Nga ELIDA BUÇPAPAJ:A ËSHTË UKË RUGOVA DJALI PLANGPRISHËS?! DYSHOJ!

Shko poshtë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ:A ËSHTË UKË RUGOVA DJALI PLANGPRISHËS?! DYSHOJ!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 07, 2014 11:18 pm

A ËSHTË UKË RUGOVA DJALI PLANGPRISHËS?! DYSHOJ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ





Pas arrestimit të Ukë Rugovës kam lexuar komente turlifare nga gazetarë që me kohë e kanë shitur profesionin, nderin dhe integritetin e tyre. Lidhjet klienteliste me politikën i kanë bërë ata bosë të kamur nga pseudogazetaria e tyre e trafikuar që u ka prodhuar mirëqënie, bollëk dhe përfitime. Kokëmajmur dhe qafëmajmur prej darkave, drekave dhe zdërhalljeve, ata tani japin leksione për drejtësinë, kur në fakt janë përçudnues të saj.

Ndërkohë, pozita e gazetarisë klienteliste, u ka hequr atyre të drejtën të flasin në emër të drejtësisë. Pa asnjë fakt, vetëm me akuza. Po a është e mundur që gazetaria investigative të bëhet nga çajtoret dhe kafenetë e Tiranës e Prishtinës apo nga zyrat lluksoze të politikanëve, nga ku prodhohen fabrikate për t’ia shërbyer pastaj shabllon një lexuesi thellësisht të politizuar, që e di se punë dhe bukë gjen vetëm kur je ose militant ose zagar i partive dhe sidomos i politikanëve.

Unë dyshoj tek ato që thuhen për Ukë Rugovën, sepse kam parasysh se kundër tij në prag të zgjedhjeve të 2010 e para u ngrit LDK, kur Uka ishte vetëm 30 vjeç dhe posa ishte kthyer nga një shkollim në SHBA. Nuk e donin në LDK pikërisht ata që e shkatërruan LDK-në nën flamurin e rrentë të rugovizmit.

Atëherë ata a e urrenin Ukë Rugovën për fajin e vetëm se ishte i biri i Ibrahim Rugovës dhe duke qenë i ri në moshë nuk kishte kaluar si ata nëpër të gjitha ndyrësitë e periudhave të jugosllavizmit, titizmit dhe ish-jugosllavizimit e ish-titizmit. Ata kishin për Ukën një urrejtje të sëmurë të barabartë me atë të armiqve të Ibrahim Rugovës. Që atëherë m’u krijua bindja se kundër Ukë Rugovës posa kishte nisur një gjueti shtrigash nga klani më famëkeq i Kosovës që ka pushtuar LDK-në pas vdekjes së Rugovës.

Dyshoj në përfshirjen në krim të Ukë Rugovës dhe në kapjen e tij si fajtor, sepse prej 1998 e deri sot në Kosovë flenë mijra dosje të krimeve të pazbardhura, të cilat presin drejtësinë e vonuar dhe të harruar. 

Janë vrarë gazetarë, politikanë, biznesmenë dhe deri më sot nuk është kapur asnjë autor. Janë akuzuar dhe burgosur si fajtorë që pastaj kanë dalë të pafajshëm, ndërsa fajtorët bëjnë qejf. 

Modus Vivendi në Kosovë e Shqipëri është se zyrtarët e lartë e të korruptuar janë peshkaqenët që nuk i kap kurrë rrjeta e drejtësisë, sepse drejtësia operon me grepa të zgjedhur për të kapur vetëm cironka.

Bashkimi Evropian në vend që të obligojë kritere reciprociteti, i ve si objektiv Hashim Thaçit përnbushjen e detyrimeve ndaj minoritetit serb, duke lënë totalisht në harresë shqiptarët, që do të thotë shumicën, e gërryer nga papunësia dhe pasojat që lindin prej kësaj plage. Thaçi kësisoj synon të përfitojë lobimin e serbëve, sepse ai i ka djegur të gjitha shanset e nuk do të fitojë kurrë më në zgjedhje.

Autorja e këtyre rradhëve kërkon barazi midis të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh se çfarë etnie dhe religjioni kanë, pa harruar kurrë se shqiptarët janë viktima të dala pas një pushtimi mizor dhe lufte. 

Për çfarë faji penalizohet shumica e popullsisë në Kosovë, dmth shqiptare, që nuk përfiton ende nga marrëveshja Schengen? A mos populli i thjeshtë i Kosovës ka bërë trafik vizash që trajtohet nga BE si qytetar i dorës së fundit në Europë dhe burgoset me izolim duke u getoizuar?!

Prandaj dyshoj në drejtësinë e cila është në një krizë të plotë morale. 

Pastaj shkencërisht është e ditur se baza që i lind kriminelët zakonisht krijohet nga kushtet sociale mizerabël, prej injorancës, ekstremizmave dhe varfërisë, kushte të cilat Ukë Rugova nuk i përmbush. Ai është rritur, edukuar nga një baba të cilin Uka e quan Heroi im. Ne i kemi parasysh të gjithë bijtë e njerëzve të shquar. Ata janë pasardhës të denjë të etërve dhe gjyshërve të tyre. Përjashtim bën vetëm Djali Plangprishës.

Por mua më kujtohet prilli 1999 kur në redaksinë tonë na vinin e këmbëngulnin - më kot - të na impononim të botonim lajme sipas të cilave thuhej se Rugova kishte bërë pakt e shtrëngonte duart me Milosheviçin, ndërsa ne u thoshim me bindje se Ibrahim Rugova ishte peng lufte.

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi