Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zoti Rama mos e shpallni veten fajtor pa u hetuar

Shko poshtë

Zoti Rama mos e shpallni veten fajtor pa u hetuar Empty Zoti Rama mos e shpallni veten fajtor pa u hetuar

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 02, 2009 4:40 pm

Zoti Rama mos e shpallni veten fajtor pa u hetuar

Gjok Vuksani
Debate


Në mazhorancën e sotme është vendosur një standard i pazbatuar ndonjëherë, që çdo kërkesë e Prokurorisë për hetim është mbështetur me heqje imuniteti për zyrtarët e lartë. Kështu, Prokuroria gjatë zbatimit të detyrës së saj funksionale është mbështetur, duke ju hequr të gjitha pengesat imunitare, apo mbështetja politike për përsona të caktuar që kanë qenë objekt i hetimit.Krejt ndryshe ka ndodhur me mazhorancën e djeshme dhe opozitën e sotme, megjithë paditë e dërguara në Prokurori nga shumë institucione shtetërore, për Ramën, dhe ish-ministra të tjerë nuk kemi nisje të hetimeve.
Deri tani, megjithë veprimet skandaloze korruptive të qeveritarëve socialistë gjatë 8 viteve nuk kemi asnjë dosje të hapur nga Prokuroria, nuk kemi asnjë të akuzuar, dhe sigurisht asnjë të gjykuar. Edhe padia penale e bërë në adresë të Ramës nga Ministria e PPTT për lejet e ndërtimit të dhëna në kundërshtim me ligjin në vitin 2007 nuk është marrë parasysh nga Prokuroria e Përgjithshme.
Në këta rrethe një grup deputetësh të Parlamentit kërkuan një komision për të hetuar mbi mënyrën e dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.Në Parlament janë ngritur komisione hetimore për gjëra të ndryshme, koncensione, telefoninë celulare, përgjimet e personave me imunitet etj. Kështu, ngritja e një komisioni për lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës është një instrument ligjor që po përdoret normalisht në mungesë të veprimit të Prokurorisë dhe organizmave të tjerë të specializuar për hetimin.
Çudia qëndron në frikën që ka kapluar z.Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, ata nuk duan Komision Hetimor, nuk duan që askush të ketë në dispozicion procedurat e dhënies së dhjetra lejeve të ndërtimit. Madje në një mënyrë groteske një nëpunëse e Kryetarit publikisht i rekomandoni atij që qeshtjen ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, a thua se nuk kanë patur mundësi që të konsultohen privatisht. Frika e madhe që ka kapluar Ramën n.q.s nuk është fiziologjike te mania e tij për të qënë i pahetueshëm mund të shpjegohet me problemet që mund të kenë lejet e ndërtimit të dhëna nga ai.
Unë si anëtar i Komisonit Hetimor, duke u munduar të jem i paanshëm dua t'i drejtoj disa pyetje z.Rama:
1-A kanë konflikt interesi disa anëtarë të KRRT, që janë caktuar nga Ju në këtë këshillë p.sh.z.Eftimi dhe z.Shkreli.
Nuk dua të bëj aludime të tjera për lidhjen tuaj me këta personazhe, pozicionet që kanë patur ata në administratën tënde apo funksionet e emëruar që mbajnë njerëzit e tyre në Partinë Socialiste.
2-Sa leje ndërtimi ka marrë në dy mbledhjet e fundit të KRRT studia "Atelier 4" dhe sa është numri i projekteve për vepra publike apo private të miratuara në Këshill, çfare lidhje ka Studioja me anëtarët e KRRT.
3-Sa kërkesa për leje ndërtimi janë sot të arshivuara në Bashkinë e Tiranës (kam dëgjuar për rreth 300) dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes së atyre që miratohen. A ka leje ndërtimi të miratuara dhe të pa zbardhura nga ana Juaj prej vitesh.
4-Ku është plani rregullues i Tiranës dhe çpjesë të tij (pak faqe) keni paraqitur në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Unë kam shumë e shumë pytje për të bërë, por shpresoj që Ju të paraqiteni në Komisionin Hetimor dhe do të kemi rast që të debatojmë për këto çështje.
Nuk keni përse çështjen ta dërgoni në Gjykatën Kushtetuese, sepse është shumë e thjeshtë, n.q.s nuk keni probleme për të fshehur askush nuk mund të akuzojë pa të drejtë. Ndërsa argumentat pas të cilave fshiheni që Ju ka rekomanduar nëpunësja juaj nuk janë të sakta. Së pari, Komisioni Hatimor është ngritur rreth 5 muaj para përfundimit të mandatit të Parlamentit. Sepse, Parlamenti përfundon mandatin ditën e konstituimit pra më 2 shtator 2009.
Ndërsa, përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos hetimin e pushtetit vendor nuk qëndron, sepse nuk ka një qëndrim të prerë për këtë çështje. Unë i bëj thirrje z.Rama që mos të këtë frikë nga hetimi parlamentar, në shtetin ligjor të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit, të gjithë janë të hetueshëm. Problemi qëndron se çfarë del nga hetimi dhe sa përgjegjes mund të jetë gjithsecili për veprimtarinë e tij shtetërore. Z.Rama mos e shpallni veten fajtor pa u hetuar, pa u verifikuar mënyra e dhënies së lejeve të ndërtimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi