Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Shahu:PËR TU BËRË FITUESE E VËRTETË LORI HOXHA

Shko poshtë

Rexhep Shahu:PËR TU BËRË FITUESE E VËRTETË LORI HOXHA Empty Rexhep Shahu:PËR TU BËRË FITUESE E VËRTETË LORI HOXHA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 21, 2014 9:28 pm


Rexhep Shahu:PËR TU BËRË FITUESE E VËRTETË LORI HOXHA 1461153_1378994929014631_830282744_n

Rexhep Shahu:PËR TU BËRË FITUESE E VËRTETË LORI HOXHA
Rexhep Shahu:PËR TU BËRË FITUESE E VËRTETË LORI HOXHA LORI-HOXHA
(Një letër miqësore Lori Hoxhës, fitueses së spektaklit të vallëzimit në televizionin Vizion Plus)

Për t’u bërë fituese e vërtetë, ti, Lori Hoxha, në atë spektakël vallëzimi, do të duhej që, në çastin kur treçereku i frustuar i jurisë, sovrani sërvil brohoritës i joti e pa tru, drejtuesit e spektaklit dhe televizionit të spektaklit që të jargaviten ty, në kundërshtim me thirrjen e ndershme të artistes Ema Andrea që pohoi se ka intelektualë të lirë në këtë vend, të shpallen fituese përballë Flakës, që ishte më fituese se ti, ta refuzoje çmimin e parë, dhe kurorën me dorën tënde t’ia vije në kokë Flaka Krelanit.
Është diçka tjetër të jesh e të ndjehesh fituese e diçka tjetër të të shpallin të tillë.
Kështu ti do të ishe fituese mbi fitueset Lori. Kështu ti do të ishe ajo që shumë njerëz presin që ti të jesh e të bëhesh në jetën dhe karierën tënde. Kështu do të nderoje në mënyrë madhështore babanë tënd i cili do të krenohej me ty. Unë si fans i joti e prita këtë prej teje.
Sërvilat e tu ta thirrën në ndihmë babanë tënd. Nuk besoj se është skenar i yti ajo thirrje. Mu bash për këtë shkak ti duhej të reagoje Lori dhe t’i përbuzje servilat që të janë lidhur e do të të lidhen gjithmonë zingjirë në këmbët e tua. Sot për sot je e dënuar të kesh servila për hir të dhuratës që të ka lënë babai yt, e për më vonë nuk i dihet, siç nuk i dihet asgjëje në këtë jetë.
Po sfidoje ti dhe jo kujtimi i babit tënd, të cilin e nderojnë njerzit, dhe edhe për hatër të të cilit dhe servilizmit ndaj teje e “pushtetit” tënd, mund të kenë dërguar vota pro teje me sms.
Ti kishe aq elegancë, aq sharm, aq madhështi në vetën tënde, sa unë u çudita si nuk e neverite jargavitjen e “sovranit” që brohoriste frenetikisht pro teje, që votonte, mbase, pro teje vrulltas në aq pak minuta sa kish në dispozicion votimi telefonik, kur thellë vetes tënde ti je e bindur, në mos sot, nesër do ta pranosh këtë bindje e do ta vuash pse s’e pranon sot por nesër, se Flaka ishte në 12 javë më e mira e atij spektakli vallëzimi edhe pse s’i vinin të sajët në sallë si e sa ty, e nuk i vinin sms nga Gjakova si ty nga Tirana.
Unë dua që ti t’I gëzohesh fitores. Por druaj se me atë çiltërsi që tregove në spektakël, me atë vallëzim që bëre në 12 javë, ti do të pendohesh që të shpallën fituese para Flakës. Ti do të pendohesh se ti je e vërtetë. Je e vërtetë dhe nuk do të mundesh ta pranosh lëmoshën e asnjë lloj servili dhe brohoritjen e asnjë lloj “sovrani” që shitet e blihet.
Unë jam më afër teje se Flakës së Gjakovës për shkak të lidhjeve që ke ti me Kukësin. Por ti, në mos sot, nesër do ta kuptosh se edhe të qenit e Flakës nga Gjakova, pra nga Kosova, ka ndikuar që të bëhen të gjitha përpjekjet e errëta që ajo, “kosovarja”, të mos e marrë trofeun. Babai yt do të bënte ndryshe. Edhe ti nesër do të bësh si babi yt që Kosovën e bëri pjesë shpirtërore të perandorisë së tij mediatike.
Pra, për t’u bërë fituese e vërtetë Lori, do të doja që aty në skenë, përballë treçerekut të trembur të jurisë, përballë antijurisë së paditur dhe më shumë se servile, me atë gaz, sinqeritet e nur që të shndrit fytyrën e sytë, ta refuzoje çmimin dhe ti ta shpallje fituese Flakën, me zërin tënd, me dorën tënde dhe do të mbeteshe në histori duke bërë drejtësi, duke falenderuar artisten Ema Andrea që pati guximin dhe kurajon të jetë e ndershme, e lirë dhe e vërtetë, duke na dhënë të gjithëve një mësim shumë të madh. Do t’i bëje një shërbim të madh vendit, shoqërisë, nderit e dinjitetit.


Miqësisht, Rexhep Shahu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi