Donika Gërvalla: Isa Mustafa nuk mund të mbetet kryetar i LDK-së

Shko poshtë

Donika Gërvalla: Isa Mustafa nuk mund të mbetet kryetar i LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jun 15, 2014 12:49 pm

Donika Gërvalla: Isa Mustafa nuk mund të mbetet kryetar i LDK-së



Donika Gërvalla thotë se Isa Mustafa nuk mund të jetë ende kryetar i LDK’së, pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Sipas saj, humbja e zgjedhjeve është përgjegjësi e Isa Mustafës dhe ekipit të tij të ngushtë.

Ndërkohë, ajo thotë se Mustafa theu premtimin duke pranuar që dikush tjerër të bëhet kryeministër.
Isa Mustafa e ka shitur shpirtin e LDK-së dhe parimet e saj. Në këtë mënyrë ai ka shitur edhe një pjesë të shpirtit të Kosovës. Ai është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, për një strategji të gabuar dhe për gabime fatale në analizimin e shkaqeve dhe pasojave të humbjes.
Isa Mustafa para zgjedhjeve pati premtuar që në rast humbjeje do të japë dorëheqje. Edhe këtë premtim e ka shkelur.

Ja shkrimi i plotë i Donika Gërvalla

ISA MUSTAFA NUK MUND TË MBETET KRYETAR I LDK-së

LDK ka nevojë për një reformë nga koka deri në këmbë

Tronditja është e rëndë. Askush nuk ka parashikuar që LDK-ja do t'i humbasë kështu këto zgjedhje. As ata që dolën për të votuar, dhe as shumica dërrmuese, e cila vendosi t'i bojkotojë këto zgjedhje. Aq më tepër kur kihet parasysh pakënaqësia e madhe e popullit me qeverinë e Thaçit. Arsyeja kryesore për këtë humbje është mungesa e një linje të qartë, e një muri të pakapërcyeshëm mes LDK-së në njërën anë dhe krimit dhe korrupsionit në anën tjetër. Përgjegjësia për këtë strategji bie mbi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe ekipin e tij të ngushtë.
Ai gjatë fushatës zgjedhore nuk u pozicionua qartë lidhur me problemin kryesor që po e mban peng zhvillimin e Kosovës, ndërsa pas zgjedhjeve i tejkaloi kufijtë edhe më dukshëm: pozicionin e Kryeministrit të vendit ia ofroi personit, i cili në Evropë konsiderohet si kriminel dhe i cili në këto zgjedhje nuk mori as 5% të votave të elektoratit të përgjithshëm në Kosovë. Heqja dorë në këtë formë nga pozicioni i kryeministrit është një precedent i paparë në politikën moderne evropiane. Isa Mustafa para zgjedhjeve pati premtuar që nuk do të ketë negociata rreth pozicionit të Kryeministrit. Ai këtë premtim e shkeli duke vepruar kështu kundër vullnetit të shumicës së anëtarëve dhe votuesve të LDK. Për të shkuar edhe më larg, ai deklaroi, që për herë të parë në historinë e saj, LDK do të heqë dorë nga një kandidat i veti për Kryeministër të Kosovës, nëse brenda disa javësh vjen deri tek zgjedhjet e reja. Por, LDK nuk do ta bëjë këtë gjë. LDK do të heqë dorë nga Isa Mustafa dhe akrobacitë e tij.
Isa Mustafa e ka shitur shpirtin e LDK-së dhe parimet e saj. Në këtë mënyrë ai ka shitur edhe një pjesë të shpirtit të Kosovës. Ai është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, për një strategji të gabuar dhe për gabime fatale në analizimin e shkaqeve dhe pasojave të humbjes.
Isa Mustafa para zgjedhjeve pati premtuar që në rast humbjeje do të japë dorëheqje. Edhe këtë premtim e ka shkelur.

Isa Mustafa ka mbaruar. Autoriteti i tij edhe ashtu i vogël brenda LDK-së është thyer. Anëtarët e LDK-së dhe votuesit e saj nuk do ta ndjekin në këtë rrugë. Isa Mustafa ka dështuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe duhet të shkojë urgjentisht, së bashku me ekipin e tij të ngushtë, i cili është bashkëpërgjegjës për strategjinë para dhe pas zgjedhjeve.
Lidhjes Demokratike të Kosovës i nevojitet një rimëkëmbje, e cili nuk mund të bëhet nga asnjë person i vetëm. I nevojitet një grup i përgatitur, i fortë dhe i qëndrueshëm, i përbërë nga personalitete të vjetra dhe të respektuara, si dhe nga persona të rinj dhe me njohuri të gjera, nga të cilët Kosova gumëzhon. Kjo rimëkëmbje duhet bërë tani dhe ajo nuk mund të bëhet me një gardë të vjetër dhe të thyer. Një eksperiment i tillë do të dështonte përsëri.
Detyrat që ka LDK-ja para vetes janë të vështira për t'u kryer nga persona të veçantë. LDK-së tani i nevojiten të gjithë: brenda LDK-së, tek mbështetësit e saj dhe madje pjesërisht edhe tek konkurrentët politik. Nëse LDK vazhdon të jetë kaq e dobët, nuk mund të forcohet as Kosova.
Partitë politike kanë kohë që janë braktisur nga populli. Nëse dëshiron të ringrihet LDK-ja si forca qendrore politike në Kosovë, atëherë ajo duhet të fillojë që tani punën. Nevojitet një kryesi e re, dhe për t'i bërë vend asaj, duhet të largohen ata që janë përgjegjës për këtë gjendje.
LDK duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet e reja, të cilat mund të vijnë shumë më shpejt sesa që i kemi menduar. LDK duhet të dalë në zgjedhje me një kandidat të sajin për Kryeministër të Kosovës. Ky kandidat duhet të gëzojë besimin e LDK-së dhe të qytetarëve. Ai duhet të ndjekë një linjë të qartë kundër krimit dhe korrupsionit dhe duhet të jetë në gjendje të jetë bindës edhe për miqtë e Kosovës në Evropë dhe SHBA.
Isa Mustafa gabon kur thotë se ka punë më të rëndësishme për të bërë, sesa të japë dorëheqje. Nuk është më e rëndësishme bërja e pazareve rreth ndarjes së posteve dhe krijimi i një kabineti gjigant, për nga numri i ministrave, vetëm e vetëm që të marrë secili nga një post.
Më e rëndësishmja është që Kosovës t'i kthehet nderi dhe dinjiteti. Kjo nuk bëhet me një qeveri të drejtuar nga Hashim Thaçi dhe kjo nuk bëhet as me një qeveri të drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Kosova duhet të vendosë se a dëshiron të jetë Afrikë apo Evropë. Evropa është e humbur nëse nuk e ndërrojmë kursin.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi