FARUK TASHOLLI:TEATËR PARA TEATRIT

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI:TEATËR PARA TEATRIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Oct 22, 2014 10:48 am



FARUK TASHOLLI:TEATËR PARA TEATRIT
Vijnë politikanët me barqet e qitura
Mu si shtatëzënat në muajin e gjashtë,
Brenda aktorët me role të goditura
Pa parë ç'teatër po luhet jashtë?!


Ç`po ziejnë Otello, Romeo, Hamleti
Sa rëndë ndanë teatrin perdja e ngrirë,
Nga skena i ikur bredh Jago i shkreti
Në figura të gjalla jashtë i tëri i shkrirë!

Nga njëri shpirt në shpirtin tjetër
Hyn e del Jago fshehtas me magji,
Ka shekuj që luhet kjo lojë e vjetër
Veç unë, thotë, këtu, mbeta i ri!

Ceremoni të gjata përshëndetjesh
Buzëqeshje, lëvdata plot gënjeshtër,
Me zhveshje dhëmbësh e koka epjesh
Garojnë në hol kush del më mjeshtër.

Teatër i çuditshëm përpara teatrit
Pltronët, lëvyrësit,angërdufët në kor,
Kush janë kokultët, kush ballëlartët
Të ndahen me perde qenka zor!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi