Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së shpejti Rita Ora me këngë në gjuhën shqipe

Shko poshtë

Së shpejti Rita Ora me këngë në gjuhën shqipe Empty Së shpejti Rita Ora me këngë në gjuhën shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 10, 2014 5:49 pm

Së shpejti Rita Ora me këngë në gjuhën shqipe

Së shpejti Rita Ora me këngë në gjuhën shqipe F1_11rito1392035411

Londër, 10 shkurt – Këngëtarja shqiptare, tani me famë botërore, Rita Ora ka dhën shenja se shumë shpejt do të vijë në Kosovë. Ajo ka njoftuar se është duke punuar një këngë të re, të cilën do ta sjellë në gjuhën shqipe. Lidhja e saj me vendlindjen sa vjen e rritet. E ndonëse angazhimet artistike i ka shtrirë në tregun botëror, Rita Ora për asnjë çast nuk ka qëndruar larg shqiptarëve të saj. Edhe më të afërt me kosovarët, siç transmeton KulktPlus, këngëtaren do ta bëjë një këngë në gjuhen shqipe për të cilën ajo ka njoftuar se do ta sjellë së shpejti.

Kështu ka treguar përmes rrjeteve sociale këngëtarja, ndërsa ka shkruar “Guess who will be making an albanian song anytime soon?? Guess who will come back in Kosovo anytime soon?? Prishtinë, Rita po t’vjen bre!!!! Hehe LOL (Qëllojani se kush do të vijë me një këngë në gjuhën shqipe së shpejti? Qëllojani se kush do të vijë në Kosovë së shpejti? Prishtinë, Rita pot vjen bre!!!)”, ka shkruar këngëtarja përmes profilit zyrtar në “Facebook”.

Ora tashmë ka përfunduar punën e saj rreth albumit të dytë me radhë, për të cilin sipas intervistave të dhëna e statuseve nëpër rrjetet sociale, ka punuar shumë. Ende nuk dihet nëse kënga në shqip do të jetë pjesë e albumit të këngëtares. Por, ajo që tashmë dihet është fakti se Rita do të këndojë shqip në mbarë botën, këngën e re që do ta sjellë në gjuhën e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi