ZEF PERGEGA:NEPER KULISAT E KARRIKES VEZET NGROHIN BIMBASHET E POLITIKES

Shko poshtë

ZEF PERGEGA:NEPER KULISAT E KARRIKES VEZET NGROHIN BIMBASHET E POLITIKES

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Nov 24, 2014 12:06 am





ZEF PERGEGA:NEPER KULISAT E KARRIKES VEZET NGROHIN BIMBASHET E POLITIKES


…a po ta ndine o jaran
me ta vjedh lirine
shka po don me than!


Keto gjashte muaj te zgjedhjeve ne Kosove vetem sa kam bere nje apo dy shkrime. Qendrova ne hetje si nderkombetaret. Ata mendonin: “Leri njehere shqiptaret apo munden te merren vesh ne paqe se ne lufte ishin bashke!” Po une si shqiptar e dija se shqiptaret jane te zot ne lufte dhe te egersuar ne paqe!
Pashe televizionet dhe lajmet e gazetave per marreveshjen e re? C’fare marreveshje o dorezi? Kjo eshte nje hipokrizi! Ja lajmi i shkurter, original, dhene nga nje gazete presticioze kosovare, qe fsheh nje bark ulkonje me djallezi!
“Marrëveshja për koalicion në mes të PDK’së dhe LDK’së u arrit sonte me ndërmjetësimin e Ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson dhe Presidentes Atifete Jahjaga. Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të LDK-së ditën e sotme 
Mustafa deklaroi se do të hyjnë në koalicion vetëm nëse kjo parti do të udhëheq me Qeverinë.
Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, pritet të bëhet President i Kosovës në vitin 2016, atëherë edhe kur i përfundon mandati presidentes aktuale, Atifete Jahjaga. Kjo është përfolur në vazhdimësi si një mundësi, në rast se do të arrihej marrëveshja PDK-LDK, e cila u arrit sonte.
Pas situatës politike të krijuar në vend, e sidomos pas asaj që ndodhi mes Bllokut, LDK ka këmbëngulur se në qeveri do të jetë vetëm me postin e kryeministrit. Ndërkaq për “lëshimin” e këtij posti, kishte kohë që PDK pati dhënë shenja. Derisa LDK kishte si kusht Kryeministrin, PDK në anën tjetër kishte kusht të jetë në qeverisje.”
Ky eshte informacioni qe na mberriti nga mjetet e informacionit ne Kosove
Pra mbas gjashte muajsh u arrit marreveshja per karriket e pusht-etit qe i ngjane nje lecke te shkyr te llustraxhinjeve te kepuceve me balte. Se ne balte u zhyten brylat . besa edhe ne gjak, per ate te shkrete pushtet?. Cope e vogel, por xhepi i madh!. 
Me kujtohen lajmet e luftes per liri. S’mund te gjeje, o jaran, ne ate toke nen Dhe e mbi Dhe njeri te fliste per karriere, sepse ate e shikonin ne drejtimin e plumbave, s’mund te gjeje njeri te fliste per fisin dhe katundin se ata ishin shkrire ne enderren e kombit per bashkim, s’mund te gjeje more vella njeri te fliste per brryla, per thika pas shpine se nuk te linte mesymja e armikut dhe drita e flurudhave, s’mud te gjeje njeri, o shqiptar, te fliste per inters, pazare shitje e blerje, per prona e pasuri se pasuria me e madhe ishte liria e pavaresia, ishte shteti i ndare nga shkjau, s’mud te gjeje, o bac, asnje more te fliste qofte edhe pas betejes te thoshte se ne nuk jemi per jeten e femijeve, nuk jemi per jetimoret, nuk jemi qe kur te dale dielli mbi vetull te UCk-se ti shderise te gjithe trashete e llogoret e Kosoves dhe aty mbillej filizi i barazise njerezore e respektimi i vetreaneve te ndeshjeve legjendare dhe gjaku i te reneve ta ushqente pemen e lirise
. Ato e dinin se heronjte bien, per liri dhe jo qe mishi e gjaku i tyre te behet ushqim per krimbat. Nuk mund te gjeje njeri qe shkoi me kumtin e ndergjegjes kombetare per liri amtare te fliste per enderra kollaresh, canta diplomtesh, as per krahina te shalonte krahinen tjeter si kali ne lame, as te vinte kohe e maskarenjve te thithnin si shushunjat gjakun e martireve. Po kush e besonte qe korbat e etur per minieren e arit te poltronit do te sillnin kohen e sixhadeve me bojna te haremeve sulltanore se rrugen e saj do ta pagezonin me emrin Sulltan?! Jo more jaran! Asnje nuk fliste me kete fjalor dhe as nuk i shkonte ne mendje, se vija e pare e zjarrit ishte te digjte kembet e armikut. As nje goje njeriu, luftetari, qe e ndante cigaren ne kater pjese, qe ndante buken me bashkeluftetarin, e ndante gezimin, sic mund te ndante vdekjen, e ndante kujtimin sic mund te ndante mollen e fshinte plaget me kemishen e trupit. I’a vinte vellaut te vrare canten e karikatoreve te koka, nuk fliste bre bajaraktar i kohes se gjarperinjeve te enderronte per poste ministrore, per detyra te larta, per grada si vula qe djegin lekuren e popullit!.
Jo more jaran i kohes se tkurrjeve te medha te ndergjegjes, ne llogore nuk fliste more kush, per rrjepje lekurash, per vrasje mbas kulisash, per autotitete te larta ne zhvatjen e pasurise kombetare, nuk bente more njeri ze se ai i duhej te rrinte zgjuar nate e dite me syrin ne shenjester, qe armikun ta qellonte ne kraharor dhe ta rezonte si horr. Ky ishte ideali, malli per token, respekti per martiret, ushqimi per jeten dhe shtetin e lirise dhe jo more per plagen e poshtersise, qe eshte derdhur si fontane e zeze ne shesh te Perishtines!.
Nga Amerika shkuan te luftojne , por edhe nga vende te tjera Europinane. Ata more njeri nuk folen per pazare, nuk celen ze per perfitime personale, per me nda placken e luftes, po si me e cue armikun ne teh te hutes. E tash bac, ka ardh koha me luajt kumarin, me qe heronjte i kemi nen kembe.
Pra i kjo LDK qe nuk levizte nga vendimet si thundra e mushkes ne lluc tash sipas situates politike te ndodhur ne bllokun e kesaj partie ka kembenguluar te marre postin e kryemministrit. E kryeministri ne detyre paska leshue pe per interesin e madh qe paska Kosova?!. Kembet e karrikeve u kane lidh arsyet dhe moralin njerezor, kombetar dhe politik!
Ajo qe eshte me me turpshmja ne kete lajm, qe qenka perfshire ne kete marreveshje: Pashaj i kryeministrise ne largim, pas dy vjetesh te pushtoje sanxhakun e Presidences! Keto lajme bajate, ku ne katakombet e fjales levizin minje qe te shkyejne per pare, te bejne te kuptosh se niveli intelektual dhe professional eshte si nje rruge e celur nga kembet e dhive te egra dhe Kosova nuk ka kurrfare intelektuali ne kete fushe! Jo, jo kete nuk e pranon kush!
Kjo levizje e LDK-se as me shume dhe as me pak ka qene dhe do te mbetet turpi i politikes Kosovare ne keto 15 vitet e fundit. Cdo njeri pyet sic pyet nje nxenes i klases se pare tek meson abc-ne shqipe. Po pse o njeri qe i ke hypyr mushkes xanxare te liderit u deshen gjashte muaj te besh kete marreveshje, kur e pate me te lehte ta beje qe te nesermen? Po po, ndodhin ne jete ngjarje per te provuar karakaterin. Ate karakter qe i mungoi sot e do ti mungoje edhe neser politikes dhe shtetit te ri te Kosoves , perderisa sa i ndajn e si bakllava e vitit te ri postet ministrore dhe nata qe nuk largohet nga vujtja per buken e femijeve s’ka c’fare tu ndaje mengjezeve te udhes se gjate.
Tek po mbyll keto rradhe pashe ne television nje turme njerzish qe e kishin hedh nje politikan ukrahinas ne kazanin e plehrave!
Per karrike pazare-terhiq nga vetja si shkymje laskaresh e populli i shkrete zgurdullon syte!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi