Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enkel Demi:O Bab Myslymi, çunave t’partisë po i del tymi

Shko poshtë

Enkel Demi:O Bab Myslymi, çunave t’partisë po i del tymi Empty Enkel Demi:O Bab Myslymi, çunave t’partisë po i del tymi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 18, 2014 12:42 pm

Enkel Demi:O Bab Myslymi, çunave t’partisë po i del tymi Enkel

Enkel Demi:O Bab Myslymi, çunave t’partisë po i del tymi

Enkel Demi:O Bab Myslymi, çunave t’partisë po i del tymi 44c80e98-98ab-4e2d-b8d7-efc2fdd4789c---0-

Sa herë që të majtët kapin copa pushteti në Tiranë, e kanë me merak të harbohen më 16 shtator në katundin Pezë.
Simbolika e festës së Pezës, është krejtësisht komuniste.
Lihet mënjanë konteksti historik i ngjarjes, masturbohet mbi kufomën e shokut Enver dhe më pas, nis party: ku tymoset hashash, konsumohet alkool, kurse grupe të veçanta çpohen.
Festa nis me kujtimet e xhaxhi veteranit te foltorja, me tubues që mbajnë portretet e diktatorit dhe vijon me të rinj të hardallisur që as e qethin për konferencën e Babës, por kanë ngritur në zemër kultin heroik të DJ-it.
Në 16 shtator të vitit 1942, në Pezë u mblodh një konferencë e të gjithë forcave antifashiste, përfshirë këtu nacionalistët, legalistët dhe komunistët.
U arrit në një dokument, ku u ra dakord të bëhej rezistencë ndaj pushtuesit pa dallim feje, krahine dhe ideje. Pra, në këtë konferencë u arrit ndoshta një nga marrëveshjet më të rëndësishme të historisë tonë.
U vendos që shqiptarët të bashkohen ndaj një rreziku më të madh që ishin pushtuesit. Xhaxhi veterani ndoshta nuk e di fort bukur, por Enver Hoxha vinte pas Abas Kupit për nga rëndësia në këtë ngjarje.
Fill pas konference komunistët hartuan një strategji të tërë tradhëtie, falë dhe këshillimit të jugosllavëve serbë. Parimet e konferencës dhe luftëtarët antifashistë u lanë në baltë dhe në Shqipëri nisi lufta civile.
Si e kemi traditë u vramë më shumë me sho-shoqin se sa me pushtuesin.
Ndaj, sot pas 72 vjetësh, nuk bën mirë që rren xhaxhi veterani, çuni i vet dhe nipi i tij, se po na çajnë …
Enkel Demi:O Bab Myslymi, çunave t’partisë po i del tymi 60117_1
Enkel Demi:O Bab Myslymi, çunave t’partisë po i del tymi 16-shtator-2014-420x302
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi