Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhat HAZIRI:KRYEMINISTRI THAÇI I PADENJË PËR TË QEVERISUR EDHE MË TUTJE ME KOSOVËN

Shko poshtë

 Nexhat HAZIRI:KRYEMINISTRI THAÇI I PADENJË PËR TË QEVERISUR EDHE MË TUTJE ME KOSOVËN  Empty Nexhat HAZIRI:KRYEMINISTRI THAÇI I PADENJË PËR TË QEVERISUR EDHE MË TUTJE ME KOSOVËN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 30, 2014 9:47 pm


Nexhat HAZIRI:KRYEMINISTRI THAÇI I PADENJË PËR TË QEVERISUR EDHE MË TUTJE ME KOSOVËN
 Nexhat HAZIRI:KRYEMINISTRI THAÇI I PADENJË PËR TË QEVERISUR EDHE MË TUTJE ME KOSOVËN  41c7056a7d01541bc8a76255e50db617_L

Hashim Thaçit, kryeministri aktual i Kosovës, nuk iu mjaftua fyerja që iu bëri qytetarëve të Prizrenit, kur në një takim partiak në këtë qytet përkrah kishte tashmë të dënuarin  nga gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare,kryetarin e komunës së Prizrenit  Ramadan Muja, por shkoi edhe më larg duke tallur "bythën" me qytetarët e Kosovës, dhe pa fije turpi masës së tubuar që duartrokiste i deklaroi se ai gjoja na qenka më i denji për t’u bërë kryeministër për të tretën herë radhazi. Sa për të dënuarin Ramadan Muja më nuk do as koment, qëndrimi i ti edhe më tutje në postin e kryetarit të komunës së Prizrenit më së miri flet se çfarë shteti na e ndërtoi Hashim Thaçi për këta 6 apo 7 vjet të qeverisjes së tij. Për Danin e matufosur e të koritur vlen ajo sigma popullore, “zaten njeriu nuk po u niska në atë dynja pa u koritur, o në t'ri o në pleqni". E Hashim Thaçi, apo sulltani i Kosovës, edhe në këtë tubim nuk e lëshoi rastin pa u vetëlëvduar, ironizoi me kundërshtarët politikë dhe shpalli vetën si shpëtimtarin e vetëm të Kosovës. Ai gjeniu, siç po gënjen tash e gjithë këtyre viteve sa është në krye të Qeverisë së Kosovës, gënjeshtra këto  që tashmë janë bërë bajate, pasi të gjithë qytetarët e Kosovës i dinë dhe i kanë mësuar përmendësh dhe zor se ka ndonjë që mund t’i besojë, duke u mbështetur në të arriturat që i ka pasur Kosova, si rezultat i fitoreve të zgjedhjeve të tij dhe partisë që udhëheq ai, PDK-në. Hashim Thaçi, jo që është i padenjët dhe i dëmshëm për Kosovën, por qëndrimi i tij ende në krye të Qeverisë së Kosovës, për gjithë këta vjet, tregoi se është i pa vizion, pa projekt dhe i paaftë për t’i sjellë diç të mirë qytetarëve dhe Kosovës. Për gjithë këta vjet të qeverisjes së tij, Kosova u katandis si mos më keq, me skandale të shumta që prodhoi Thaçi me kompani, me lulëzim të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, me izolimin e qytetarëve të Kosovës, me një ekonomi të rrezuar përtokë, pa perspektivë për qytetarët, e me çka jo, le t’u mbetet vetë qytetarëve të mendojnë se çfarë të mirë na solli qeverisja e tij. Ai gënjen edhe kur flet për fitoret në zgjedhje, pasi harron a po e bën me qëllim këtë,  duke menduar se gjoja aq të marrë janë qytetarët e Kosovës, sa nuk e dinë se si dhe në çfarë mënyrash dhe rrugësh erdhi në pushtet. Dhe le t'ia kujtojmë shkurtimisht. Pikërisht në këtë vit mbushen dhjetë vjet nga trazirat e marsit 2004, tentativës së tij dhe të kastës kriminale që përfaqëson ai,  me anë të trazirave në bashkëpunim edhe me elemente kriminale serbe ne Veri  të Kosovës, tentuan që ta përmbysin pushtetin e parë demokratik dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe ta marrin pushtetin, duke shfrytëzuar edhe një tragjedi të mbytjes së tre fëmijëve në lumin Ibër afër Mitrovicës. Ky tentim i Hashim Thaçit dhe i partisë së të mallkuarve, të cilën e udhëheq ky, nëpërmjet trazirave të marsit të 2004-s, projektoi edhe ndarjen përfundimtare të Kosovës në vija etnike, rezultatet e së cilës tashmë janë realitet, vetëm të verbrit nga mendja nuk e shohin. Hshim Thaçi, nuk mund të krekoset për zgjedhje të fituara as në vitin 2007, një proces zgjedhor i kësaj kohe që ishte krejt sa për sy e faqe, pasi vetë z. Thaçi paraprakisht iu kishte premtuar qendrave të vendosjes ndërkombëtare se ai ishte i gatshëm që ta akomodojë pakicën serbe në Kosovë, ashtu siç ua do zemra këtyre të fundit dhe do t’i legjitimojë interesat e padrejta të Beogradit në Kosovë dhe për Kosovën, vetëm e vetëm që ai të bëhej kryeministër i Qeverisë së Kosovës, dhe këto faktohen me të gjitha rezultatet që prodhoi dialogu një herë teknik e tani politik Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e Brukselit. Ai nuk i fitoi zgjedhjet as në vitin 2010, por i vodhi ato, vjedhje kjo që nga ndërkombëtarët dhe institucione relevante u quajtën vjedhje të përmasave industriale dhe për t’i dhënë një "legjitimitet " të shkërdhyer këtyre zgjedhjeve, ai kërcënoi institucionet ndërkombëtare se do ta destabilizonte vendin, po qe se këta të fundit nuk do të njihnin rezultatet e këtij procesi. Dhe për hir të të ashtuquajturit "stabilitet i brendshëm politik" që për gjithë këto vite e shkërdheu demokracinë dhe funksionimin normal të shtetit të Kosovës, "miqtë" ndërkombëtarë, këta që vetë e deklaruan si proces të deformuar në përmasa të demokracive të dështuara, u pajtuan që ta bëjnë rrolin e  të verbrit përballë kërcënimeve të Thaçit me kompani. Këto janë zgjedhjet e fituara nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja,të cilat nuk janë gjë tjetër, përveçse mallkim për Kosovën, dhe se fitoret e tilla u ngjasojnë fitoreve të Pirros. Dhe më të drejtë qytetarët e Kosovës kanë më shumë se një mijë arsye për ta ndëshkuar Hashim Thaçin dhe qeverisjen e tij, me anë të procesit demokratik që pritet të mbahen në këtë fundpranverë në Kosovë, duke mos votuar dhe duke mos lejuar që ai me anë  në të organizatave kriminale të nëntokës ta manipulojë vullnetin e tyre. Qytetarët duhet ta kujtojnë dhe t’i thërrasin  mendjes së tyre, se çfarë të mire solli qeverisja e tij. A është e vetmja meritë leximi i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, e më pas këtë pavarësi të vendit e katandisi si mos më keq, ku në 25 % të territorit të vendit, shteti i Kosovës, ligjet dhe kushtetuta e tij  nuk ekzistojnë. Kryeministri aktual Thaçi me turrin e nisur të fushatës së hershme zgjedhore, po jap sinjale negative për të ardhmen e Kosovës, sinjale këto që tregojnë se ai përsëri do të jetë i gatshëm për manipulim dhe vjedhje të votave, ashtu siç po manipulon me buxhetin e Kosovës duke bërë premtime të rrejshme gjoja për ngritje të pagave e me subvencione për bujqësinë e Kosovës. Ai e ka vetëm një qëllim, qëndrimin e mëtutjeshëm në pushtet me çdo çmim, pasi vetëm qëndrimi në pushtet atij dhe kastës së tij kriminale u garanton të mos ndiqen nga drejtësia. Ai e di mirë, se po të mos ishte në pushtet dhe po të mos ishte dialogu me Beogradin me kushtet e parashtruara nga këta të fundit, ai nuk do mund t’i bënte bisht drejtësisë, nuk do të mund ta përdorte si mjet shpëtimi destabilizimin e brendshëm politik, nuk do të mund t’i ndalte as edhe zyrtarët e BND-së gjermane që para 6 vjetëve po hetonin kanalin e drogës nga Turqia në Shqipëri që kalonte nëpër Kosovë, në të cilin ishin involvuar edhe krerët më të lartë të Qeverisë së Kosovës, dhe nëpërmjet organizatës kriminale SHIK, të tre zyrtarëve gjermanë u mundua t’ua sajojë një vepër gjoja terroriste me rastin e shpërthimit të një mjeti në zyrën e OSBE-së në Prishtinë. Nuk mund ta bënte aq të kriminalizuar procesin e privatizimit të pronës shoqërore në Kosovë, proces në të cilin përfituan në mënyra të paligjshme vetë ai dhe kasta e tij sunduese në vend e që për viktimë pati drejtorin e AKP-Dino Asanaj, ngjarje kjo që u tentua të mbështillet me aktin e "vetëvrasjes". Pa të në pushtet nuk do të mund të vidheshin dhomat e hetuesisë së Policisë së Kosovës në Prishtinë e në Pejë. Pa të në pushtet Kosova sot nuk do t’i ngjasonte shteteve me demokraci të dështuara, e katandisur si mos më keq në të gjitha sferat që e karakterizojnë jetën e qytetarit të rëndomtë, të papunë e pa perspektivë, të izoluar dhe të përbuzur, lista e të këqijave nga ky njeri është edhe më e gjatë dhe më tunduese për çdo qytetar të Kosovës, që këto të këqija i përjetoi në lëkurën e vet, plotë 7 vjet dhe në fund, qytetarët e Kosovës, nuk duhet lejuar e toleruar këtë njeri që të tallet me vendin, në të kundërtën le ta durojnë t’ua bëjë edhe atë "punën".

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi