Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mufail Limani:Koha e gurit

Shko poshtë

Mufail Limani:Koha e gurit Empty Mufail Limani:Koha e gurit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 10:01 pm

Koha e gurit

Mufail Limani:Koha e gurit Photo_14

I takon Presidentit Fatmir Sejdiu që, para se të vendosë çkado për zgjedhjet, të mbledhë partitë kryesore të vendit në një tryezë politike, ku do të arriheshin vendime me një pëlqim bazik, duke lënë matematikën parlamentare atje ku e ka vendin.

Nga Mufail Limani më 22.04.2009 në ora 12:04

Njohjet e jashtme

Mrekullia e njohjeve!
Sa herë që ndodhin, të gjitha lajmet e kqija disi përnjëherë bëhen të parëndësishme, të paqena, madje edhe ngapak të dyshimta.
Kësaj radhe, ishte njohja nga Arabia Saudite ajo rreze drite që depërtoi qiellin e errësuar të politikës në Kosovë.
Domethënë, nuk po fundosemi!
U bënë 58 shtete që na njohin!
Nuk janë pak!
Por, na duhen edhe 42 , që ta mbërrijmë 100-shin magjik, numrin e shumicës së thjeshtë të Asamblesë së KB-ve.
Por, pa bërë statistika ekzakte, me ritmin e deritashëm, për të mbërritur atje, do të na duhen edhe disa vite të tëra.
Një fitore e pastër në GJND natyrisht se do të mund të përshpejtonte gjërat.
Por, pasi që për një fitore të tillë nuk flasin madje as zyrtarët tanë qeveritarë, me gjasë ka diçka që nuk pritet të shkojë bash mirë atje. Ndërkohë, e dimë se shumica e porosive që aktualisht marrim thonë se duhet të presim “formulime neutrale “, që s’do ta bëjnë askënd viktimë as triumfues. Madje, duket sikur do të duhej të ishim të kënaqur me një rezultat të tillë të ‘ndarjes së pikëve’.
Por, rasti i Arabisë Saudite dhe vendeve tjera që pritet ta njohin Kosovën, tregojnë se, megjithatë, shqetësimet tona legjitime lidhur me GJND nuk duhet të jenë brengë parësore. Për më shumë, na thonë se shumë shpejtë mund të shpresojmë se do të anëtarësohemi në FMN dhe BB. Dhe kjo, përfshirë vazhdën e njohjeve, patejtër se do t’i jep një nivel të ri të përgjithshëm fuqisë politike të shtetit të ri të Kosovës.
Mirë shumë!
Por, ky është rrëfimi për Kosovën e jashtme.


Virusi verior

I dimë përrallat për zanat e mira e të këqija që më një të fryrë mund të bëjnë që njerun ta kthejnë në gurë.
Kjo që po jetojmë nuk është përrallë, por një status quo.
Një gjendje e ngurosur politike, ku duket se gjërat duhet të mbesin tamam ashtu siç ishin më 18 shkurt.
Derisa të vendoset ndryshe!
Por, mund të ndodh që gjërat, megjithatë, të lëvizin, sepse, në politikë, janë zgjedhjet ato që prishin magjitë, qofshin të mira ose të këqija.
Por, para se PDK dhe AAK të pozicionohen në istikamet e tyre dhe të përbetohen në luftë deri në zhdukjen e kundërshtarit, rendi është që kjo qeveri të na tregojë se cila hartë do të jetë në përdorim: ajo e mëhershme, ose ajo e Ahtisarit?
Nëse do të bëjmë zgjedhje me harta të vjetra, do ta kontestojmë parimin e ligjshmërisë.
Nëse zgjedhjet bëhen me harta të reja, për shkak të qëndrimit serb, rrezikohet që zbraztia e legjtimitetit të pushtetit të zgjerohet në gati një të tretën e territorit të Kosovës.
Por, nuk është që serbët kosovarë janë faktor i vetëm i përçarjes serioze politike të Kosovës.
Çfarë mund të ndodh akoma me procesin e armiqësimit rajonal të partive tona?
Natyrisht, gjërat nuk kanë pse shkojnë vetëm në drejtim të keq!
Ndoshta ka vërtet të tillë që ende shpresojnë (dhe punojnë) që serbët kosovarë të marrin pjesë në zgjedhje?
Ndoshta ka vërtet të tillë që punojnë që zgjedhjet e sivjeme lokale- nëse vërtet mbahen, të mos shfrytzohen vetëm si mekanizëm për mbajtje ose marrje të pushtetit, por të kthehen në një operacion të përbashkët, vendor e ndërkombëtar, të fuqizimit të shtetit të Kosovës, në kuptim të vendosjes së ligjshmërisë.
Nuk e di!
Por, ajo që e di me siguri të plotë është se kështu si janë gjërat midis Prishtinës dhe Beogradit në njërën anë, dhe midis Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt në anën tjetër, zgjedhje normale në Kosovë as që mund të imagjinohen!
Zgjedhje të llojit tjetër, të formatit të “demonstrimit të pjekurisë politike popullore, në favor të pavarësisë”, Kosova ka pasur tepër shpesh, gjatë dhjetë vjetëve të kaluara.
Por, përderisa telashet me Beogradin janë ashiqare të pazgjidhshmë për vet Prishtinën (që e dëshmon edhe protokoli i ri i vizitave si ajo e Tadiqi), politikanët kosovarë nuk mund të lahen kaq lehtë nga problemet e brendshme, që i kanë në dorë për t’i zgjidhur.
Nga eksperienca e dimë se ata mund të duan që, edhe zgjedhjet lokale, bashkë me gjitha aspektet tjera të jetës politike brenda vendit, të shndërrohen disi në “çështje të Uashingtonit e Brukselit”.
Çfarë do të ndodh kësaj radhe?
Për vete, besoj se i takon presidentit Fatmir Sejdiu që, para se të vendos çkado për zgjedhjet, të mbledh partitë kryesore të vendit në një tryezë politike, ku do të arriheshin vendime me një pëlqim bazik, duke lënë matematikën parlamentare atje ku e ka vendin.
Por, nëse sërish e tëra që do të shohim do të jetë një kumtesë rutinore presidencial, atëherë do të mund ta kuptojmë se problemi i veriut është bërë tashmë vetëm njëri nga problemet e shumta .
‘Virusi verior’, për të cilin kam shkruar më herët, shumë lehtë do të mund të përhapej anembanë vendit.
E pamundur?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi