Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën?

Shko poshtë

Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën? Empty Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 26, 2014 1:07 pm

Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën?


Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën? 562X315718350_FAHRI-XHARRA


Asnjë herë nuk më ka rënë të lexojë në shtypin tonë për Baskët apo Katalonasit e Spanjes ,asnjëherë nuk e kam parë të shkruar që flitej për jeten e berberëve në Algjeri.Kurdet as që i njofim. Pse nuk është shkruar?Pse kemi heshtur? A duhet të heshtim ? “Sa jemi të mëdhenjë” për të kërkuar diqka të “madhe” në botë?


Berberët janë të njohur që nga lashtësia faraonike nën emrat Lebu,Tehenu,Temehu,Meshkesh,dhe Kabil dhe që ende jetojnë në një territor të pa fund i cili fillon nga perendimi i Egjiptit.Sot popullatat që flasin gjuhen e tyre berbere jetojnë në një mori shtetësh Afrikane,Mesdhetare, të jugut të Nigjerit;pra nga Atlantiku e deri në fqinjësi me Nilin.Por,ky regjion i përmendur që e mbulon një pjesë të madhe të kontinentit të Afrikës nuk është i tëri berberfolës.Këtu gjuha kryesore është arabishtja.Grupet e berberëve janë të veçuara (izoluara) dhe që dimensionet dhe rendësia e tyre janë shumë të ndryshme.Grupet Kabile te Algjerise janë me qindra mijëra njerëz.Bloku Kabil është shumë i madh dhe mbi njëzët perqind i shtetit të Algjerisë.
 
Euskal Haria (toka Baske),aty jetojnë 3mil. njerez me gjuhë të tyre që jetojnë në veriun e Spanjes.Ishin historikisht te sulmuar për asgjësim nga Romaket,Vizigotët,Arabët,Frengët dhe Hispanikët.Pirinejët që e ndajnë Spanjën nga pjesa tjeter e botes, i bashkoj Baskët.Është edhe gjuha e vjeter baske që ata i bashkon dhe i ruan si të tillë.
 
Kush janë Kurdet? Një popull i madh musliman me një kulturë dhe gjuhë të veten e që jetojnë në Siri,Armeni,Iran,Irak,Turqi ku gjuhën e tyre e shkruajnë në tri alfabete, në një territor malor në Jug-perëndim të Azisë i njohur si Kurdistan (Toka e Kurdëve).Thyerja e Imperatorisë Osmane pas së cilës u krijuan një mori “kombi-shtetesh”,por jo një Kurdistan i cili mbet i ndarë nga terësija e tij.Tridhjetë milione Kurdë (një popull musliman jo Arab) jetonjë të ndarë në 5 shtete.
 
Slovakija,sipërfaqja më e madhe e këtij shteti është malore i rrethuar me harkun perëndimor të Karpateve,dikur pjesë Çekoslovakisë i cili ka 9.7%(?) te popullatës së saj Hungareze e mbi 5(%) Romale.
 
Kurse në Rumani  grupi me i madh etnik si pakicë janë Hungarezet me mbi 7 %(?)(shënime zyrtare Rumune).Shumica e Hungarezëve etnik ne Rumani jetojnë në krahinën e cila para vitit 1920 ishte pjesë e Hungarisë (Traktati i Trianonit).Sot ajo pjesë njihet si Transilvania me hungarezë etnik dhe me hungarishte si gjuhë amtare.
 
I ceka vetëm disa prej shtetëve që nuk na kanë njohur dhe që ne kushte te sotme gjeopolitike as që mund të pritet ndonjë njohje në të ardhmen e afërt.
 
Politika kosovare duhët të ketë së paku njohuritë minimale të diplomacisë ndërkombëtare.Si të kërkohet njohje për Kosovën,nga ato shtete që kanë problemet e tyre?Por,a është e jona qe të iu imponojmë atyre zgjidhjen e drejtë të pakicave të veta? JO.  Ne nuk jemi faktor i madh nderkombëtar : as ekonomik ,as demografik as ushtarak e as politik që ti drejtojmë punët e botës.Nuk është aspak e jona qe te lypim “drejtësi” për dikënd nëpër botë e aq më pak aty ku na ndërthuren interesat.
 
Jemi apo nuk jemi ata që me dekada kemi trokitur ne dyert e shtetëve te cilivizuara për të pasur pak mirësi për ne,për popullin tonë të shkapërderdhur?  Neve aspak nuk na takon që të nderhyjmë në punët e të tjerëve.Jemi ende në gëzhojen tonë dhe gjithësesi duhet ta ruajmë vetëvehten e të mos biejmë pre e ndikimeve mashtruese rajonale.
 
 Pjekuria apo më mirë të them papjekurija jonë politike,ishte në kohen kur Gadafi ishte “gjalle”dhe nga ai kërkonim përkrahje.Libia ishte kryekëput anti amerikane,e njohur për miqesinë e saj të madhe me Serbinë,miqësinë e trashëguar nga ish Jugoslavia.Gadafi ishte i brumosur me idetë e mosinkuadrimit, i përkrahur dhe shkolluar nga Jugoslavia, dhe i perkrahur nga Jugoslavia për të ardhur në pushtet duke e rrëzuar mbretin Idriz.  Ambasadat i kanë që nga viti 1963.Mjaftojnë vetëm keto dy-tri fjalë të shkruara për të mos rënë në lojen diplomatike të “myzhdeve” e lerë më një shtet si Kosova e cila duhet patjetër të kishte edhe shënimet tjera
Ju merrë mendja që Sudani do e njehë Kosoven së shpejti ? Po,Venezuela?Lerë e mos te flasim per Kuben Kastroike.A duhet te prishemi me SHBA-te dhe ta përkrahim   rrugën Chavezine, në rrugën e tij të “drejt” socialiste me kusht që Venezuela të na njeh?
 
Diplomacia është  “zanat “që mirret nga përvoja,trashëgimia,shkollimi dhe më së shumti nga  njohja e levizjeve ndërkombëtare dhe levizjeve gjeopolitike dhe interesave gjeostrategjik të botës.
 
Pse kaq nguti për Palestinën? Pse ne të jemi te parët? Fjala është për shqiptarët.Në keto çështje nuk ka “dhimbësuri”shpirtërore e as “simpati fetare” por ka menquri diplomatike. Vetëm lexoni deklaratat e të ambasadorëve të Iranit dhe të Palestinës në Beograd “ Kosovën? Kurr.”
 
Kur Mbreti Zogu dijti t`ia shpëton jetën edhe  Ajnshtajnit të madh duke e mbrojtur nga fashistët ,edhe ne dijmë të bëjmë  edhe ndonjë vepër më të madhe.
 
. E vërtetë.Por a jemi ne aq të mëdhenjë me ndikim e aq te fortë ushtarakisht që të prishemi me shpëtimtarët?  Mendojmë gjë më large ne ?
 
Edhe sikur të gjitha shtetet Arabe dhe ato te tjera muslimane do ta kishin njohur Kosovën gjer me tani;mendja e Greqisë, e Rumanisë e Spanjës,e Slovakisë,e Qipros etj. nuk do te iu kishte nderruar. Pra?




Një fjalë e urtë popullore kineze thotë : “Edhe pse ta di dhimbjen,por më shumë e dua vetëveten”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi