Makfire M. Canolli:O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË

Shko poshtë

Makfire M. Canolli:O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jul 09, 2013 10:33 pm


 
Makfire M. Canolli:O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË
(Satirike)
 

Ditë të mira po na vinë
lum bënë populli për qeverinë,

në mes vete bëjnë përleshje
me armiqtë lidhin marrëveshje!

Në parlament bëhet shamata
ju mungojnë vetem do sopata,
prishet qetësi e prishet rend
karrikën e pleqnarit kush po e zen?!

E japin tokën e japin detin
me ua bë armiqve qefin,
qeveritë sa herë i ndërrojna
na kushton me miliona!

E kemi bërë Kosovën shtet
nuk e ka ushtrinë e vet,
pak polic me i lënë te kufiri
i zen shkau e i lidhë zingjiri!

Lum për lirinë që e kemi pritur
gjysma e popullit me stomak të uritur,
pushtetarët për cdo ditë
n'makina të reja duke shetitë.

I bëjmë dasmat me kallasha
jemi bërë si mafiasha,
ne nuk dimë as me u gëzuar
plagë e dhimbje pa shkaktuar.

Jemi ilira e jemi teuta
jemi rritur nëpër luftra,
nuk na hahet ne as buka
pa e n'di qe krisi pushka!

Kur përlahemi në mes veti
del revojla edhe snaiperi,
me ardh puna me armiq
i madhë e i vogël kemi me ik!

O sa mirë me qenë shqiptarë
mbane revole në klasë të parë,
jemi trima si Mic Sokola
sikur ne nuk ka kund bota!

Askund në botë si ne nuk ka
nuk flet sot vëllau me vella,
Kushë thotë punët i kemi keq?
Interesin e kemi biznes!

Ju këta rreshta që i lexoni
lutem mos më keqkuptoni,
nuk i shkruajta sepse deshta
po kjo miqë është e vërteta!

Kështu e ka miqë kjo jetë
herë është mirë e herë keqë,
mal pa therra nuk kemi parë
o sa mirë me qenë shqiptarë!

Makfire M Canolli
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi