Faruk Tasholli:PRITI KOSOVË DEPUTETËT

Shko poshtë

Faruk Tasholli:PRITI KOSOVË DEPUTETËT

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 04, 2014 6:56 pm



Faruk Tasholli


PRITI KOSOVË DEPUTETËT

Priti Kosovë deputetët
Me t'marrë n' grusht ty ta kanë mësy,
Sot si lypësa duken t'shkretët
Nesër s'ngihen me t'hyp n'kry!

Me një sy janë patriota
Me një tjetër shohin kacën,
Veç me mujtë ku me ta ngjitë
Sa për nder të shkyejnë si macën.

Do po t'ngrehin kah Europa
Do po donë me t'çu n'Azi,
U k'cejnë mjekrrat hopa-hopa
Me t'i lidh sytë me shami. 

Priti Kosovë deputetët
Dymijë gati - si në kros,
Vetëm rrenë e kanë t` vërtetën
Rrenë e rrenë, nis e sos!

Prit Kosovë ti mos pritsh kurrë
Trima t' fortë për hajni,
Tashma s'dihet kush asht burrë
As kush jep dy lekë për ty.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi