Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrami: Përplasja Mustafa-Sejdiu, luftë klasike për pushtet

Shko poshtë

Bajrami: Përplasja Mustafa-Sejdiu, luftë klasike për pushtet Empty Bajrami: Përplasja Mustafa-Sejdiu, luftë klasike për pushtet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 28, 2014 3:16 pm

Bajrami: Përplasja Mustafa-Sejdiu, luftë klasike për pushtet F1_agron_bajrami1390905868
Bajrami: Përplasja Mustafa-Sejdiu, luftë klasike për pushtet

Prishtinë, 28 janar - Përplasjet e fundit mes kryetarit aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe pararendësit të tij, Fatmir Sejdiu, nuk janë gjë tjetër përveçse “një luftë klasike për pushtet”. Kështu vlerësoi kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, në një deklarim për portalin lajmi.net.“Njëra palë lufton për të ruajtur kontrollin e partisë, tjetra për ta marrë kontrollin. Në polemikat e tyre nuk ka debat përmbajtjesor për drejtimin që duhet ta marrë partia, nuk ka konkurrencë strategjish e vizionesh, nuk ka oferta të reja që do të bënin garën për kreun e partisë përmbajtjesore e as argumente pse gjërat duhet apo nuk duhet ndryshuar në këtë parti, që është partia më e madhe opozitare në Kosovë”, ka thënë Bajrami për lajmi.net.

Sipas tij, nuk ka asnjë shenjë se përpjekjet për të mbetur në krye të partisë apo për të ardhur në krye të partisë bëhen për një të mirë më të madhe. Gjithçka duket se bëhet vetëm për të ruajtur apo përmirësuar pozicionet e strukturave brenda partisë.

I pyetur nëse ka gjasa Sejdiu të kthehet në krye të partisë, Bajrami ka thënë se gjasat janë të pakta. “Në këtë moment, kur zgjedhjet e përgjithshme po afrohen, nuk mendoj se ish-kryetari i LDK-së mund të arrijë synimin për ta rrëzuar kryetarin aktual të partisë. Më pas gjithçka do të varet nga rezultati që LDK-ja mund të arrijë në zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë ai.

Duke komentuar përçarjen brenda LDK-së, Bajrami ka thënë se kjo është një përçarje që ekziston prej momentit kur Sejdiu u rrëzua nga kreu i partisë prej Isa Mustafës. “Gjithë këto vite kjo përçarje ka ekzistuar, vetëm se nuk është nxjerrë në publik. Tani, me disfatën e merituar të Mustafës në Prishtinë, Sejdiut i është shfaqur rasti për të sulmuar në përpjekje për t’ia ‘kthyer borxhin’ Mustafës – për ta rrëzuar atë nga kreu i partisë”, ka vlerësuar Bajrami.

Sipas kryeredaktorit të “Kohës Ditore”, Sejdiu, pa fuqi të mjaftueshme brenda partisë, e ka të vështirë ta rrëzojë tani Mustafën, ndërsa opsioni që të dalë nga partia e të krijojë një subjekt të ri nuk duket i qëndrueshëm për Sejdiun.

“Po ta ndërmerrte atë hap – pra ndarjen nga partia dhe themelimin e një subjekti tjetër – z. Sejdiu do të fundosej përfundimisht. Sikur që u ka ndodhur shumë të tjerëve më parë – prej Bujar Bukoshit e Edita Tahirit, deri te Nexhat Daci e Ukë Rugova, asnjë nuk ka arritur të krijojë diçka vetë; të gjithë është dashur të ‘shiten’ tek partitë e tjera, për të mbijetuar në politikë”, ka thënë Bajrami.

I pyetur nëse sheh mundësi që të dyja palët të gjejnë një akomodim të kërkesave, Bajrami ka thënë se së pari duhet të shihet se cilat janë kërkesat.

“Sejdiu të bëhet kryetar i LDK-së sërish? Çka të ndodhë me Isa Mustafën? Që një akomodim të ndodhë, të dyja palët duhet të definojnë kërkesat dhe të ulen e të negociojnë. Sa po e shoh unë, as nuk janë definuar kërkesat (përveç pretendimeve për kryesim të partisë), as nuk ka vullnet për të biseduar… Kështu, konflikti do të mbetet i gjallë derisa të mos zgjidhet nga një faktor i jashtëm – në këtë rast, mendoj se do të jenë zgjedhjet e përgjithshme ato që do ta përcaktojnë fatin politik të Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiut”, tha Bajrami.

Sipas tij, përplasjet gjithsesi se i dëmtojnë gjasat e LDK-së në zgjedhjet nacionale, por ka shtuar se kjo nuk ka të bëjë vetëm me përplasjen Mustafa-Sejdiu.

“Mendoj se kur një parti nuk e definon veten në aspektin vizionar, kur individët e mbledhur në një parti e reduktojnë gjithçkajen në luftë për të siguruar një pozitë pushteti brenda strukturës partiake dhe nuk u intereson të flasin për vizionin, ideologjinë, synimet afatgjata strategjike, politikat dhe zbatimin e tyre; kur debatet brenda partisë bëhen jo rreth asaj se cili është synimi politik, por rreth asaj se cili duhet të jetë kryetari; kur anëtarësia duhet të përcaktohet për lojalitet ndaj një figure, dhe jo ndaj një programi e vizioni – një parti e tillë gjithmonë do të jetë e dëmtuar, dhe, që është edhe më keq, do të jetë e dëmshme për shoqërinë e gjerë dhe institucionet”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se nuk është vetëm LDK-ja një parti e tillë.

“Mendoj se problemi qëndron më së shumti në faktin që pothuajse të gjitha partitë janë të tilla. E tillë është edhe PDK-ja… PDK-ja është shembulli më i mirë se as fitorja në zgjedhje nuk i zgjidh telashet e partisë që janë rezultat i mungesës së demokracisë së brendshme”, ka thënë Bajrami, duke konkluduar se “ky, në fakt, është problem i elitës politike të Kosovës. Mungesa e demokracisë!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi