Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KELMENDI: BERLINI ËSHTË “KUNDËR” THAÇIT, HARADINAJ NUK NJIHET PËR “TË MIRË” NË BRUKSEL!

Shko poshtë

KELMENDI: BERLINI ËSHTË “KUNDËR” THAÇIT, HARADINAJ NUK NJIHET PËR “TË MIRË” NË BRUKSEL! Empty KELMENDI: BERLINI ËSHTË “KUNDËR” THAÇIT, HARADINAJ NUK NJIHET PËR “TË MIRË” NË BRUKSEL!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 27, 2014 10:48 am

KELMENDI: BERLINI ËSHTË “KUNDËR” THAÇIT, HARADINAJ NUK NJIHET PËR “TË MIRË” NË BRUKSEL!
KELMENDI: BERLINI ËSHTË “KUNDËR” THAÇIT, HARADINAJ NUK NJIHET PËR “TË MIRË” NË BRUKSEL! C3d5c28edd515bf71850442af7a9a626_L
Megjithëse është me “seli” në Bruksel dhe bukur shumë i involvuar në rrjedhat e politikave evropiane, Jeton Kelmendi, ekspert i politikave ndërkombëtare dhe i çështjeve të sigurisë, nuk preferon që Brukseli të vendosë për mandatarin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës.
Por Kelmendi e pranon se Berlini zyrtar është kundër mandatit të tretë të Hashim Thaçit dhe hedh poshtë spekulimet politike e mediale se gjoja Gjermania është duke bërë presion për koalicionin “guns’N roses”.
Kelmendi në intervistën për “Botapress” thotë se koalicioni PDK-LDK do të ishte fatal për Kosovën, ndërkaq Ramush Haradinaj nuk njihet për të mirë në Bruksel, por zgjedhja e qeverisë është punë e brendshme e shtetit të Kosovës. Në këtë intervistë Kelmendi insiston që Vetëvendosje të jetë pjesë e qeverisë së koalicionit të opozitës.
“Nuk e di pse duhet gjithmonë të presim nga Uashingtoni, Brukseli e Berlini të na i zgjedhin problemet tona”
I pyetur se a është e vërtetë  se Berlini po bën presion për koalicionin e madh LDK-PDK , Kelmendi shton se në bazë të raporteve që ka Berlini zyrtar me HashimThaçin, ata nuk duan më të ketë qeveri nga PDK-ja dhe aq më pak të
Udhëhequr nga Thaçi. Një koalicion PDK-LDK do të ishte fatal për Kosovën, prandaj nuk besoj se do të ndodh, përderisa LDK-ja nuk është antishqiptare.
Eksperti i politikave ndërkombëtare dhe i çështjeve të sigurisë  vlerëson se Brukseli nuk e ka shumë hall se kush do jetë kryeministër i Kosovës edhe pse Ramush Haradinaj nuk njihet për të mirë në Bruksel, por kjo është punë e brendshme dhe ne duhet ta kuptojmë se jemi vend demokratik edhe kur nuk e respektojmë demokracinë ka thënë për Bota press Jeton Kelmendi ekspert i politikave ndërkombëtare dhe i çështjeve të sigurisë. Bota press  
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi