Imam Krasniqi, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për president të Kosovës

Shko poshtë

Imam Krasniqi, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për president të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 18, 2014 10:37 pm

Imam Krasniqi, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për president të Kosovës






EKSKLUIZVE:PRISHTINË, 18 janar (AIP)  -Imami i Prishtinës Shefqet Krasniqi emri i të cilët figuron në librin e dijetarëve më të mëdhenj në botë, bashkë me një sondazh të fundit,  duket se atij popullata sot i besojnë më shumë se sa krerëve të shtetit. “Në mesin e 16 konkurrentëve artistë, politikanë, sportistë dhe persona me ndikim në shoqërinë shqiptare, Shefqet Krasniqi doli i pari…” kanë raportuar mediat kosovare javën e kaluar.
 
 
Imami Krasniqi, jep te kuptoi se mund te kandidoj per president
 
Dhe gjithë kjo duket se dr.Krasniqi  dhe kriza politike dhe ekonomike bashke me ate sociale  duke se po e shtyn imam Krasniqin të inkaudrohet në politikë, madje edhe të  kandidoj për president të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Këtë gatishmëri  imami i Prishtinës Krasniqi e ka shprehut sot gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.
Bazuar nga ky aktivitet i begatë dhe vizitat e njëpasnjëshme të imam Krasniqit në Zvicër, Turiqi , SHBA, Gjermani bashke me takimet e fundit me intelelektualë e politikaj shqiptarë agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka konstatuar se imam Krasniq duket se po përgatit terrenin për t’u inkuadruar në politikë?
 
 
Imam Krasniqi: Presidenti të zgjidhjet nga populli e jo nga zarfi !
 




Intervistën me imam Krasniqin e filluam mu nga kjo pyetje, se a eshte kështu apo jo ? Ai, fillimisht ka deklaruar se “Po, gjithcka eshte e mundur.   Kur gjithkush po  bëhet në ket Kosovën tonë president e ministra, pse edhe unë jo, që ndoshta pak më shumë se ata, kam njerëz që me vijnë pas. Nëse ata e mbushin nga një autobus, jam i bindur se une e mbushi një tren me njerëz të mi, jo vetëm shqiparë por edhe nga komunitete tjera nacionale e fetare në vendion tonë. Unë edhe nëse hy politikës, nëse kandidoj për president të Kosovës do ta bëja këtë jo nga qejfi por nga zori, sepse populli im eshte n’zor. Ku mos me qenë n’zor, kur vendi ynë gjithkah në raportet e listat e organizatave nderkombëtare zen vendin e parë si për nga papënësia ashtu edhe nga korrupconi, varfëria, postitucioni, krimi i organizuar etj..Paramendoje se në vendin tonë për cdo vit hapen nga 300 rastaurante e bare të natës, kurse asnjë fabrikë ?! Dhe pastaj krerët e feve tona ankohen se shumë pak rinia jonë valla po shkon n’xhamia e kisha…krejt normale. Shkurt nuk më ka shkuar kurrë mendja  të marrem me poltikë, por zoti kas po të shtyka. Pra, nëse kandidoj për president, do të kandidoj për hatër të popullit dhe dua të zgjidhem president nga populli e jo përmes zarfit e angarive tjera. Nëse do të jem president. hiq, hiq mos bësha asgjë bile krimin e organizuar do ta kisha luftuar dhe gjitha vendet arabe do ta njihnin shtetin tonë, sepse atje nuk lobohet, nuk shkohet pa avdes. Dhe padyshim, pastaj OKB do t’ja hapte dyert menjëhere anëtarësimit të Kosovës.”
 
Krasniqi fton, sidomos mediat, të i thonë stop polemikave, akuzave e kundërakuzave mes liderëve, intelektualëve…Vetëm unik, bashkarisht mund t’i kontribujojnë imazhit e perspektivës së Kosovës…
 




Se cfarë e kishte shtyrë  dhe cfare kishte biseduar me akademik Rexhep Qosjen, imam Krasniqi në vazhdim ka pohuar se “takimi im me Qosjen ishte më shumë se miqësor, ishte vëllazëror. Unë kam rrespekt  për te. Për mendimin tim ai është një kokë gjeniale, e madhe e popuillit shqiptar. Ai është një njeri i veçantë, të cilit nuk ia kemi dhënë hakun ne si shoqëri…Unë jam i lirë ta vizitoi kë të dua kur të dua. E di se ka pasur akuza e kundër akuza kundër tij , pastaj kundër Ibrahim Rugovës, Rexhep Ismailit.. Nuk e di pse dhe çka merren mediat tona me akuza e kundër akuza kundër shtyllave kyce të pavarësisë së Kosovës: Rugovës, Demacit, Qosjes etj. Pasi me pyetët për Qosjen po ju them nje gjë, se unë e di që Qosja është kontribuues i madh i kësaj pavarësie në forma të ndryshme. E më së shumti ndoshta nga ana profesionale e tij, nga ajo letrave. E që për mua është një kontribut shumë i madh. Më duket se këto polemika, etiketime e akuza e ndërakuza s’është mirë për imazhin dhe perspektivën e Kosovës. Kur hahen krerët e shtëpisë atëherë nga tjerët cfare mund të pritet ?!..As keto polemikat e fundit që po lexojmë nëpër gazeta e portale rreth fesë nuk me pëlqejnë. Unë disa here nëpër konfrenca rajonale dhe nderkombëatre si në Bielë, Gjenevë, Istambull, Berlin e kam thënë se ne shqiptarët jemi shembull i tolerencës dhe duket patjetër ruajtur ket imazh. Dhe ne e meritojmë që bota të na sajdis ket shgembull të tolerancës me një cmim ndërkombëtar, pse jo edhe me Nobelin  ”
 
 




Në disa polemika  e shkrime rrethakimit me Qosjen,  kemi lexuar se jeni ngritur edhe ju, por në disa thuhet se ju ka rë në shkëlqimi edhe juve? Se si i komenton këto ima Krasniqi  pergjigjet shkurt se “unë kurrë asnjëherë nuk vizitoi askënd, asnjë individ kushdo qoftë ai, nuk bëjë asnjë punë, bile as në xhami nuk shkoi për emër. Mua nuk më intereson se çka thonë të tjerët për mua. Unë ceka edhe më lartë se jam i lirë ta vizitoi kë të dua. Dhe vizitën time personave politik e shkencor, intelektual e konsideroi edhe obligim e detyrë timen fetare. E pastaj njerëzit a mendojnë se jam ngritur apo jam ulur me ato vizita, kjo ju mbetet secilit ta thotë mendimin e vet. Mua nuk më hynë në udhë fare. Po kthehem pak te polemika dhe akuzat mes liderëve, intelektualëve tanë në Kosovë. Nuk përzihem në akuzat e liderve tanë  mes vete. E sa i përket replikave të Qosjes kundër Kadares, e jo akuzave. Aty kamë qëndrimin tim të qartë. Për mua Qosja me atë replikë ka bërë një punë madheshtore, që nuk ka guxuar askush ta bëjë. Sepse Kadareja me këmbëngulje do që të na asimiloi mbi 80% të popullatës shqiptare myslimane e të na konvertoi në fenë katolike. E një gjë e tillë aq sa është e rrezikshme, është po aq edhe e pa pranueshme. Por ja që askush nuk doli tia thotë truq pos Qosjes. Zoti e shpërbleftë për qëndrimin e tij të madh kombëtar dhe fetarë. Sepse ai me këtë sa ka mbrojtur kombin aq ka mbrojtur edhe fenë. Ka mbrojtur kulturën, traditën dhe identitetin tonë shqiptar musliman me shumicë dërmuese. E kjo ka qenë dhe është obligim i çdo qytetari, e çdo intelektuali, por ja që nuk e bëjnë të gjithë. Por atë e bënë Qosja…”
 
Ndërsa lidhur me luftën në Siri dhe bijtë tanë që po dershin gjak atje imam Krasniqi shprehet se “unë kam potencuar muaj më parë dhe po e përsërish se as qeveria shqiptare e as ajo kojo e jona kosovare për fat të keq nuk treguan as interesimin më të vogël në këtë drejtim, për të cilin mendoj se janë koritur. Për neve në Kosovë lufta ka mbaruar, tashmë e kemi një ‘luftë’ tjetër shumë më të pafavorshme, për vbancimin e procesve, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe njerëzve që për interesa xhepi e partie janë në gjendje të nxisin edhe luftë vëllavrasëse e brenda-regjionale vetëm e vetëm që të qëndrojnë në pushtet e të pasurohen në kurriz të popullit. ‘Arma’ e vetme që duhet përdorur tashmë në Kosovë është kreativiteti dhe mendimi strategjik për ta nxjerrë vendin nga ky zullum e kaos politik, ekonomik e shoqëror. Sa i përket të rinjve tanë që po vrtiten në Siri, fillimisht Allahu n’xhehnet për ata djem trima por ngushllime edhe familjeve të tyre. Por ka ardhur koha qe t’i kthemi vendi tonë dhe nuk eshte nevoja askush të shkojë e të luftojë e të vdesin për të tjerët..”
 
Hoxhallarët e Luginës më mirë ju bie të kthehen kah Prishtina e Tirana se sa kah Serbia e Siria..



Dhe krejt ne fund duke folur për Luginën e Preshevës ai “ fton krerët e komunitetit musliman në Luginë për unitet dhe bashkëpujojnë e ’i kthehen Prishtinës dhe Tiranës më mirë ju del se sa me Serbinë e Sirinë.”  Sipas z.Krasniqi «Dacici derisa futet ne Kosovë për «bozhic » me ftesë nga Kisha, shum keq qe kyreminsitri as presidnentja jone nuk kanë vizituar Preshvën e te takojnë vëllezrit tanë atje. Bile mesa di unë, presidentja as ketu në Prishtinë cuditërisht anjëherë muk ka takuar e a spreitur lideret e Luginës. Turp, si ka kohe te takohet me Dacicin e Nikolicin e s’paska kohe ti ndaj pesë minuta per vëllezërit e shkretë qe kane mbetur me syte kah Prishina e Tirana..Kreu i shtetit tonë duhet të gjejë kohë gjuthsesi te vizitojne vëllezërit tan në Luginë të Preshevës për Bajram e pse jo edhe deri  te  Molla e kuqe, sikur Dacici dhe ministrat tjere serbë deri tek Ibri  ?!.. »
Presheva
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi