Asllan Dibrani:Analisti Kim Mehmeti kontraverz me situatën politike në Maqedoni!!!

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Analisti Kim Mehmeti kontraverz me situatën politike në Maqedoni!!!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 05, 2014 4:08 pm



Asllan Dibrani:Analisti Kim Mehmeti kontraverz me situatën politike në Maqedoni!!!



Epilogu dhe ngjarjet e fundi në Maqedoni ma u përshkallëzuan ne një shqetësim nacional për te drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Në vend qe të ndërgjegjësohen autoritetet sllavo-maqedonase dhe ta kthejnë situatën në qetësi ata i përfshin bulevardet e Shkupit me një dhunë te serishme të egër me terror të pa pare , duke i përgjakur edhe njëherë rrugët e Shkupit!. S'ka dilemë kjo situate duhet te kalojnë, po ashtu si problem ballkanik , apo edhe ndërkombëtar. Një tretman aq i pa drejtë qe po epet nga një mini sllavizëm me qëndrim antishqiptar duhet te dimensionohet sa më larta . Shumë mediume shkruan për rastin e demonstratave të djeshme pas reagimit ton ë të pardjeshëm me artikullin " Burg i përjetshëm ndaj shqiptarëve në Maqedoni, fryrje zjarri dhe vet shkatërrim e sajë!!!, reaguan edhe organet e Shqipërisë .Shumë gazetar dhe pseudo gazetar shurruan dhe po shkruajnë për këto ngjarje , shume analist dhe pseudoanalist po shkruajnë për këto ngjarje po njeri nga ta është edhe Kim Mehmeti me qëndrime kontraverze dhe me vetdeklarata për këto ngjarje me një shkrim te tij" Ja pse rinia shqiptare proteston para xhamive"duke i dhen një kaheje tjetër apo një ngjyre tjetër kërkesave të shqiptareve për ta përmirësuar gjykimin aktual ndaj gjashtë shqiptarëve me dënim të përjetshëm me burg .Prandaj shqetësuese është se çdo proteste ka edhe një trup qe kujdeset për mbarëvajtjen e protestës, po me sa duket këtu grupi nuk është ne mesin e protestuesve bile edhe jo i llojit qe janë zotuar protestuesit me moton liria e shqiptareve ne Maqedoni, nga e cila Kim Mehmeti mundohet t'i jap një karakter fetare me çka kam reaguar shumë mirë lidhur me këtë fenomen ne artikullin e lartshënuar !!!
Kim Mehmeti me qëndrime kontraverze , i jap veti një epitet edhe ma të fuqishme si i njëanshëm, me fotografinë prapa veti me një xhami dhe me librin e tij ‘Shkupi’, ku shprehet ,midis tjerash, se "Islami i ka shpëtuar shqiptarët"!?.
Shqetësuese është qe një demonstratë legjitime me kërkesa politike ti bashkëngjiten apo edhe te jenë pjesë skenike ku një grup manipulantësh me mjekra mundohen që kësaj proteste t'i japin edhe ngjyrë fetare duke u përpjekur që t'i zbehin kërkesat e shqiptarëve , pa radikalizmin fetar , me ekstrem fundamental . Koha e mbajtjes se proteste pas faljes se namazit te xhumasë le shumë hapësire për t'u shqetësuar dhe dyshuar qe manipulantet , intrigantët dhe analfabetet po i fusin gishtërinjtë në legjimitetin e të drejtave të shqiptarëve të jetojë të lirë edhe ne këtë pjesë të Ballkanit...
Nuk është për t'i nënçmuar edhe pjesëmarrësit qe kanë besimin fetar në islam që janë shqiptar, dhe ju kanë bashkangjitur protestës, po ata qe kanë synim me derdhet gjak dhe ti japin ngjyre tjetër këtyre ngjarjeve është për t'i gjykuar si siç është edhe opinionin i Kim Mehmetit si ma poshtë:
1. > Gazetarët më pyesin pse rinia shqiptare shkupjane protestat e veta i fillon nga oborret e xhamive! Po pse, u them atyre, mendoni se do u lejonte dikush, për shembull, që ata të grumbulloheshin të papenguar përpara godinës së Universitetit të Tetovës në Shkup.
-I shtroj pyetje zotit Kim se kush e morri ne intervistë Kim Mehmetin, pe rketo ngjarje? Cilët gazetar ishin? Pasi paskan qene gazetaret deklarata e juaj duhet te jete botuar , pra ne cilat gazeta u botuar ?.
-I them KimMehmetiti se je shumë gabim që i jap një prioritet njerëzve të shkallës ma të ultë ,qe i kryejnë obligimet e veta ndaj besimit fetar dhe përpiqesh qe njerëzit e tepsive t'i manipulosh në sferën politike shqiptare , jo, jo , zoti Kim!- Protesta është dashur të organizohet nga Qendrat Universitare , nga intelektualët , nga akademiket dhe njerëzit e profileve të ndryshme politike dhe kulturore shqiptare në Maqedoni. Sipas teje zoti Kim të gjithë studentet , profesorët dhe intelektualet qenkan pjesë e mashtruar dhe e dirigjuar nga Gruevski , Ali ahmeti dhe BDI-ja e tij?!. Gabim , manipulim dhe qëndrimi i juaj kalon në një shfaqje dilema dhe destruktivitet ne personalitetin tuaj, duke sajuar një dyshim, se kush qëndron pas teje, edhe se nuk përjashtohet dyshimi se politika aktua e partive politike dhe liderëve politik shqiptarë ,po e favorizon politiken sllavo -maqedane kundër shqiptareve???.
2. Vazhdojmë citatet në radhë se çka thotë Kim Mehmeti ;
>Andaj mos pyetni, por shkruani se rinisë më progresive të shqiptarëve të Maqedonisë, asaj shkupjane, i është ngushtuar hapësira aq sa i janë lënë vetëm lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, se atyre qëllimisht u janë lënë vetëm oborret e xhamive, ku ata e ndjejnë se vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore!
Nga vet rreshtat dhe pjesa e opinionit të zotit Kim Mehmetiti lenë hapësirë për te menduar dhe reaguar me plotë të drejtë .Sipas teje zoti Kim shqiptar ma progresiv dhe ma të mirët qenkan këtu pikërisht në Xhami duke i anashkaluar të gjitha institucionet shqiptare tjera qe kanë dhe janë tamam shqiptare pa u larmuar me petkun e ekstremit fetar apo sllav , siç po dalin në protestë, fanatikë myslimanë që nuk harrojnë ta marrin me vete flamurin jeshil me germa arabe. Nënvleftësimi anashkalimi dhe keqpërdorimi i kësaj situate, mund të prodhojnë dëshpërim , defetizëm , iritim ,humbje shprese dhe dyshim qe ta radikalizojë situatën, nëse nuk dalin forca te shëndosha shqiptare qoftë politike apo kulturore qe ta demaskojnë këtë zë të Kim Mehmetave me orientime aziatike.

3. Edhe ky citat është mendim i Kim Mehmetit "Vetëm në oborret e xhamive, e ndjejnë veten te sigurt, vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore! Shkruani pra se kësaj rinie nuk i takojnë hapësirat përpara institucioneve që i kontrollojnë partitë apo institucionet tjera shqiptare!!!???...
Për ta liruar Kim Mehmetin nga kjo frikë se policia maqedonase do te ndërhyjë edhe në oborret apo brenda ne Xhamiat, ku ka besimtar të ndryshëm, po edhe shqiptarë të Maqedonisë , po ta heq ketë dilemë zoti Kim ,shko flejë dathen se asnjëherë regjimi i Beogradit nuk i ka prek ,as nuk i ka penguar kurrë aktivitetet ne mejtepet ish komuniste ne ish Jugosllavi .As regjimi i Ranhkoviqit qe ka qenë një ndër ma të ashprit kundër çdo gjëje shqiptare, po xhamitë si ka prek as njerëzit e saj .Po ashtu edhe regjimi i kryekasapit të Ballaknit Sllobodan Millosheviqi, si ka prek , por përkundrazi të gjitha i kane financuar dhe përkëdhelur deri në ditët e sotme. Prandaj pa dilemë, se edhe nxënësit e tyre maqedonas të njëjtën gjë e kanë praktikuar në mesin e popullatës shqiptare . Rri rehat yoti Kim , se nuk do te intervenojnë, po do t|u financojnë, bile pogromi sllavo -maqedonas ka synime qe ti fut të gjithë shqiptarët në xhamia me parullën "Allahu ekber" siç u pa dje në protestat e drejta të shqiptarëve pikërisht ,që zbehu parullat tjera kombëtare të studentëve ,intelektualëve shqiptar, thirrjet e familjarëve , ku edhe është synimi i tyre prononcimi me thirrjet “Ne nuk jemi terroristë”, “Kërkojmë drejtësi”, “Jankullovska terroriste”, “Ali Ahmeti tradhëtar”, “Mijallkovska drzhava (shtet Mijallkovi)”, “UÇK”,“Stop rasteve të montuara”, “Jemi evropian ” etj
Kim Mrhmrti kthill trurin ose mos dil ma me gjëra të tilla , se populli dinë me ndarë shapin nga sheqeri edhe se ti po e mundohesh ti futesh në një kategori të një kopeje delesh!!!???...



Reaguesi i shkrimit Asllan Dibrani publicist, krijues, piktor,humanist, ish i burgosur politik nën regjimin serbo-jugosllav dhe anëtar i kryesisë se Lidhjes së Shkrimtarëve artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi