Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ujë i ngrohtë me limon, ja pse duhet ta pini

Shko poshtë

Ujë i ngrohtë me limon, ja pse duhet ta pini Empty Ujë i ngrohtë me limon, ja pse duhet ta pini

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 22, 2013 10:14 am

Ujë i ngrohtë me limon, ja pse duhet ta pini



Ujë i ngrohtë me limon, ja pse duhet ta pini Bc97673d-f452-48f5-b415-fa2d91cf0da9-0-300x2331
Mënyra se si e fillon ditën është tejet e rëndësishme. Nëse je nene, trajner, shkrimtar apo pronar i ndonjë biznesi te madh apo te vogël ose edhe mësues, ajo çka bën se pari ne mëngjes ka rëndësi te madhe.
Mënyra se si e fillon ditën është tejet e rëndësishme. Nëse je nene, trajner, shkrimtar apo pronar i ndonjë biznesi te madh apo te vogël ose edhe mësues, ajo çka bën se pari ne mëngjes ka rëndësi te madhe.
Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet qe bëni rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë. Ajuverda fton te gjithë qe ta nisim ditën duke u fokusuar ne rituale te mëngjesit qe funksionojnë për te vene ne vije trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vet-vlerësimin dhe vet-disiplinën.
Mendja mund t’ju thotë se duhet te kontrollosh e-mailin, te besh një shëtitje me fëmijë, se nuk guxon te vonohesh ne pune apo qe thjesht nuk ke kohe te kultivosh ritualet e tua te mëngjesit. Por, nëse mund te gjesh kohe për vetëm një ritual qe do te përmirësoj shëndetin, atëherë le te jete ky…
Fillo ditën me një gote me ujë te ngrohte dhe lëng nga një gjysme limoni. Është aq e thjeshte saqë dobitë janë shume te mëdha për ti injoruar.

Ujë i ngrohte me limon, dobitë shëndetësore
1. Forcon imunitetin tuaj


Limoni është i pasur me Vitamine C dhe potas. Te gjithë e dimë se Vitamina C është shume e mire për te luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon ne kontrollimin e presionit te gjakut.
2. Balancon nivelet e pH-s

Limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik ne vetvete, por brenda ne trupin tone janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet ne trup pasi te metabolizohet). Ashtu si ata qe ndjekin shëndetin e mire tregojnë, një trup alkalin vërtetë është çelësi drejt shëndetit te mire.


3. Ndihmon për humbje peshe

Limonët janë gjithashtu te pasur me fibër pektinë, qe ndihmojnë për te luftuar dëshirën për te ngrënë (nuk do te thuash me “po me hahet diçka”). Gjithashtu është pare ne disa studime qe njerëzit qe mbajnë një diete me alkaline humbin peshe me shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbare është me lehte qe te besh zgjedhjet e duhura me vone gjate ditës.

4. Ndihmon tretjen

Uji i ngrohet shërben për te stimuluar traktin gastrointestinal dhe peristaltikë – valët e kontraktimeve te muskujve brenda mureve te zorrëve qe shërbejnë për te lëvizur gjerat. Limonët dhe lima janë gjithashtu te pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë ne lirimin e anatoksinës ne traktin e tretjes.

5. Shërben si diuretik natyral

Lëngu i limonit ndihmon ne nxjerrjen jashtë te materieve te padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje me te madhe e kështu duke ndihmuar qe trakti urinar te jete i shëndetshëm.

6. Lëkurë te pastër


Vitamina C ndihmon ne zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon qe gjithashtu te kesh lëkurë te pastër.


7. Hidraton sistemin limfatik

Uji i ngrohte me limonë ndihmon qe te filloni ditën i hidratuar, ndihmon ne parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej te gjitha funksionet e tij, e kjo shpien ne mbledhje te helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhe.

Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra qe ndodhen mbi veshka dhe se bashku me tiroidet krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone te rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale qe rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi ne trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar te jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Me vetëm adoptim te kësaj praktike te pirjes se ujit te ngrohte me limon ne mëngjes për vetëm një muaj mundet ne mënyrë radikale te ndryshoj përvojën tuaj ditore. Do te fillon ta shikoni mëngjesin ne një tjetër këndvështrim. Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshte – një gote apo filxhan (jo i vluar) me ujë te ngrohte dhe lëng nga gjysma e limonit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi