Teki Dervishi:Koha së cilës i mungojnë heronjtë dhe filozofët

Shko poshtë

Teki Dervishi:Koha së cilës i mungojnë heronjtë dhe filozofët

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 03, 2009 12:55 am

Koha së cilës i mungojnë heronjtë dhe filozofët

Teki DËRVISHI


Nuk ndodhin protesta masive në një shoqëri të krizës, dhe këtë fakt mund ta konstatojnë tri situata të lexueshme lehtë. 1. disiplina e programuar politikisht e qytetarëve që sakrifikojnë në emër “të ardhmërisë”, të cilën e presin në infinit kohe. 2. tradhtia e lidershipit lojal ndaj aparatit të sistemit diktatorial, dhe 3. frika paranoike kolektive e trashëguar nga përvoja e së kaluarës së dhunshme.
Tipar tjetër karakterizues i shoqërisë diktatoriale është mungesa evidente e klasës së mesme 2. dalja në dritë e dinastisë në aparat kuisling, 3 shkalla më e lartë e varfërisë së skajshme të 90% të popullatës së një vendi.
Shoqërinë e sistemit diktatorial e karakterizojnë 1. popullata të cilën e mbron nga armiku (serb) gjendja e jashtëzakonshme ushtarake policore administrative, 2. në këtë sistem nuk ndodhin protesta masive as nuk dalin në skenë parti apo lëvizje politike që kundërshtojnë krizën absolute, 3. vendoset aparati i censurës shtetërore-policore mbi masmediat që proklamojnë lirinë e fjalës, që e korrektojnë pushtetin kuisling nga veprimet permanente “korruptive” “mikroborgjeze” urbane.
Shoqëria së cilës i mungon klasa e mesme, është shoqëri e diktaturës. Klasën e mesme e zëvendëson klasa e re e quajtur “shoqëri civile”, e cila vepron jashtë sistemit shtetëror kushtetues, duke e “çliruar” pushtetin nga ekzekutivi ligjor kushtetues. Tipat e diktaturës nuk janë specifikë modelesh komuniste dhe fashi-naziste, të cilat ngrihen mbi bazën e programeve ideore filozofike (sidomos klerikale) “për ardhmërinë” e proletariatit ose kombit. Kur janë sisteme “kombëtare” këto krijojnë barazimin paushall të vlerave prodhuese dhe krijuese, duke i mohuar të gjitha ato vlera që krijohen jashtë organizimit kolektiv të punës dhe masovitetit frymëzues të “partisë mëmë”. Këtij tipi të sistemit mbi teorinë e “bashkësisë kombëtare” i thonë nacional-komunizëm, por nuk dihet ndonjë rast në histori që sistemi ta quajë vetveten me këtë “nofkë”.
Diktatura është “premtimi i ardhmërisë”, si religjioni që është “premtim i parajsës”. Ata që ankohen janë “tradhtarë”, janë njerëz që nuk mund të durojnë sëmundjen dhe varfërinë në emër të ardhmërisë së gjeneratave, të cilat në mënyrë masive arsimohen politikisht (nga propaganda e instrumentalizuar mediale) dhe analfabetizohen duke refuzuar akademizmin elitist “të borgjezisë” si një trashëgimi kulturore e papërdorshme dhe “tradicionale”, që nuk ka referenca me “modernitetin” e mësuar përmendsh. Analfabetizmi kompenson diturinë me “trajnime” ad hok dhe me përgatitjen universitare “ndërkombëtare”, e cila nuk referon dijen dhe njohuritë e realitetit të një vendi ku “eksportohet” dituria teorike jashtë çdo praktike të përvojës specifike të vendit dhe mentalitetit.
Duke e ditur se proceset e zhvillimit të shoqërisë pa ekonomi dhe kulturë nuk arrijnë të bëjnë ndryshime, se kjo është e vërtetë, marksistët e kanë preferuar revolucionin si e vetmja mundësi e përmbysjes së sistemit diktatorial. Por as nga përvoja, marksistët nuk kanë nxjerrë përfundime, se edhe revolucionin e bënë vetëm një klasë borgjeze në çastin kur rebelohet kundër “sistemit të vlerave”, e jo kurrë lumpenproletariati. Lumpenproletariatin pastaj e shfrytëzon “mediokriteti i teoremave politike”, i cili korrigjon veprimet “dekadente” të “mbeturinave ideologjike”, duke thënë se “revolucioni i ha bijtë e vetë”. Pra edhe revolucionet i bëjnë borgjezet, sepse diktatura nuk do të ishte e tillë sikur të mos vihej mbi një shtresë që duron varfërinë, analfabetizmin, degradimin gradual të infrastrukturës dhe shndërrimin e shoqërisë në një masë amorfe që nuk di asgjë tjetër pos të frikohet nga vdekja dhe dhuna, asnjëherë pa i rënë ndërmend se nuk ka çka të humbë më tepër. Njeriu i diturisë nuk i frikohet vdekjes, sepse e ka të qartë se robëria është poshtërim, kurse vdekja destinacion i domosdoshëm.
Diktatura është në kohën së cilës i mungojnë heronjtë dhe filozofët!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi