Skënder Limani:Zgjedhjet janë kundër SHIK-ut

Shko poshtë

Skënder Limani:Zgjedhjet janë kundër SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 04, 2014 8:19 pm

Skënder Limani:Zgjedhjet janë kundër SHIK-ut


Këto zgjedhje parlamentare, zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014, nuk kanë lidhje as me zhvillimin ekonomik, as me zhvillimin e arsimit ose sistemin edukativ, as me zhvillimin e shëndetësisë, as me infrastrukturën rrugore, as me, pra fabrika, rroga, të ardhura materiale e financiare, për klasën e mesme dhe të tjera të ngjashme. Këto zgjedhje parlamentare të Kosovës të vitit 2014 janë zgjedhje kundër SHIK-ut, janë votë qyterare kundër një organizate kriminale të shndërruar në parti politike të quajtur PDK, e cila e ushtron pushtetin për të vjedhur shtetin që prej vitit 2007.
Këto zgjedhje nuk kanë lidhje, ama asnjë lidhje, me programet e partive të asnjë partie politike, bile as të LDK-së. Është shumë, shumë më e thjeshtë se kaq. Dua të them, njerëzit janë lodhur nga SHIK-u andaj duan ta heqin ose largojnë atë nga pushteti dhe të fillojnë ta ndjekin dhe dënojnë ligjërisht. Shoqëria e Kosovës, njerëzit e këtij vendi, të gjithë jemi lodhur nga hajnia masvie dhe ashiqare e njerëzve të njohur si Kadri Veseli, ose të këtij tjetrit me nofkën Kamishi, ose cilitdo tjetër në këtë organizatë. Shërbyesit civil janë lodhur, edhe mjekët e mësimdhënësit janë lodhur, edhe shoferët edhe punëtorët e krahut janë lodhur, janë lodhur edhe bujqit bile bashkë me punëtorët e kompanive publike me të ardhura vjetore miliona e miliona euro. Janë lodhur edhe nga propaganda mediale e RTK-së në shërbim të SHIK-ut.
Nuk kam dëshirë të anojë për ndonjë parti të caktuar politike, por njerëit, kësaj radhe, së paku idenë, qëndrimin dhe vendimin e kanë shumë më të qartë në krahasim me cilatdo zgjedhje të kaluara parlamentare e komunale: a dëshirojnë të vazhdojnë me pushtetin kriminal dhe terrorizues të SHIK-ut apo të vendosin një pushtet tjetër paqësor sic është LDK-ja.
Se këto zgjedhje kanë lidhje të drejtpërdrejt nëse do të votohet për SHIK-un ose jo na e tregon edhe lidhja e përbashkët, e deri diku e natyrshme, e partive politike dhe e krerëve të tyre. Është ashiqare që Fatmir Limaj, kreu i partisë më të re të njohur si ‘Nisma për Kosovën’, ka vuajtur dhe ende vazhdon të vuaj propagandën e SHIK-ut kundër tij dhe familjes së tij. Montimi i rasteve gjyqësore janë aty. Edhe propaganda e milionave eurove kinëse të kapura ne Aeroportin e Prishtinës është aty. Ramush Hradinaj edhe në këto zgjedhje vazhdon t’i bartë pasojat e SHIK-ut, organizatë kjo e cila e la Ramushin një kohë të gjatë në burgun dhe gjykimet e Hagës bashkë me propagandën kundër tij dhe familjes së tij.
Edhe Isa Mustafa dhe krejt LDK-ja kanë histori me përplot probleme me SHIK-un. Shumë e shumë anëtarë e aktivistë të LDK-së edhe janë vrarë dhe këto vrasje lidhen drejtpërdrejt me SHIK-un.
Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn i bashkon SHIK-u. Nëse asgjë tjetër, ose nëse për asgjë tjetër, i bënë bashkë SHIK-u. Baza votuese e këtyre zgjedhjeve, interesi kombëtar në këto zgjedhje, interesi individual i secilit prej nesh në këto zgjedhje është rrëzimi, largimi dhe dënimi i SHIK-ut. Rasti dhe mundësia janë afër, më 8 qershor 2014.
Vota jonë duhet të shënon luftë të rreptë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, luftës kundër SHIK-ut. Sepse kjo organizatë e menaxhon RTK-në, sepse kjo organizatë e menaxhon secilën ministri të Qeverisë së Kosovës, sepse kjo organizatë, e mbuluar me petkun e partisë të quajtur PDK, i meanxhon edhe organizatat e kinëse shoqërisë civile, sepse kjo organizatë e menaxhon edhe Lëvizjen Vetëvendosje, sepse kjo organizatë e menaxhon shëndetësinë, arsimin, KEK-un, PTK-në, sepse kjo organizatë e menaxhon policinë, gjyqësorin dhe prokurorinë sepse kjo organizatë e menaxhon krejt Kosovën. Sepse kjo organizatë po e shkatërron Kosovën.
Duket që kësaj t’i ketë ardhur fundi. Duket që data 8 qershor2014 do të jetë data e clirimit të Kosovës.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi