Vetizolimi politik i Edi Ramës!

Shko poshtë

Vetizolimi politik i Edi Ramës!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 24, 2009 11:22 pm

Vetizolimi politik i Edi Ramës!

Ferdinand Xhaferri deputet i PDSH-së - Shqipëri





Hyrja e Shqipërisë në NATO ishte një ngjarje madhështore që u manifestua edhe në Parlamentin e Shqipërisë. Në një debat të organizuar për këtë ngjarje të rëndësishme deputetë të pozitës dhe opozitës nuk u “bashkuan” dot, kryesisht për inate politike. Në fakt shumica e deputetëve socialistë e pranuan faktin se hyrja e Shqipërisë në NATO ishte një ngjarje e rëndësishme për shtetin dhe kombin shqiptar, por ata të “kushtëzuar” nga lideri i tyre Edi Rama nuk morën pjesë në manifestimet e organizuara në Tiranë. Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare të Shqipërisë Ferdinand Xhaferri ia sheh për të madhe liderit të opozitës për “vetizolimin” e tij.
Kolegët e opozitës kanë ditë që flasin për zgjedhjet, kur Shqipëria është ende në festë për pranimin në Aleancën Verioatlantike. Siç dihet në mazhoranca sistemin zgjedhor ua dhamë ashtu siç e deshi opozita, Kodin Zgjedhor jua dhamë siç e deshi opozita, edhe grupin e numërimeve jua dhamë siç e deshët ju opozitarë. Gjithashtu edhe komisionet jua dhamë siç i deshët dhe infrastruktura është më e mira që ka pasur ky vend. Pra rezultati nuk është punë mazhorance dhe opozite, por punë qytetarësh. Qytetarët ju kanë provuar juve për 8 vjet, na kanë provuar edhe ne gjatë këtyre katër vjetëve dhe ata e dinë mirë se cilën forcë do të mbështesin.
Ditë më parë në Sheshin “Skënderbeu” populli demonstroi me të gjithë madhështinë e tij atë gëzim që ndienin 95% e shqiptarëve. Më erdhi shumë keq që disa individë, me në krye liderin e opozitës, janë vetizoluar, janë futur në guaskë dhe nuk shfaqen.
Ne nuk ndihemi mirë që sot, në këtë festë të 95% të shqiptarëve, lideri i opozitës është vetizoluar. Ne nuk kemi pasur ngjarje historike më parë, por kemi pasur ngjarje madhore, siç ishte çështja e Kosovës dhe kjo mazhorancë, megjithëse atëherë në opozitë, ka pasur një mijë e një arsye për të mos u bashkuar, ndërkohë ne ju kemi mbështetur. Ju kujtohet mitingu “Një komb, një qëndrim”, kurse sot ju nuk keni asnjë arsye. Lideri i opozitës ka inatin sepse këtë e arriti mazhoranca. Nuk është kjo arsyeja për t’u vetizoluar dhe për t’u ndarë nga kjo festë. Ejani të festojmë së bashku hyrjen e Shqipërisë në NATO!
Po të hedhim një sy mbrapa në histori, zëri i shqiptarëve nuk është përfillur as në Traktatin e Shën Stefanit, zëri i shqiptarëve nuk është dëgjuar dhe nuk është përfillur as në Kongresin e Berlinit. Ju nuk jeni dëgjuar dhe nuk jeni përfillur as në Marrëveshjen e Jaltës. Ky është realiteti historik, por që nga dje zëri i Shqipërisë qindravjeçare fiton krenarinë e ligjshme.
E ftojmë sinqerisht liderin e opozitës, sepse nuk është mirë që ai të ekspozohet kështu para 95% të shqiptarëve, nuk është mirë të ekspozohet kështu edhe para mbështetësve të tij. Nuk ka arsye të vetizolohet apo të mbyllet në guaskë, sepse këtë e arriti mazhoranca.
Katër vjet pasi kjo mazhorancë erdhi në shërbim të qytetarëve, nuk bëhet më fjalë se sa kemi ecur në reforma, nuk bëhet më fjalë se sa kemi ecur në standarde. Anëtarësimi në NATO tregoi se ne i kemi certifikuar reformat dhe standardet. Pra, ne kemi certifikuar Shqipërinë që është në rrugë të mbarë. Kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka ende probleme për të zgjidhur, kjo nuk do të thotë që Shqipëria ende nuk është vend i varfër. Ne jemi një vend i varfër dhe nuk u pranuam në NATO, për arsye se jemi një vend i pasur, ne nuk u pranuam në NATO për arsye se jemi potencë ushtarake, por ne u pranuam në NATO për arsyen e thjeshtë, sepse demonstruam që kemi vullnetin për të ecur sipas vlerave që promovon Aleanca. Ne u pranuam në NATO dhe anëtarësimi do të thotë se jemi në rrugë të mbarë, se Shqipëria e nesërme, për sa u takon ekonomisë, sigurisë dhe stabilitetit, do të jetë më mirë se Shqipëria e sotme. Nesër do të jetë më mirë se sot. Kjo është garancia që u ofron qytetarëve kjo mazhorancë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi