HAFIZ GAGICA:Nëntori i Shqiptarëve...

Shko poshtë

HAFIZ GAGICA:Nëntori i Shqiptarëve...

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Nov 20, 2012 4:23 pm



HAFIZ GAGICA:Nëntori i Shqiptarëve...

Në këtë festë të madhe të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po hyjmë si komb më i bashkuar se kurrë më parë, si dhe më afër jetësimit të aspiratave kombëtare të Rilindasve tanë, patriotëve, intelektualëve dhe të gjithë atyre brezave para nesh që u angazhuan dhe në forma dhe mënyra të ndryshme luftuan për liri dhe bashkim kombëtar.
Shqipëria e vitit 1912, u bë mbi
më pak se gjysmën e trojeve shqiptare, ani pse shqiptarët nga të gjitha viset e tyre kontribuuan për pavarësinë e saj, e cila për 100 vjet vazhdoi të jetë shtet i lirë, por i përgjysmuar, ngase gjysma tjetër e tokave të saj ngeli nën pushtimin e fqinjëve veriorë. Por, për fat sot pas 100 viteve jemi më afër njëri tjetrit se kurrë më parë.
Po ashtu, sot kemi më shumë miq, jemi kombi numerikisht më i madhi në Ballkan, kemi një rini të shkëlqyeshme, një mërgatë patriotike të shkolluar dhe të pasur në Evropë, SHBA, Kanada, Australi e deri në Zelandë të Re, e cila mendon dhe flet shqip, e cila kontribuoi maksimalisht për Shqipërinë , Kosovën dhe trojet shqiptare, dhe që vazhdimisht po punon për të mirën e shqiptarëve dhe bashkimin e tyre në një shtet. Me fjalë tjera, kombi shqiptar kudo që është, ka shumë arsye të ndihet krenarë, të festojë dhe t’i kujtojë heronjtë dhe figurat e veta kombëtare. Figurat që na trasuan rrugën e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Njëri nga ato figura emblematike ishte heroi i Kosovës, intelektuali, shkrimtari, publicisti dhe këngëtari i këngëve të bukura shqipe dhe patrioti i madh Jusuf Gërvalla, i cili qysh në moshë të re nuk kurseu asgjë për vetëdijesim nacional, për të qenë të lirë e të pavarur. Ai me bindje të fuqishme punoi për ta nxitur frymëzimin e patriotizmit për çlirim të Kosovës dhe bashkim me Shqipërinë. Jusufi thoshte shpesh “se vetëm bashkimi i trojeve shqiptare krijon mundësinë për zhvillim të shpejt ekonomik, përparim, stabilitet dhe paq në Ballkan dhe Evropë..”. Ditët e ëndrrave të shqiptarëve dhe idealeve të Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, të cilët u vranë nga UDB-ja jugosllave me 15 janar 1982, po vijnë ngadalë si rezultat i punës dhe flijimit të tyre.
Lavdi i qoftë Jusuf Gërvallës dhe gjithë atyre që punuan dhe vepruan për këtë ditë, që ne sot të ndihemi mirë dhe që po festojmë anë mbanë trojeve shqiptare si dhe gjithandej ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Pa sakrificën e Jusufit dhe shumë burrave e grave patriote që dhanë jetën që ne sot të gjendemi më pranë realizimit të idealeve të tyre, do të ishte vetëm një ëndërr, prandaj me një respekt të veçantë duhet t’i kujtojmë e ta respektojmë veprën e tyre, duke u mobilizue edhe më shumë për jetësimin e aspiratave tona shekullore.!


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi