Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder R. Hoxha: Mbiemrat familjarë - llagapët (patronimet) e shqiptarëve në Mal të Zi - të diskriminuara

Shko poshtë

Skënder R. Hoxha: Mbiemrat familjarë - llagapët (patronimet) e shqiptarëve në Mal të Zi - të diskriminuara Empty Skënder R. Hoxha: Mbiemrat familjarë - llagapët (patronimet) e shqiptarëve në Mal të Zi - të diskriminuara

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 17, 2009 11:48 am

Skënder R. Hoxha: Mbiemrat familjarë - llagapët (patronimet) e shqiptarëve në Mal të Zi - të diskriminuara U1_SkenderHoxhaNë Malësi të Krajës:
MBIEMRAT FAMILJARË – LLAGAPET (PATRONIMET) E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI - TË DISKRIMINUARA

Shkruan
Prof. Skënder R. HOXHA

1. Ora letrare dhe përshtypjet në shkollën fillore “”Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros të Krajës

Në kuadër të jetësimit të projektit letrar “Marsh poetik nëpër Malësi”, organizuar nga Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Pejë, para disa ditësh, saktësisht më 30 prill të këtij viti, i bëmë një vizitë pune, përkatësisht mbajtëm një orë letrare në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros, qendër e Malësisë së Krajës. Përveç numrit të nxënësve që ishte relativisht i vogël, çdo gjë tjetër që pamë në këtë shkollë ishte për lakmi. Drejtori i shkollës, z. Beqir Berjasheviq, na drejtonte në mësonjëtore të pajisura mirë, në kabinete të lëndëve të ndryshme, në salla sportive të shkollës, në korridore, muret e të cilave ishin të stolisura me punime nxënësish (Gazeta e Murit), vizatime etj. Ndërkaq, revista vjetore “Valet” e nxënësve të kësaj shkolle, që kishtë lëshur shtat këtu e dhjetë vjet më parë, gjithashtu ishte shembull i shkëlqyer i shkollarëve të kësaj Malësije. Kryeredaktorja e revistës, profesoresha e zellshme e gjuhës dhe letërsisë shqipe në këtë shkollë, Aishe Gjeçbritaj, m’i dha të gjithë numrat e revistës “Valët”, nga numri i vitit 1999 deri në këtë të sivjetmin – 2009. Më gëzoi pa masë me këtë dhuratë të çmuar, për çka e falënderoj edhe publikisht. Ishin këto përshtypje që na la një shkollë në thellësi të kësaj Malësie, me një kolektiv të vyeshëm e të udhëhequr mirë, çka sforcon bindjen se aty ruhet dhe kultivohet fjala shqipe dhe kultura shqiptare…
2. Llagapet – mbiemrat familjarë të sllavizuar
Me të arritur në Pejë, nga kurreshtja, iu bëra një shfletim bukur të kujdesshëm, duke filluar nga numri i parë e deri në këtë më të riun… Revistë e lakmueshme, me rubrika interesante e të pëlqyeshme për fëmijët dhe jo vetëm për ta. Gjatë atij shfletimi vërejta se, si të thuash, çdo rubrikë ishte e qëlluar, e realizuar mirë dhe që i shkonte përshtati natyrës së revistës. Mirëpo, po gjatë atij shfletimi, më ndodhi edhe shqetësimi… Ajo që më bëri të ndjehem keq ishin mbiemrat familjarë, apo llagapet, siç u themi ndryshe, që kishin mbetur si mbeturinë e politikës diskriminuese serbo-malazeze që për qëllim kishte asimilimin e shqiptarëve duke ua ndërruar a hibridizuar mbiemrat familjarë, sidomos me anë të prapashtesave slave. Në vijim të këtij shkrimi, sipas një rendi alfabetik, po paraqesim mbiemrat (patronimet) që nxorëm nga kjo revistë, por do të jepim edhe trajtat e kryehershme shqipe të tyre:
(A):
- Ardoliqi ~ nga Ardi, Ardoli. (gjetëm: Ali Ardoliqi); por kemi shënuar edhe
- Ardolli ~ nga Ardi, këtu kemi formim me prapasjtesën turke –oll-i;
- Aruçeviqi ~ nga Aruçi, Aruçaj;
- Avdiqi ~ nga Avdi, Avdiu, Avdiaj;
(B): - Bajraktareviqi ~ nga Bajraktari;
- Bardiqi ~ nga Bardhi, Bardhaj;
- Berjasheviqi ~ nga Berjash, Berjashi;
- Biboviqi ~ nga Biba, Bibaj;
- Bogdanoviq ~ nga Bogdani, Bogdanaj.

(C): - Canoviqi ~ nga Canë, Canaj;
- Cenoviqi ~ nga Cenë, Cenaj;
- Cukoviqi ~ nga Cuka, Cukaj, por kemi gjetur edhe trajtat Cuka (Xhafer Cuka) dhe Cukaj (Hasan Cukaj) etj.;
- Curoviqi ~ nga Curr, Curraj;

(Ç): - Çejoviqi ~ mbase nga Çeja, Çejaj (?);

(D):- Dodiqi ~ nga Doda, Dodaj;
- Dragoviqi ~ nga Dragaj;
- Durakoviqi ~ nga Duraku, Durakaj;

(GJ):- Gjeçbitriqi ~ nga Gjeçbitri, Gjeçbitraj;
- Gjenasheviqi ~ nga Gjen, Gjenash-i, aj;
- Gjençiçi ~ nga Gjen, Gjenç, Gjençaj;
- Gjinoviqi ~ nga Gjin-i, Gjinaj;
- Gjonoviq ~ nga Gjoni, Gjonaj;

(H):- Haxhimuratoviq ~ nga Haxhimurati, Haxhimurataj;
- Hoxhiqi ~ mbase nga Hoxha;
(J):- Jahoviqi ~ nga Jaha, Jahaj;
(K):- Kalicoviqi ~ nga Kali, Kalaj, Kalicaj;
- Koliqi ~ nga Kola, Kolaj;
- Kovaçeviqi ~ nga Kovaçi;
(L):- Lekperiqi ~ nga Lekpera, Lekperaj;
- Lubanoviqi ~ nga Lubani, Lubanaj;
(LL):- Llagjeviqi ~ mund të ketë qenë Lagji apo Lagjeva (?);
(M):- Markasheviqi ~ nga Mark, Markaj, Markash;
- Markoviqi ~ nga Marku, Markaj;
- Marshiq-i ~ nga Marash apoMark-u;
- Maxhuriqi ~ nga Maxhur, Maxhuraj. Shih atje edhe vendbanimi (ojkonimi) Maxhuraj.
- Milloviqi ~ nga Milla, Millaj;
- Mujeziqi ~ nga Mujë, por edhe Mujezini …;
- Mujoviqi ~ nga Muja, Mujaj;
(P):- Perasheviqi ~ nga Pera, Peraj;
- Pereziqi ~ nga Perez-i, Perezaj;
- Perkoliqi ~ nga Perkola (që vjen nga Pren Kola), Perkolaj. Por kemi gjetur që edhe në Malësi të Krajës të gjallojë llagapi (patronimi) Perkolaj. Shih, Gjergj Perkolaj, në revistën e përkohshme informative, kulturore e shoqërore “Buzuku”, nr. 29, 2 prill 2009, f. 3.;
- Popoviqi ~ nga Pup, Pupova, apo Popaj;
- Prasheviqi ~ nga Preshi, Preshevi (?);
(R):- Ramusheviqi ~ nga Ramush-i, Ramushaj. Shih, atje edhe një fshat mban emrin Ramushaj;
(S):- Senikoviqi ~ nga Nikë, Nikaj, apo Seniku (?);
(V):- Vukoviqi ~ nga Vukaj. Por, atje kemi gjeetur edhe patronimin Vukaj, trajtë kjo e kryehershme. (Shih, Sanije Bardhi – Vukaj).
Patronime të tilla të cilat kërkojnë revidime, përkatësisht kërkojnë të kthehen në trajtat e tyre të kryehershme, veç këtyre që i shënuam ne, sigurisht që ka edhe të tjera… , që prekin thell në identitetin e shqiptarëve. Ndaj, pikërisht kjo çështje duhet të jetë ndër temat më të rëndësishme dhe me të ngutshme për ta zgjidhur shqiptarët atje…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi