Luan (Asllan )Dibrani:Gjyshi dhe nipi-Humor

Shko poshtë

Luan (Asllan )Dibrani:Gjyshi dhe nipi-Humor

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Dec 20, 2012 6:44 pm





Nga Luan Dibrani:Gjyshi dhe nipi

Nipi:-Gjysh i dashur, kush është ky në karikaturë?


-Hahaha ah more nipi im, a s’po e njeh a?Ky është Memli Krasniqi o bir , i biri i Milazim Krasniqit, një burrë namuzli e i konvertuar në islamist.Dikur kishte autoritetin te populli por sdi çka e gjeti o bir papritmas doli nga burja e rakisë u bë mysliman elhamdylilah. Milazimi i ka emruar nipat me emrat Tara e Bora .
-Po gjysh, emër i çuditshëm Tara ndërsa Bora është emër shqip, apo jo?.
-He more nipi im, po këta emra janë me bishta pasha gjyshin tënd . Tara -Bora dmth është mali ku Bin Ladeni ka bërë rezistencë kundër perëndimorëve.
-??????



Karikaturë për Memli Krasniqin nga Luan (Asllan )Dibrani


-Gjysh, me çmende me këtë tregim ,po tash çka bënë Memli?

-A nuk e sheh, o birë ky me tespi në dorë tuj u lutë me i fituar zgjedhjet për kryetar të partisë së PDK-së për Prishtinën .
Gjyshi vazhdoj i revoltuar duke thënë:-po ky far buqumshti i Milazimit nuk din për veti e pale me ta udhëheqë një parti në kryeqytetë …heu!!!

Gjysh, edhe unë po dua me të tregua diçka.
-Po urdhëro nip.
-Po qe fiton Memli këtë kandidaturë a ja nderton një xhami te dajtë e Naman Demollit qe ra shehit në luftimet në Sirisë?E vetmja lagje me 10 shtëpi në Prishtinë që s’ka xhami!
-Aiha nipi im, po ti me çmende !…
Nipi pak i lazdruar e dinte që gjyshi do të revoltohet për këtë informatë! Iku nga preheni i tije shpejt duke qeshur e tha:
-Po gjysh, me të çmendur të tregova... hahahaha se edhe ti me çmende mua me tregimin tënd .
Iku nipi dhe asnjë fjalë nuk e folen tërë ditën me gjyshin. Në mbrëmje gjyshi e zuri në një qoshe, e përqafoi fort dhe i tha:
-Biri im, ne do të fitojmë si popull edhe pse kemi akoma shumë punë pa i kryer e shumë byqym dallkauki që po na udhëheqin!


Nga Luan Dibrani
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi