Gëzim Llojdia:Çfarë thanë dje, e mohojnë sot dhe pritet ta pohojnë nesër

Shko poshtë

Gëzim Llojdia:Çfarë thanë dje, e mohojnë sot dhe pritet ta pohojnë nesër

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 03, 2009 12:56 am

Çfarë thanë dje, e mohojnë sot dhe pritet ta pohojnë nesër

Gëzim Llojdia
Socialistët

Platforma socialiste deshifrohet gati më thjesht seç e mendonim ose siç e ëndërronim. Një ndërtesë e bukur nga jashtë, një ndërtesë gjigante me 800 fletë, ku çdo fletë e sajdisur nëpër këtë ngrehinë solide ka gënjeshtrën e radhës. Si veprojnë nëpunëset për të zbardhur fletët e platformës paraelektorale dhe elektorale.
Nëse jemi në datën 1 maj hapet fleta e parë. Aty gjendet gënjeshtra Nr.1, e cila i përket uebsitit 1. Ky uebsite është i ndërtuar qëllimisht. Për këtë kanë punuar ekspertët më të mirë të gënjeshtrave, të cilët kanë pasur një përvojë mbi tridhjetëvjeçare me gjininë e gënjeshtrës dhe simotrat e saj, mashtrimin, trillimin e shpifjen. Puna e këtij ekipi i përket një periudhe kohore katërvjeçare. Pikërisht, në këtë ngrehinë të mbushur rrëmujshëm, në ditën e caktuar - sipas grafikut - shfaqen sekretarët, Dade, Bushati, Manjani, etj. Sekretarët shkojnë në dhomë e klikojnë në kompjuter sipas ditës rendore. Marrin fletën e nxirosur dhe shfaqen para mediave. Për t’u shqyrtuar më me hollësi punën e vështirë të sekretarëve, po sjellim shembullin Nr.1. Dade, ish-ministre pati gjithë muajt e fundit një kërkesë: Shqipëria të mos aplikojë për statusin e kandidatit. Argumentet: Të gjenden të dhëna nga mediat të cilat e kritikojnë këtë veprim. Nëse klikimi jep rezultate, ktheu tek fleta e përgatitur nga grupi i ekspertëve të gënjeshtrës. Aty gjenden të gjitha variantet e mundshme të problemit në fjalë. Sërish shfaqet Dade nëpër korridor. Silueta e saj tregon se ajo po shkon tek zyra e dosjeve. Hap sirtarin, mbyll sirtarin. Data… tema... Shqipëria të mos aplikojë! Materiali lexohet përpara mediave.
Një pyetje që kërkon përgjigje është si veprohet kur gjendesh përpara faktit të kryer. Ndërsa kemi rastin kur Kryeministri i vendit ka bërë aplikimin për në BE, në një pritje që na dukej e çuditshme, sepse ceken zëra e lajme, sipas të cilave nuk do ta pranohej fare kërkesa e Shqipërisë.
Ndërkaq ajo ndodhi. Në të gjithë rastet kanë punuar ekspertët dhe dosjet e kësaj natyre gjenden në një kthinë të errët, brenda një labirinti të madh. Shfaqet në fillim Vali Leskaj dhe sërish Dade. PS ka kërkuar që në vjeshtë aplikimin! “O nëne, o nëne, ç’na dëgjojnë veshët” më thoshte një ditë tek tregu, një fshatar. Kishim në fshat një të luajtur, ç’thoshte dje, e mohonte sot dhe e pohonte të nesërmen. E gjetur, i thashë. Si, më tha? Si ndërtesa gri e selisë rozë. Ndërtesa e platformës.
Çfarë bëri ky i luajturi i fshatit tonë? Shkoi një ditë tek pusi, mori një gur dhe e hodhi. U mblodhën me të shpejtë gjithë të mençurit e fshatit. Qëndruan dy ditë e dy net duke hamendësuar. Nuk e gjetën dot dhe e thirrën të luajturin për ta pyetur përse e kishte hedhur gurin në pus. “Kot, tha, e hodha çdo të bënin të mençurit”. A ia vlen të marrim në konsideratë platformën e opozitës? Është si puna e gurit të budallait në pusin e fshatit. Nëse nuk besohet, ka raste të tjera të ngjashme e të zbardhura. Kështu vetë kreu i kësaj ndërtese në një fshat tha se do të krijonte Ministrinë e Zhvillimit Rural, diku e pakësoi e tha për një agjenci rurale, derisa më në fund pritet të shqiptojë: “Ua pordha mendjen, ajo ishte ai guri që u hodh në pusin e fshatit....”
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi