Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDSHM kërkon nga FBI të bëjë hetim për rastin “Monstra”

Shko poshtë

LDSHM kërkon nga FBI të bëjë hetim për rastin “Monstra” Empty LDSHM kërkon nga FBI të bëjë hetim për rastin “Monstra”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 09, 2014 12:23 pm

LDSHM kërkon nga FBI të bëjë hetim për rastin “Monstra”


LDSHM kërkon nga FBI të bëjë hetim për rastin “Monstra” Largea_ldsh1404895497
Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni(LDSHM) ka kërkuar me urgjencë vëmendjen dhe përkushtimin e faktorit ndërkombëtarë pas tensioneve të fundit dhe revoltës së popullit shqiptarë në Maqedoni që u përballë me dhunën e aparatit shtetëror.
Dënimi i shqiptarëve me burgim të përjetshëm, sipas LDSHM-ës ishte kulminacioni i skenarëve të mirënjohura që gjithmonë si fajtor shpallin shqiptarët.
Sipas, LDSHM duhet urgjentisht asistencë ndërkombëtare për të rihapur dosjen e Smilkovcit dhe nisjen e hetimeve të reja pas situatës së tensioneve dhe rritjes së mosbesimit tek shqiptarët ndaj institucioneve.
LDSHM ka kërkuar sa më parë t`i bëhet ftesa FBI – Byroja Federale e Hetimeve apo një misioni evropian të modelit të EULEX në Kosovë për të hetuar vrasjen mizore, e cila pati një gjykim kontrovers, me pak dëshmi dhe me pretendime skandaloze të një hetuese maqedonase.
“Përfshirja e këtyre institucioneve prestigjioze ndërkombëtare do të ndihmojë zbardhjen e vrasjes makabre, për shkak të përvojës dhe ekspertizave të avancuara.
Ndërkohë, duket e qartë se në praktikë , drejtësia në Maqedoni reflekton qartë se është e ngarkuar me elemente dhe ngarkesa politike dhe etnike, pavarësisht retorikës deklarative.
LDSHM ka komunikimin e vazhdueshëm dhe lobimin intensiv me përfaqësues të administratës amerikane dhe Kongresit Amerikan, duke informuar mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni. Në këtë drejtim përshëndesim edhe thirrjen e përbashkët të SHBA, BE, NATO dhe OSBE për të gjetur gjuhën e mirëkuptimit ndëretnik dhe shmangien e akteve dhe skenareve destruktive.
Institucionet e këtij vendi po shfaqen dhe po dëshmojnë se nuk kanë kapacitete hetimore për të menaxhuar me sukses me hetimet, edhe në rastin e Smilkovcit.
Është momenti i fundit që Maqedonia si një vend aspirant për në NATO dhe BE të mos hezitojë për të kërkuar asistencë hetimore ndërkombëtare, me qëllim të dhënies së kontributit për normalizim dhe stabilizim të situatës së sigurisë dhe shmangies së tensioneve e dhunës që po merrë përmasa të paparashikueshme destabilizuese.
Për çdo vonesë apo tendenca të injorimit të këtyre kërkesave, vendi do të shkojë drejt një humnere të paqartë me tensione ndëretnike, ku përgjegjësia do të jetë mbi institucionet e këtij vendit”, thuhet në reagimin e LDSHM-ës.
 A.M
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi