Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE

Shko poshtë

XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE Empty XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 30, 2013 3:15 pm


XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE Left_blockblue
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE SpacerXHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE Spacer
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE Right_blockblue
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE Spacer
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE




XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE U2_kosovaBuxhovi-600x800

PRIVATE –DISKRETE




I nderuari zotëri
Buxhovi,


Nuk njihemi personalisht. Emrin nëse jo më
herët do ta keni regjistruar si autor i kritikës ndaj veprës suaj «Kosova».
Ndoshta nuk ju ka rënë në sy se unë emrin e kam hequr nga ai studim. Dhe kjo –
për t’iu ikur spekulimeve të mundshme – më nxiti nevojën për t’iu sqaruar ca
sende si «viktimë» e kritikës sime.

Tekstin e kam shkruar unë nga fillimi e deri
në fund. Dy autorët tjerë teknikisht nuk e kanë asnjë fjali të veten aty. Ideja
dhe motivi nuk kanë qenë të miat. Ndikim kanë pasur po, sa u përket paragrafëve
që bëjnë fjalë për biografinë, pra aty ku preket personaliteti juaj. Përkundër
premtimit të tyre se do të bëjnë diçka për periudhat tjera – të cilat unë nuk i
njoh gjithaq – ata nuk arritën të bëjnë gjë, jo nga arsye tjera, porse – siç e
konstatova më vonë – ata kishin probleme të rënda me të shkruarin. Vonë (tepër
vonë) morra vesh po ashtu edhe për habitusin e tyre «akademik»; për asistentët e
tyre në Vjenë (të cilët po ashtu nuk i njoh fare) dhe se për çka më kishin
instrumentalizuar. Përkthimi po ashtu (keq) është bërë në Vjenë, pasi unë e kam
shkruar tekstin drejt në gjermanishte.


Kjo nuk donë të thotë se unë heq dorë nga kritikat e mia për
periudhën antike dhe metodologjinë shkencore – aty janë bërë më shumë lëshime se
sa ju lejohet juve si autor dhe përvojë – tuajën, por sepse qëllimisht i kam
anashkaluar anët pozitive të veprës çka demonstron jo objektivitetin tim
intelektual e shkencor. Nuk është dashtë të manipulohem aq rëndë. Gjë që nuk ia
fali vetes dhe as që dua të justifikohem.


Emrin e hoqa pasi mora vesh se kush janë dy autorët tjerë dhe kur
arrita të analizoj nivelin e tyre, çka më bëri të fyhem ta kem renditur emrin me
ta. Unë me gjithë të këqijat që kam nuk dua të bëhem shërbëtor i asnjë klani,
qoftë ai mediokër apo fisnik.
Unë që kur hoqa emrin nga ai tekst desha ta
mbyll këtë dosje, mirëpo ndërgjegjja siç po shihet nuk më le ta konsideroj
megjithatë të përmbyllur pa ju KËRKUAR JUVE NDJESË për trajtimin joprofesional,
tendencioz, jo korrekt dhe fyes. Në të ardhmen ju dëshiroj edhe më shumë suksese
duke ju premtuar se ju lexoj pa ndikime eksterne.

Me respekt
Xhemal
AHMETI



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi