Skënder Zogaj:FARK-u ishte strukturë legale, e mirëfilltë ushtarake

Shko poshtë

Skënder Zogaj:FARK-u ishte strukturë legale, e mirëfilltë ushtarake

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Nov 16, 2012 9:00 pm

Opinione



FARK-u ishte strukturë legale, e mirëfilltë ushtarake

Është e dhimbshme, madje edhe e kobshme, kur një anonim përpiqet t’ua vë në dyshim meritën e veteranit, viganëve të luftës çlirimtare, siç ishin: kolonel Ahmet Krasniqi, Sali Ceku, Agim Ramadani, Tahir Zemaj, Komandant Drini, Bekim Berisha, Zahir Pajazit, Rrustem e Hysen Berisha, Anton Çuni, Agim Mehmeti, Naim Maloku, e qindra e qindra të tjerë, gjithandej, secili ma trim se shoqi! Nuk e besojmë se kjo ndodh rastësisht dhe pa qëllim, sepse gjithë bota e din se, FARK-ut i përkasin më shumë se 10.000 pjesëtarë të deklaruar të gatshëm për të hy në luftë!


Shkruan: Skënder Zogaj

Ogurzinjtë po vazhdojnë të këmbëngulin për shpërfilljen më çdo kusht të vlerave të vërteta, duke shpifur, denigruar dhe abuzuar me veprat, ngjarjet, personazhet dhe faktet më fundamentale historike kombëtare! Një kësi orvatje falsifikuese bëri këto ditë Muharrem Xhemajli, i cili përmes një deklarate të bërë publike, fyen shumicën dërmuese të shqiptarëve të Kosovës, të cilëve ua preku vlerat me të ndritshme të krenarisë, sakrificën e bijve dhe bijave të tyre më të çmuara, pjesëmarrës në luftën çlirimtare të Kosovës. Muharrem Xhemajli me qyqarëllëk të verbët, doli e tha se, për pjesëtarët e FARK-ut nuk do të ketë pranim në kategorinë e veteranëve të luftës!



Pse foli kështu dhe, kush për kënd foli? Deklarimi ishte ordiner, skajshmërisht primitiv dhe thellësisht qëllimkeq! Me një qasje injorante, deklarata atakoi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, strukturën e parë të plotë kuptimtë ushtarake, organizimin e parë të mirëfilltë institucional të shqiptarëve të Kosovës, të përbërë nga bijtë dhe bijat ma të denja të profesionalizmit ushtarak shqiptar, me oficerët e dijeve më të larta akademike dhe specialistët më të shquar të strategjisë luftarake, të cilët iu rrekën misionin të shenjtë të çlirimit të vendit. Ishin burrat dhe gratë më të zonja, që e krijuan bërthamën institucionale të organizimit ushtarak, (Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, e në kuadër të saj Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) dhe botërisht deklaruan misionin e tyre historik. Në formacionet e FARK-ut, në kushte e rrethana tepër dramatike, u bë grumbullimi dhe sistemimi i kuadrove elite profesionale, të cilat ishin të lakmuara edhe për armatat më të fuqishme. Mirëpo, këtë nuk e dinë, ose nuk mund ta kuptojnë cubat ordinerë të kaçubave, që për qëllime të ulëta personale kukurisin faqezezëllëqe të pafundme, sikur në rastin konkret, që Muharrem Xhemajli del e thotë se, për pjesëtarët e FARK-ut nuk do të ketë pranim në radhët e veteranëve të luftës! Kush për kënd flet? Është e dhimbshme, madje edhe e kobshme, kur një anonim përpiqet t’ua vë në dyshim meritën e veteranit, viganëve të luftës çlirimtare, siç ishin: kolonel Ahmet Krasniqi, Sali Ceku, Agim Ramadani, Tahir Zemaj, Komandant Drini, Bekim Berisha, Zahir Pajazit, Rrustem e Hysen Berisha, Anton Çuni, Agim Mehmeti, Naim Maloku, e qindra e qindra të tjerë, gjithandej, secili ma trim se shoqi! Nuk e besojmë se kjo ndodh rastësisht dhe pa qëllim, sepse gjithë bota e din se, FARK-ut i përkasin më shumë se 10.000 pjesëtarë të deklaruar të gatshëm për të hy në luftë! Të gjithë e dinë gjithashtu se, FARK-u funksionoi si organizim i mirëfilltë ushtarak dhe i zhvilloi veprimtaritë luftarake më të lavdishme, që e përbëjnë boshtin historik të luftës së vërtetë çlirimtare të Kosovës. Duhet qenë çor ose të shtihesh si i tillë, që të mos e kesh të qartë se, pikërisht FARK-u ishte ai, që iu kundërvu dhe i shpartalloi formacionet ushtarake serbe, në pikën më të nxehtë kufitare, duke asgjësuar kufirin ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, ngjarje kjo, që deshën apo nuk deshën karadyzenët, paraqet njërën nga fitoren më të lavdishme në gjithë luftën çlirimtare të Kosovës. Nuk mund të besojmë që të ketë shqiptar i cili nuk e kujton me shumë pietet dhe krenari historike, Beteja e lavdishme e Koshares, në të cilën Salih Çeku dhe Agim Ramadani, me trimat e FARK-ut e kanë turpëruar ushtrinë serbo-ruse.



Atyre që nuk e dinë këtë, ua përkujtojmë se, në përbërjen e FARK-ut kanë qenë luftëtarët trima, të regjur nëpër vargun e betejave, trima që i kanë qëndisur me plumba gjokset e ushtarëve serbë nëpër frontet e betejave të shumta, nga më të përgjakshmet, në Kroaci e në Bosnje, duke lënë namin e lavdisë burrërore, për çka edhe sot e gjithë ditën, çmohen për kontributin historik që kanë dhënë. Nëse këtë nuk e din, Muharrem Xhemajlit i themi që, ta pyes gjeneralin Agim Ceku, që të mësojë për heroizmin e vërtetë të dhjeta e qindra luftëtarëve të lavdishëm shqiptarë, të cilët statusin e veteranit të luftës e kanë fituar që nga lufta në Kroaci e Bosnje, dhe, nuk ua heq dot askush, pavarësisht nga vreri i zi që u vlon në zemër. Pra, ishin trimat shqiptarë, që pas luftës së Kroacisë dhe Bosnjës, kanë marrë pjesë në Kosovës dhe, kudo që janë angazhuar, kanë arritur suksese të dalluara! Sigurisht që po, sepse FARK-u ishte forcë e reale ushtarake, mekanizëm i mirëfilltë veprues ushtarak, bashkërendim i mendjes dhe i pushkës, llogaritje e saktë strategjike për arritjen e lirisë, e jo shoqëri e pjetur maçallungës, me filozofinë e veprimit “ku rafsha mos u vrafsha!” Jo pra, sepse, FARK-u ishte institucion, i komanduar nga eksperti ma i lartë i luftës, Koloneli Ahmet Krasniqi, i cili në shembullin e Skënderbeut, në rastin e p;arë të volitshëm, ia kthen shpinën “perandorisë jugosllave” dhe në krye të bashkëluftëtarëve të tij të zgjedhur, ia mësyn atdheut, për t’iu përkushtuar me jetë e vdekje, çlirimit të atdheut të vet. Prandaj, kujt përpiqet t’ia mohojë vlerat Muharrem Xhemajli? Ahmet Krasniqit, trimit legjendar, që ia kishte futur dridhjet arenës ballkanike të luftës?! Strategut dhe luftëtarit të përmasës gjithëkombëtare?! Si paska dashur të matet Xhemajli me Kolonelin Ahmet Krasniqi, pinjollin e familjes së atdhetarit të devotshëm Aziz Zhilivoda, ndaj të cilit nuk besojmë se është i denjë as për t’iu bërë faculetë! Ndoshta edhe pikërisht këtu qëndron halli i kryetarit të Komisionit të Veteranëve të Luftës së UCK-së, i cili me thikë në dorë, gjithë siklet dhe paturpësisht çirret: “Ata që kanë luftuar ose ndihmuar luftën në emër të FARK-ut nuk mund të shpresojnë që të bëhen veteranë lufte, sepse “FARK-u nuk ka dhënë asnjë kontribut për luftën e UCK-së. Njerëzit e tij kanë marrë rroga duke qëndruar në Tiranë”.



Epo kaq din dhe kaq flet! Mirëpo, me fjalë boshe shyqyr që nuk shlyhen kontributet e jashtëzakonshëm të FARK-ut, forcës ushtarake çlirimtare, së cilës ia kanë pasur drojën shtabet më gjakpirëse komanduese ushtarake serbo-ruse. Faktet flasin, se oficerët e FARK-ut kudo që kanë arritur të veprojnë, brenda dhe jashtë Kosovës, gjithandej, kanë treguar sukses të veçantë. Nuk është e vërtetë që FARK-u ka qenë ilegal, lajthitet Xhemajli kur thotë kështu, sepse, në fakt, FARK-u ka qenë vazhdimisht legal, me objekte komande, me kazerma edhe përbrenda Kosovës, me fusha stërvitore, me komandim të plotë kuptimtë zinxhiror komandues, me krijimin e vijave të frontit të rregullt dhe me të gjitha masat e duhura mbrojtëse të ushtrisë dhe civilëve... Këto gjëra nëse nuk i ka ditur, është mirë që t’i mësojë naltëvogëlsia e tij, Muharrem Xhemajli, i cili me kësi lloj qëndrimesh, turpëron veten dhe denigron reputacionin e Shoqatës së Veteraneve të vërtetë të luftës, fyen luftëtarët e vërtetë dhe gjakun e dëshmorëve, fyen gjymtyrët e këputura të invalidëve të luftës anembanë Kosovës.



Një luftëtar i vërtetë e ka të vështirë të kuptoj se ku e ka hallin Muharrem Xhemajli, sepse luftëtari i vërtetë, kurrë nuk rren, kurrë nuk shpif, kurrë nuk denigron, kurrë nuk abuzon me vlerat e shenjta të popullit dhe të atdheut të vet. FARK-istët janë të vetëdijshëm për çfarë u takon dhe, nuk ka kush në botë që ua mohon, prandaj kanë për atë që u përket institucionalisht! Institucionet kompetente duhet të vlerësojnë seriozisht situatën dhe vlerat e luftës. Kjo duhet të bëhet sepse, mbetja e hapur e plagës, ka pasoja të mëvonshme, kur padrejtësitë duhet të evitohen! FARK-istëve u preferojmë që të veprojnë institucionalisht, duke i mbushur dhe dorëzuar formularët në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Prononcimi i Kryeministrit Hashim Thaçi, sinjalizoi se, çështja e veteranëve të luftës do të gëzojë trajtimin dhe do të gëzojë zgjidhjen e merituar.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Skënder Zogaj:FARK-u ishte strukturë legale, e mirëfilltë ushtarake

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Nov 16, 2012 9:03 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi