Gazmend Islami:Debati Buzhala-Molliqaj nxjerrë fytyrën e spiunit?

Shko poshtë

Gazmend Islami:Debati Buzhala-Molliqaj nxjerrë fytyrën e spiunit?

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Dec 11, 2012 2:29 pm

Debati Buzhala-Molliqaj nxjerrë fytyrën e spiunit?


Nga Gazmend Islami

Kjo që tha Berat Buzhala mbrëmë në debatin televiziv disponon burim kënaqësie për të, për shkak të së cilës në një mënyrë apo tjetër lidhet me tendenciozen, ne nuk jemi në gjendje të ndajmë më anën e perceptimit tonë, kuptimin e ngushtë të fjalës, por fjalët e tilla shpesh janë shumë të mjera dhe efekti i tyre është baras me zero.
Kjo ‘novelë’ e Buzhalës është sikur telenovelat latino-amerikane në TV tona. Për të dalë nga situata e jashtëzakonshme mundohet që keqkuptimin ta paraqes si shfajësim. Tash ka filluar me u marrë me nëna shqiptare sikur të ishte i biri i Sami Lushtakut. Herët është mësuar të sulmoj me thikën e tij të helmuar. Tash kur po shihet se PDK-së po i vije fundi, kësaj krijese që askush nuk mund ti bije në fije. E dalë nga lufta thuhej, por luftëtarët si ka me vete, ata që moti i janë larguar dhe tash ka marrë rolin udhëheqës Berat Buzhala “për ti mbrojtur të drejtat e ish luftëtarëve të lirisë”. Ky thotë se është përfaqësues i denjë i vijës së UÇK-së sepse nëna e tij ju paska bërë bukën atyre, ‘me helm e hexhër’ . Ky duke e ditur të kaluarën e tij dhe duke ditur të bamët e babit e tij pa fije turpi theksonte se kanë qen në shërbim të atdheut. Por, cilit atdhe shtrohet pyetja??? Eu Berat Buzhala po moti nuk të kemi pa në aq siklet sa mbrëmë në debat, fjalët i kishe pa kontroll dhe të pa artikuluara, po mirë se dikur e kapje për ....edhe Hitlerin e herë Stalinin.
Debati i mbrëmshëm mes teje dhe Dardan Molliqajt ndryshon vetëm në dy pika që duken fare të thjeshta. E para që Molliqaj ndihej i qetë dhe bindës sepse kishte historinë e pastër në shërbim të Kombit pas tij, ndërsa tek ai shihej historia e keqe, që të përcillte në shërbim të pushtuesve që kishe trashëgimi nga e kaluara familjare, kjo ju ndante, sikur nata që ndahet me ditën. E dyta ishte butësia dhe njerëzia që tregonte Molliqaj si një intelektual i formuar me një kulturë, ndërsa tek ti shihej arroganca, pafytyrësia dhe intrigat që vërtetonin ato që u tha se babi juaj ishe spiun i Serbisë. Fajësitë e paqena dhe akuzat false po montohen me dëshmitar që përgjithësisht, janë spiunë të konsumuar dhe që kanë përvojë familjare e shumica e tyre janë rreshtuar në PDK, që i terrorizon ligji i mosdenoncimit, njerëz që ushqehen me iluzionin se mund të fitonin besimin e partisë dhe shefit për shpërblim që për shërbime të tilla të ndyra, shefi u falë fëlliqësitë që bënin çdo ditë dhe që kanë bërë në të kaluarën. Ti mund të jesh i dëgjueshëm dhe i shpërblyer po do të digjesh në zjarrin tënd sepse nuk mund të konsumosh patriotizëm kur e ke të kundërtën në gjakun, qelizat e juaja.
Tipat si ti zakonisht janë të droguar nga mendja. Pikërisht janë kjo garniturë e ardhur që mishëronin turpin dhe padrejtësinë. Vetëm me këta ushtar që vrasin ditën e qajnë natën Thaçi mban në këmbë "drejtësinë" e "kështjellës së tij të pamposhtur" të PDK-së.
Këta anëtar të ardhur janë bërë profesionistë, në kuptimin që dinë të këndojnë këngën e shefit të tyre. Këta zagarë që kanë mësuar zakonet e ujqërve dhe shkojnë pas tyre aq shumë, janë mësuar me paturpësinë, sa janë gati t'i përqafonin viktimat e tyre, pasi t'i kishin kafshuar. Thaçi, ndonëse i shfrytëzonte, i sheh me mosbesim.
Prandaj nga ky debat qytetarët vërtetuan se të fëlliqurit e kanë rrok pushtetin dhe nuk e japin aq lehtë, kjo që unë shkrova erdhi si një reagim krejt njerëzor kur mendoja për një moment një mik timin, i cili para një jave në Kuvendin e Kosovës më tha: PDK-në do ta bëjë lule duke pastruar dhe duke rrokur punët seriozisht e unë më duhet ti them se PDK-në e keni bërë therrë dhe kaç që nuk shërohet se ka sëmundje kancerogjene.

Autori është analist politik dhe Gazetar
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi