Lavdrim Lita:Nga Stambolli apo nga Brukseli?

Shko poshtë

Lavdrim Lita:Nga Stambolli apo nga Brukseli?

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jan 14, 2015 5:48 pm


Lavdrim Lita:Nga Stambolli apo nga Brukseli?



E çuditshme, por e vërtetë. Jetojmë në një kohë ku fjalët e politikanëve nuk merren më seriozisht si më parë.
Fjalimet e kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, kryeministrit, Edi Rama dhe presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Junker, në vitin 2014 janë veçse materiale arkivash.
Mirëpo e kundërta duhet të jetë. Fjalët e kryeministrit turk në Shkup, Ahmet Davutoglu, kaluan pa shumë vëmendje të madhe politike. Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në vizitën e tij në Çarshinë Turke të Shkupit më datën 21 dhjetor, në kryeqytetin e Maqedonisë deklaroi se, “Mjafton të na ftoni dhe ne nuk do t’ju lëmë bosh asnjëherë dhe asnjë forcë nuk mund ta ndajë Stambollin nga Shkupi. Mos harroni asnjëherë se keni nga mbrapa 77 milionë vëllezër”.
Në pamje të parë kjo fjali mund të duket rutinë dhe pa ndonjë ngarkesë të madhe politike, por në të vërtetë ishte shumë sinjalizuese. Kryeministri turk tha se, “asnjë forcë nuk mund ta ndajë Stambollin nga Shkupi”.
Tani njerëzit që kanë bërë pak gjeografi e dinë se kryeqyteti i Maqedonisë është Shkupi dhe ai i Turqisë është Ankaraja dhe jo Stambolli. Në lëndën e historisë, Stambolli përfaqëson kryeqytetin e Perandorisë Osmane, e cila deri në fillim të shekullit të XX sundonte dhe administronte rajonin e Ballkanit. Pra, referenca e Davutoglu-s nuk mund të shikohet si një lapsus, por si një shprehje e “Thellësisë strategjike”, pra, referencë e librit të tij të njohur për rilindjen e Perandorisë Osmane nga hiri i historisë.
Gjerësia strategjike e fjalëve të Davutoglu-s shtrihen në të gjitha tokat dikur të pushtuara dhe të administruara nga Porta e Lartë. Ndërsa është e pamundur që rajoni ballkanik të pushtohet sërish me armë dhe të administrohen më ushtri, kryeministri turk përdori fjalë për joshjen e elitave mediokre me forcë negociuese për të rilidhur fijet e vjetra.
Për këtë arsye, kryeministri turk deklaroi në Shkup se, “Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë”. Turqia prej vitesh është duke punuar për fuqizimin e ndikimit të saj në Ballkan dhe këtë gjë po e bën edhe nëpërmjet kulturës, ekonomisë dhe politikës.
Sigurisht, rilindja e Perandorisë Osmane në rajonin tonë është tërheqëse për shumë liderë me prirje autoritare, aspak demokratike, që e ruajnë një alternativë ndaj standardeve të larta të kërkuara nga Bashkimi Europian.
Për shembull, fjalimi i fundit i Edi Ramës në Prishtinë ishte një shkelje syri dhe një soj kërcënimi për Europën. Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se, “…për të bërë që BE-ja ta kthejë kokën nga ne si shqiptarë dhe si rajon, dhe të ndahet nga frika që shprehet me lodhjen nga zgjerimi. T’i ndihmojmë të kuptojnë se kërcënohemi nga lodhja nga durimi, dhe ne si shqiptarë e dimë se çdo të thotë kur ne ballkanasit lodhemi nga durimi, nuk ka më bashkësi ndërkombëtare që i fut prapë në vathë për të bashkëjetuar me njëri-tjetrin si dele të urta”.
Në rastin më të mirë kjo deklaratë mund të merret si një lajthitje e momentit, ndërsa në rastin më të keq, si të kalkuluar për të gjetur paraprakisht një alibi për ngecjen në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. 
Për të paktën 5 vjetët e ardhshme nuk do të ketë një zgjerim të Bashkimit Europian dhe ky në fakt është një premtim fushate i bërë nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Megjithatë, Z. Juncker shtoi se, gjatë kësaj periudhe, "Ballkani Perëndimor do të duhet të mbajë një perspektivë europiane". Mirëpo, ky vendim i Bashkimit Europian për t’u thënë vendeve kandidate dhe jokandidate se duhet të harmonizoheni me kriteret e Kopenhagenit, pra kritere të forcimit të demokracisë, pavarësisë së institucioneve e shtetit ligjor, dhe jo të bëhen reforma në letër është përkthyer shtrembër në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Madje, disa nga vendet e rajonin i kanë sinkronizuar zemrat e tyre me telenovelat turke.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi