Ja si e financon Serbia Xhihadin Shqiptar

Shko poshtë

Ja si e financon Serbia Xhihadin Shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 25, 2014 7:18 pm

Ja si e financon Serbia Xhihadin Shqiptar



Deputeti i PDK’së, Ramiz Lladrovci ka bërë një artikull denoncues ndaj të ashtuquajturit “Xhihadi Shqiptar”. Ai nuk heziton të denoncojë me emra ata që po i ndihmojnë këtë agjende serbe, sipas tij. Lladrovci akuzon Albin Kurtin si njeri që kujdeset që mos të prishet me krerët e këtyre organizatave.

Në vazhdim po sjellim të plot letrën e deputetit.

Që prej disa kohësh është bërë shqetësues lajmi se, mjaft djem të rinj, shqiptarë të Kosovës, janë bërë pjesë e palëve që luftojnë në Siri, më të shumtët në radhët e ndryshme opozitare, shumë nga të cilat kanë prirje të theksuara të islamit radikal apo të një formë të re të Xhihadit.
Janë bërë publike edhe fotot e tyre, ndërkohë që kanë ardhur informacionet edhe për të vrarët e parë, në një tokë të huaj, e cila, deri dje, ishte aq e largët dhe, lidhja mes dy vendeve tona, thuajse nuk ekzistonte. Shqetësimi erdhi duke u rritur, po bëhej një plagë serioze, dhe, qeveria, duke parë se mundësitë e parandalimit ishte të pamjaftueshme, vendosi të dekretojë një ligj pamor, sipas të cilit, kushdo që shkon të luftojë në vende të tjera, dënohet deri në 15 vite burg. Por, edhe pas këtij dekretligji, asgjë nuk ka ndryshuar, lëvizja islame, me tipare të forta tashmë vehabiste selafiste në Kosovë, sa vjen e bëhet më e pranishme, tonet e liderëve të saj, të njohur e të panjohur, po bëhen më të ashpra, prania e tyre në jetën e njerëzve është më e zëshme, dhe ndërkohë, ata po marrin primarin në disa nga ngjarjet e jetës sonë.
Ditë më parë, për të gjithë, u bë e njohur një deklaratë, që si duket kishte burimin tek agjencia jonë e informacionit, se shqiptarët po shkojnë të luftojnë në Siri më së shumti për çështjen e parave. Pra, si mercenarë. Një deklaratë e tillë, sido kudo, e zbehë problemin, e adreson në një kah tjetër, e bën atë nga një problem themelor në një çështje ekonomike, e shndërron nga një rritje e ndikimit dhe pranisë së formave ekstreme të besimit islam në një çështje të jetesës.
Duke qenë një pjesë e vogël e së të vërtetës, kjo nuk është e gjitha. Problemi është më i thellë se kaq, dhe shpeshherë, ne ngurrojmë ta themi, edhe nga droja e keqkuptimit me njerëzit, edhe nga ndikimi që krerët e kësaj rryme kanë në politikën shqiptare, por edhe nga egërsia e reagimeve në rrjetet sociale dhe jo vetëm aty. Është e ditur tashmë se ndaj çdo qëndrimi konstant, kombëtar, ndaj lëvizjeve vehabiste selafiste në Kosovë, do të kesh përballë një furtunë të organizuar, të cilat kërkojnë të krijojnë staturën e një njeriu të humbur, të shitur dhe pa din e pa imam, por po ashtu është e ditur, se edhe liderë të lëvizjeve politike, njëri ndër ta edhe Albin Kurti, bëjnë kujdes të mos e prishin në asnjë rast me liderët e kësaj lëvizje, prononcohen haptas edhe pro saj, lëshojnë e marrin mesazhe mirëkuptimi, e ndoshta edhe financimi; por edhe qeveria e Kosovës, duke dashur të mbulojë punën e saj vetëm përmes një projekt-dekreti, ka drojën se tashmë, në këtë fazë të Kosovës, kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, mund të humbasë nga kundërvënia e kësaj force, që shfaqet tashti si religjioze, por që është edhe politike.
Ose më saktë, që ndikon në politikë e që nesër mund të jetë pjesë e furishme e politikës. Shpesh herë lindjen e kësaj rryme ekstreme islame e kemi parë si vazhdë e ndikimit të shteteve islame, të rrjeteve të ndërtuara prej tyre, e kontributit që kanë dhënë, qoftë shtetërore, si Arabia Saudite, apo jozyrtare, përmes individëve. Është e ditur se qeveria saudite ose jo zyrtarët e saj kanë dërguar donacione të mëdha në institucione ose tek individët, për hapjen e xhamive vehabiste selafiste, për të bërë të njohur ideologjinë ekstreme islame. Në këtë xhami, sipas traditës së tyre, mund të punojnë ose imamë të dërguar prej tyre, ose të përgatitur prej tyre, çka në fund të fundit është e njëjta gjë. Po ashtu, ata kanë ndikuar në krijimin e televizionit “PEACE TV”, ku themeluesi i saj, Zahir Narik, është i njohur për urrejtjen ndaj besimeve të tjera fetare, dhe fondet për këtë TV janë zyrtare ose jo zyrtare pikërisht nga sauditët. Ndërkohë, e gjithë popullsia shqiptare, kudo ka jetuar, ka qenë e shquar për tolerancën ndaj besimeve të tjera, i ka respektuar e mbrojtur ato, u ka hapë udhën e lirë të së drejtës për besimin përkatës dhe nuk është bërë pengesë as në kohërat më të vështira të përplasjeve fetare. Mirëpo, dhe vijmë kështu, në thelbin e këtij shkrimi, jo çdo gjë që është e dukshme, është e gjitha. Shpesh herë ajo që fshihet bart më shumë rreziqe.
Në Kosovë, ashtu si edhe në Bosnje një dekadë më parë, krijimi i terrenit për lëvizjet ekstreme islame, lindi pas luftës për çlirimin e vendit. Por, me një ndryshim të madh: në Bosnje atë, lëvizjen vehabiste selafiste, e bartën, i e sollën me vete, muxhahedinët, luftëtarët e fesë, që shkuan nga bota islame për të luftuar së bashku me vëllazërinë islame të Bosnjes. Që pas luftës, si shpërblim për atë që kishin bërë, qëndruan në Bosnje, morën shtetësinë e këtij shteti, dhe duke qenë të mirë-organizuar dhe , po ashtu të fuqishëm financiarisht, krijuan sektet e tyre, ndaj të cilëve shteti ose nuk reagoi,ose reagoi me shumë vonesë Në Kosovë, gjatë luftës, nuk patëm luftëtarë muxhahedinë, edhe ata pak vetë që deshën të ishin pjesë në fillim, u dëbuan dhe nuk zunë vend.
Por, edhe në Bosnje, edhe në Kosovë, ka një parapaskenë që pak njihet: shërbimi i fshehtë serb. Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studiuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proces. por, në Kosovë, kjo është edhe më e dukshme se në Bosnje, dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohësisht edhe zëvendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë.
Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj. Në shtypin e Kosovës është cituar disa herë Fuat Ramiç, politikan i ditës, si i lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb, por, i njëjti është njëri ndër paraqitësit radikal të vijës së ashpër islame në Kosovë, bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës. Ose të kemi një shembull tjetër. Portali i njohur në Kosovë, sidomos për përforcimin e linjës vehabiste e selafiste në Kosovë është “botaislame.com”.
Përmes saj bëhen thirrje për luftë të shenjtë, për xhihad, për mbështetjen e si vëllezërve islamë në Siri dhe në botën arabe, ajo është bërë një strehë e njohur e mendimit radikal. Mirëpo pak vetë e dinë se pas kësaj faqe ekstreme islame qëndron shërbimi i fshehtë serb. Ky portal është e krijuar nga Milutin Jovanoviç, i cili tani jeton në Sigtuna, Suedi dhe është pronari i kësaj, ndërsa menaxhimi, i kësaj faqeje, e cila del haptas në përkrahje të Xhihadit, zihet në një kuzhinë serbe, në Kragujevaç, prej serbit tjetër Jovan Jovanoviç. Do të ishte naive të mendohej se serbët këtë faqe urrejtje e nxitjeje në gjuhën shqipe e kanë ngritur “për të kaluar kohën e lirë”dhe pa asnjë qëllim tjetër, ashtu si do të ishte naive të mendohej se kjo nuk mbështetet nga struktura zyrtare ose jo zyrtare serbe. Dy rreziqet më të ndjeshme Që prej lëvizjes së Rezistencës në Kosovë, e gjithë media revanshiste pro-serbe, por edhe mendimi akademik i saj, në çdo kohë, është përpjekur të paraqesë rrezikun islamik në Kosovë si një rrezik për të gjithë perëndimin, si një vatër nga ku mund të bulojë e më pas të shpërthejë infeksioni islamik ekstrem. Kjo është edhe arsyeja përse tashmë, në një formë më të sofistifikuar, mllefi i vjetër vjen në një formë të re. E vërteta është se ekstremi vehabist selafist në Kosovë nuk është në ato përmasa sa po shfaqet në Bosnje, përmasat e të cilit kanë kaluar edhe jashtë kufijve të tij. Por e keqja është se ajo po vjen e rritet, po fiton terren, dhe disa shfaqje të tij të sforcuara drejt dhunës, nesër mund të ndikojnë në heqjen e aureolës së tolerancës ndërfetare që ka populli ynë. Dy janë rrezikshmëritë më të ndjeshme sot ndaj vendit, qeverisjes dhe mendimit politik në Kosovë: ringjallja e shërbimit të fshehtë serb në Kosovë, dhe kjo ka filluar të duket gjithnjë e më shumë, në politikë, në ekonomi, në propagandë, në rehabilitimin e figurave të njohura pro-serbe; dhe së dyti, në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për lëvizjen vehabiste selafiste, e cila, është tepër e dëmshme për njerëzit tanë, dhe që, njërën këmbë të financimit të saj të padukshëm, e ka pikërisht në qarqet e shërbimeve të fshehta serbe. Momenti është që t’u pritet hovi, të kenë ndalesën e tyre të domosdoshme, pasi nuk mund të jemi një vend perëndimor dhe i civilizuar nëse rrjetëzimi i këtyre strukturave rritet e bie ndesh me aspiratën tonë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi