kështu, sepse ne atje nuk kemi struktura legjitime. Ne themi se ato janë paralele, por nuk kemi institucione të Kosovës; ato janë të vetmet dhe realet, pavarësisht nga fakti se ne konsiderojmë se nuk janë themeluar sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Tahiri për radion serbe KIM në Graçanicë, cituar pastaj nga Radio Evropa e Lirë.

Deklarata skandaloze e Ramush Tahirit e cila është mikluese për Serbinë u bë gati paralelisht me deklaratën më të fundit të SHBA të cilat i kërkojnë Serbisë pikërisht heqjen e strukturave paralele.
Përfaqësuesja e Delegacionit të Shteteve të Bashkuara në OSBE, Nida Gelazis ka kërkuar nga Serbia që t’i shpërbëjë strukturat paralele në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë. Ajo i ka bërë këto komente gjatë një takimi të grupit punues të OSBE-së në Vjenë, mbi zbatimin e të drejtave të njeriut, në veçanti të pakicave. Gelazis, e ka quajtur hap pozitiv hapjen e zyrës administrative në veri të Mitrovicës.

“Është thelbësore për Serbinë, e cila gjendet në këtë tavolinë, që t’iu japë fund institucioneve paralele në veri të Kosovës. Këto institucione e minojnë sundimin e ligjit dhe ofrojnë bazë për mospajtim mes shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, në veçanti të serbëve, që dëshirojnë të bashkëpunojnë me institucionet legjitime të Kosovës”, ka thënë ajo, duke e nënvizuar si të papranueshëm, pengimin e sundimit të ligjit nga ana e zyrtarëve serbë në veri.

“Në vitin e kaluar është parë një vazhdim i pengimit të autoritetit të ligjshëm në veri të Kosovës, përfshirë aktet e dhunshme dhe retorikën nxitëse të zyrtarëve serbë, që kanë kërcënuar me ‚reciprocitet‘ për veprimet e ligjshme dhe profesionale të forcave paqeruajtëse. Kjo duhet të ndalet”, ka thënë përfaqësuesja amerikane në OSBE, më datën 3 tetor 2012.
Për strukturat paralele u fokusua edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, kanë kërkuar shuarjen e strukturave ilegale në veri të Kosovës, ndërkohë që Rusia ka shpreh shqetësimin për hapjen e Zyrës Administrative në veri të Kosovës.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rosemary DiCarlo ka theksuar edhe një herë mbështetjen e saj për Kosovën. Ajo ka mbështet fuqishëm progresin në Kosovë, duke thënë që strukturat serbe në veri nuk kanë kurrfarë leje në Kosovë, dhe se ato është dashur të hiqen shumë herët, bazuar në Rezolutën 1244. DiCarlo theksoi se SHBA-të, mbështesin dialogun që do të jetë në të mirë të integrimit evropian për të dyja vendet. Gjithashtu ajo përshëndeti përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, duke thënë se më këtë dëshmohet për aftësinë e Kosovës për të ndërtuar një shtet demokratik.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se “Mbretëria e Bashkuara mbetet e përkushtuar dhe falënderon EULEX-in për angazhimin në atë pjesë, ndërkohë përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve janë të papranueshme për Mbretërinë e Bashkuar. Pritet përkushtim i të dyja palëve për të hequr strukturat paralele në veri dhe kërkoi nga Qeveria e Kosovës të përcaktojë strategjinë për veriun dhe mirëpresim hapjen e Zyrës Administrative në veri nga ana e Qeverisë së Kosovës.”
Edhe përfaqësuesi i Gjermanisë ka kërkuar shuarjen e strukturave ilegale. Ndërkohë rreth strukturave paralele është shprehur edhe vetë kancelarja Gjermane Angela Merkel në dhjetorin e vitit që shkoi pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi ku vuri theksin se „Është e nevojshëm një zgjidhjensa i përket tregtisë së lirë dhe bashkëpunimin kufitar, ndërkohë që Zonja Merkel nënvizoi faktin se „ne jemi të interesuar ne nuk jemi të interesuar që të kemi struktura paralele në Kosovë“.
Ndërkohë vetë Presidentja e Atifete Jahjaga ka deklaruar disa herë për nevojën e shpërbërjes të strukturave paralele, krejt ndryshe nga Këshilltari i saj Ramush Tahiri, deklarata e të cilit sot komentohet me një këndvështrimi të veçantë pasi zotëria është në stafin e presidentes të Republikës së Kosovës.
Ramush Tahiri me qëndrimin e tij skandaloz iu kundërvihet hapur interesave të shtetit të ri të Kosovës, si dhe stabilitetit të vendit dhe rajonit, pasi strukturat paralele kanë operuar gjithnjë në kundërthënie me realitetin e ri krijuar në Kosovë pas konfliktit të 1999; i kundërvihet vullnetit të popullit të Kosovës që i sheh strukturat paralele serbe një minë me sahat në veri të Kosovës; i kundërvihet qendrimit të shefes së tij, Presidentes të Republikës së Kosovës, zonjës Jahjaga që kërkon shpërbërjen e këtij sistemi; po ashtu që ai i kundërvihet edhe qendrimit të aleatëve jetikë të Kosovës, siç janë SHBA, Mbretëria e Bashkuar apo Gjermanisë.
Deklarata skandaloze e Ramush Tahirit shpreh një nonsens të papranushëm as për politikën dhe për opinionin publik të Kosovës, qendrimi i tij mund të jetë vetëm personal, se kështu mendon Ramush Tahiri, punë e madhe fort nëse mendon kështu një individ, që deklaratat i bën në favor të orekseve nacionaliste serbe, por assesi në kontekstin zyrtar ku ndodhet, sepse pastaj me qëndrime të tilla spekulohet dhe konfondohen si qëndrime të presidentes së Republikës së Kosovës çka nuk është assesi e vërtetë.

Deklarimi i Tahirit i shkon oreksit të qëndrimeve utranacionaliste serbe dhe shijes së kryeministrit serb Daçiç, se "ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme", thënë në një intervistë për gazetën sllovene "Delo" , shqiptuar gati paralelisht me Tahirin. As ndarja sipas Daçiqit, as legjitimimi i strukturave paralale sipas Tahirit, nuk janë në interes të banorëve të rajonit, pra as të shqiptarëve dhe as të serbëve, të cilët duan qetësi dhe stabilitet - e stabiliteti vjen me konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe dhënien fund të paranojës serbe për ndarje të Kosovës, në funksion të së cilës janë edhe strukturat paralele.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi