Nehat SHAQIRI:Islami: Kupolla e krimit të organizuar fillon te Kadri Veseli

Shko poshtë

Nehat SHAQIRI:Islami: Kupolla e krimit të organizuar fillon te Kadri Veseli

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 18, 2014 5:03 pm

 Nehat SHAQIRI:Islami: Kupolla e krimit të organizuar fillon te Kadri Veseli


(E plotësuar)-Deklaratat e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli se Kosova do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, për analistët politik janë jo serioze. Kadri Veseli ka deklaruar se Rezoluta e Parlamentit Evropian është shumë pozitive për Kosovën. “Ne si parti në pushtet jemi duke zhvilluar një platformë e cila parashikon ndërtimin e një shteti ku do të sundojë ligji. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një sfidë të cilën institucionet e Kosovës do ta fitojnë, megjithë sfidat me të cila po përballemi”.
Analisti politik, Gazmend Islami për gazetën “Bota sot” ka theskuar se kjo deklarat e Kadri Veselit është jo serioze pasi krimi i organizuar fillon tek ai.
“Kjo deklaratë është jo serioze, sepse edhe ai e din që kupolla e krimit të organizuar fillon mu tek ai edhe varësit e tij. Kadri Veseli që për mua është i dyshuar jo vetëm për korrupcion, ky edhe shoket e tij e kanë edhe një barrë më të madhe se kjo, zbardhjen e vrasjeve të pas luftes që kanë ndodhur, ku pa zbardhjen e tyre e që ky i din, sepse ka udhëhequr me Shërbimin, ne jo vetëm që nuk mund të ofrohen për liberalizimin e vizave po në me këtë poltitik edhe këta politikan, ne jemi me dekada larg BE-së”, thotë Islami.
Ai thekson se korrupsioni së pari duhet të luftohet tek Kadria dhe shoket e tij.
“Pra po të merren për bazë edhe vendet e rajonit që ishin në tranzecion ata i kanë kryer punët e veta duke i burgosur të gjithë ata që ishin të perfshirë në krime. Pra korrupsioni duhet të luftohet së pari tek shoket e tij e që të gjithë janë milioner”, pohon Islami.

Ndërsa, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, për pohon se nëse Kadri Veseli e arreston së pari shokun e tij Hashim Thaçin, pastaj Adem Grabovcin, Ahmet Shalen dhe nëse e arrestojnë vetveten munden të ndikojnë poizivisht në permirsimin e dukurive negative në Kosovë.
“Së pari kur tregon kush i ka bërë vrasjet dhe kush ishin urdhërusit, sepse vrasesit i dim vet edhe ne, pastaj të korruptaurit qe janë shumica e minstrave dhe ish-ministrav, afera e vjedhejes së deshmive, ku pos droges u zhduken 135 dosje mbi krimet e rënda të luftes dhe pas luftes, afera e pasaportave, kush janë bosat e vërtet prapa asaj afere pasi Natali Velija është vetëm ''kok turku'' dhe sidomos korrupsioni KEK, Trepçq, Postë, AKM etj”, thotë Miftari.
Veseli: Kosova do ta fitojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit
“Gjermania ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Ndërsa PDK është e interesuar që sikur CDU, ta fitojë edhe mandatin e tretë me radhë në zgjedhje”, pohon nënkryetari i PDK, Kadri Veseli.
DW: Cili është qëllimi i vizitës suaj në Gjermani dhe çfarë aktivitetesh keni në agjendë?
Kadri Veseli: Në Gjermani kam ardhur për vizitë dyditore në cilësinë e zëvendëskryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesën e përfaqësuesve të Partisë Kristiandemomkrate CDU. Sot kam pasur një takim jashtëzakonisht pozitiv me disa nga anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman. Kemi biseduar për vazhdimësinë e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga shteti gjerman, i cili po zgjatë me vite të tëra.
Mesazhet e takimit kanë qenë shumë pozitive në kuptimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Është theksuar nevoja që kosovarët të marrin edhe më shumë përgjegjësi për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të fuqishëm ligjor. Njëherit duhet t’i japim një hov edhe më të madh zhvillimit ekonomik, në mënyrë që të kemi një perspektivë edhe më të sigurtë drejt BE. Nesër do të kemi edhe një takim në Dyselsdorf me zyrtarë të lartë të CDU.
Duke pasur parasysh që PDK dhe CDU janë parti me orientim të djathtë politik, interesi ynë është që të shkojmë drejt profilizimit më të qëndrueshëm dhe të vazhdojmë me reforma. Përvojat e CDU-së për ne janë jashtëzakonisht interesante, kur dihet se CDU dhe kryetarja e saj Angela Merkel, i kanë fituar bindshëm zgjedhjet e fundit, gjë që pretendojmë edhe ne në Kosovë,
DW: Gjermania në Kosovë ka qenë dhe është e angazhuar shumë, ndërsa tani, siç e thatë edhe Ju, kërkohet që kosovarët të marrin më shumë përgjegjësi për vendin e tyre. Në përgjithësi, si i vlerëoni qëndrimet dhe rolin gjerman në Kosovë?
Kadri Veseli: Është një rol jashtëzakonisht pozitiv. Republika Federale e Gjermanisë kaherë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kosovarët, dikur si vend strehues dhe mikpritës për kosovarët në momentet më të rënda. Por Gjermania ka dhënë më së shumti edhe donacione për Republikën e Kosovës, ka një involvim të drejtpërdrejtë në sektorin e sigurisë, në instalimin dhe fuqizimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Roli i Gjermanisë është jashtëzakonisht pozitiv. Përvojat e këtij vendi për ne janë të pakrahasueshme. Kemi të bëjmë me një nga shtetet më demokratike dhe më të fuqishme në Evropë dhe në Botë. Është një fat shumë i madh i qytetarëve të Kosovës që kanë miq të këtillë dhe që kanë mbështetjen e një vendi si Gjermania. Agjenda jonë e përbashkët është vazhdimi i procesit për integrime evropiane.
DW: Partia CDU është në pushtet në Gjermani në tri mandatet e fundit. Së fundi ka fituar bindshëm dhe përvojat e saja me siguri që janë shumë interesante. Mendoni se mund të keni një bashkëpunim konkret me këtë parti të djathtë dhe si do të manifestohet ky bashkëpunim?
Kadri Veseli: Qëllimi kryesor i këtyre takimeve në Berlin dhe nesër (18.01.) në Dyseldorf është pikërisht thellimi i bashkëpunimit me CDU-në. Përvojat e kësaj partie janë jashtëzakonisht pozitive dhe ne po synojmë që si Parti e qendrës së djathtë në Kosovë t’i aplikojmë jo vetëm këto përvoja por edhe përgjegjësinë që e karakterizojnë shpirtin e CDU. Kjo është përvojë shumë e suksesshme dhe shumë e mirë edhe për partinë dhe vendin tonë.
DW: Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten (16.01.) në Strasburg një rezolutë me të cilën mbështetet Kosova në rrugën e saj drejt BE-së. Janë theksuar shumë gjëra pozitive por edhe disa negative, si për shembull korrupsioni. Çfarë po bëni ju si parti në pushtet për të luftuar korrupsionin dhe dukuritë e tjera negative?
Kadri Veseli: Rezoluta e PE është shumë pozitive dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen. Por i kemi kuptuar shumë mirë edhe mesazhet nga kjo rezolutë, të cilat kanë të bëjnë me marrjen e përgjegjësive të vetë kosovarëve për luftimin e dukurive negative - qoftë korrupsionit apo krimit të organizuar.
Ne si parti në pushtet jemi duke zhvilluar një platformë e cila parashikon ndërtimin e një shteti ku do të sundojë ligji, ku do të ketë hapësirë të mjaftueshme për investime të huaja dhe ku bizneset do të kenë një ambient të qëndrueshëm, sepse kjo ndikon në mirëqenien e gjithë qytetarëve. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një sfidë të cilën institucionet e Kosovës do ta fitojnë, megjithë sfidat me të cila po përballemi.
DW: Zoti Veseli, pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, kur PDK ka shënuar rënie të konsiderueshme në disa qytete, Kosovën këtë vit e presin zgjedhjet parlamentare. Kur do të mbahen këto zgjedhje dhe çfarë prisni nga ato?
Kadri Veseli: Ne jemi në një proces të reformave elektorale ku po bisedojmë me të gjitha partitë e tjera politike. Kemi një klimë jashtëzakonisht pozitive dhe së shpejti do të kemi një marrëveshje të përbashkët për rregullat zgjedhore. Besoj se zgjedhjet do të mbahen në javën e fundit të shtatorit të këtij viti.
Besoj se do të kemi një proces të ndershëm dhe demokratik zgjedhor. PDK edhe në zgjedhjet lokale ka qenë subjekti më i fuqishëm politik. Ne do të shpalosim programin tonë drejt integrimeve evropiane, drejt shtetit ligjor, drejt një shteti të zhvilluar dhe të fuqishëm ekonomik. Gjithsesi presim të fitojmë edhe mandatin e tretë me radhë.
DW: Megjithatë PDK ka shënuar rënie në disa komuna, në zgjedhjet lokale. Çfarë po bëni konkretisht për konsolidimin e partisë suaj?
Kadri Veseli: PDK është partia e parë në nivelin e Republikës së Kosovës. Por ne kemi shqyrtuar rezultatet dhe kemi reflektuar. Në komunat ku kemi gabuar, në veçanti në raundin e dytë të zgjedhjeve, do t’i pranojmë gabimet dhe do t’i përmirësojmë ato. Ne jemi njerëz dhe nuk ka të pagabueshëm. Por drejtimi, misioni dhe vizioni jonë janë shumë të qarta: fuqizimi i shtetit të Kosovës dhe perspektiva më e mirë e qytetarëve, në rrugën drejt anëtarësimit të vendit tonë në BE.
DW: Emri Juaj është lakuar shumë kohët e fundit për poste të ndryshme. Cilat janë ambiciet tuaja personale në këto zgjedhje parlamentare?
Kadri Veseli: Ambiciet e mia personale përputhen plotësisht me ambiciet e PDK për realizimin e projektit të saj politik për zhvillimin e një shteti të fuqishëm dhe për zhvillim ekonomik, me të cilin do të ishim krenarë para popujve dhe kombeve të tjera. Duam të kemi identitetin tonë të fuqishëm politik dhe kombëtar por edhe kreativitetin e qëndrueshëm ekonomik.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi