Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PETULLA E VETEM PETULLA

Shko poshtë

PETULLA E VETEM PETULLA Empty PETULLA E VETEM PETULLA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 11, 2013 2:59 pm



1.-Petulla


PETULLA E VETEM PETULLA Petulla-300x234


Përbërsit:

-2 veze,
-2 gota qumësht të vakët,
-tharmë buke (aq sa qitet për bukë), kripë.


Përgatitja: Bëhet brumi si për
bukë dhe lihet me ardhë. Merren petullat me lugë nga brumi deh fërgohen.


2.-Petulla (Berlina)

PETULLA E VETEM PETULLA Petulla-berlina



Përbërësit:
* 500 gr miell
* 40 gr tharm
* 125 ml qumësht
* 100 gr sheqer
* 100 gr margarinë
* 1 ve
* yndyrë për pjekje


Përgatitja:


Mielli qitët në një enë, në mes qitët tharmi i bukës, që zbutet në qumësht të
vakët. Për rreth miellit, qitët sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e
ndarë në copa.

Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, qitet edhe veja, dhe brumi vazhdohet
të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30
minuta.

Brumi i ardhur qitet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe tëhollohet ne
një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta prehet në
rrathë; shtrohet miell, qiten petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe
15-20 minuta.

Në një tigan qitet vaj i bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë,
petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hedhet sheqer.


3.-Petulla me sheqer

PETULLA E VETEM PETULLA Petulla1

E kush prej nesh nuk i ka
provuar te pakten nje here keto petulla me sheqer kaq te shijshme qe na i
pregatiste gjyshja per mengjes…
Jane fantastike me nje gote qumesht te ngrohte apo nje filxhan caj, dhe
kane nje shije qe as femijet tane nuk mund ta humbasin.
Tek e fundit te skuqurat nje here ne kaq kohe nuk bejne dhe aq
keq apo jo?


Perberesit: 500gr
miell, 250ml qumesht, 100gr gjalp, 50gr sheqer, 25gr maja birre, 1 bustine
vanilje, lekuren e 1 limoni, esence limoni
pak kripe
Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme te zbutet ne
temperature ambjenti per te pakten 3 ore.
Shkrijme majane e birres ne qumeshtin e ngrohte dhe e perziejme me gishta
derisa ne siperfaqe te formohet shkume. Nderkohe ne nje ene te thelle (ku do te
punojme brumin) hedhim miellin, sheqerin, vaniljen, lekuren e limonit, esencen
e limonit, pak kripe dhe qumeshtin e perziere me majane e birres. E punojme
mire brumin me dore derisa te homogjenizohet, shtojme copat e gjalpit dhe
vazhdojme perzierjen edhe per disa minuta derisa te formohet nje mase e bute
dhe elastike.


Lyejme me vaj nje tas te madhe
ne te cilin spostojme brumin dhe e leme te vije per rreth 1 ore e gjysme ne nje
vend te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit. Kur brumi te kete dyfishuar
vellimin e tij, me duar te lyera me vaj formojme sfera (rreth 100gr secila) te
cilat i vendosim ne nje pecete te paster te barazlarguara nga njera tjetra dhe
i leme te fryhen akoma dhe per 20 minuta.
Pasi ka kaluar kjo kohe, secilen sfere brumi e hapim me dore duke formuar
petulla te medha dhe te holla (gati transparente te qender) te cilat i skuqim
ne vaj te nxehte. Duhet patur kujdes qe vaji te jete i nxehte dhe jo i vluar,
pasi ne kete menyre rrezikojme qe petullat te digjen menjehere.
I kalojme petullat e skuqura ne nje pjate ku kemi hedhur sheqer pluhur dhe i
lyejme me te.
I servirim te ngrohta brenda
disa oreve nga gatimi.


4.-Petulla qe nuk pijne vaj

PETULLA E VETEM PETULLA Petulla

[size=12]Perberesit:

-1 liter qumesht te vaket,
-4-5 veze,
gjysem luge te gjelles kripe gjysem sheqer,
-1 luge gjelle maja buke pluhur ose 2 qese te vogla,
-pak vaj,
-2 peciva, (baking powder)
-miell sa eshte e nevojshme.



Nese duam te pergatisim me pak
petulla, perdorim gjysmen e masave ose cerekun.



Pergatitja :
Zejme brumin duke hedhur perberesit me rradhe. Hedhim majane bashke me
sheqerin, mielli ne fund bashke me peciven.Bejme nje brume me te bute se te
byrekut dhe e leme te vije .Per nje rezultat me te mire mundemi brumin ta
perziejme here pas here .Ne fund kur ka ardhur brumi mjaftueshem e hapim mbi
tavoline te sperkatur me miell. Hapim nje pete ne trashesi 1 cm dhe i prejme ne
forma me gote rrumbullak ose me thike katrore.Ne nje ene te thelle hedhim shume
vaj se petullat fryhen me mire nuk duhet te prekin ne ene.Vaji sigurisht i
nxehte dhe sa kemi hedhur po aq ka per te mbetur .Shijohen te ngrohta.
Ju
befte mire!





Petulla me kos !!!



PETULLA E VETEM PETULLA 598901_258672217599109_1639189929_n


Petullat – mbase dashuria e parë e një fëmije… kjo recetë është
për nostalgjikët…..

Përbërësit:
1 ½ filxhan miell
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 vezë
½ filxhan sheqer
1 filxhan kos
1 lugë caji sodë buke
Lëkura e grirë e një portokalli
200 gr arrë e thërmuar
1 lugë gjelle kanellë pluhur
Vaj ulliri për skuqjen


Për shërbetin:
1 filxhan sheqer
1/2 filxhan ujë
2 lugë gjelle mjaltë
2 shkopinj kanelle


Përgatitja:
Ziejme në një tenxhere materialet e shërbetit në zjarr të mesëm, për rreth 6
minuta. E ruajmë shërbetin të ngrohtë.
Përziejmë mirë në një tas miellin me vajin e ullirit, vezët, sheqerin, kosin,
sodën e bukës, dhe lëkurën e portokallit. Rezultati duhet të jetë nje brum i
butë dhe ngjitës. E mbulojmë dhe e lëmë të rrijë për 30 minuta në temperaturë
dhome. Hedhim vaj të bollshëm në një tigan dhe e nxehim në zjarr të mesëm. Pasi
të nxehet fillojmë të hedhim brumin me lugë. Skuqim petullat nga të dyja anët
deri sa të marrin ngjyrë kafe të hapur. Ndërkohë shtrojmë në një pjatancë
gjysmat e arrave të thërmuara dhe kanellës. Heqim petullat nga tigani me një
lugë me vrima dhe i vendosim në pjatancë. I spërkasim me gjysmën tjetër të
arrave dhe kanellës. U hedhim sipër me kujdes shërbetin e ngrohtë dhe shërbejmë
mënjëherë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi