Asllan Dibrani:Beogradi ka synim pasurinë dhe resurset e Trepçës dhe të Kosovës

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Beogradi ka synim pasurinë dhe resurset e Trepçës dhe të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jan 20, 2015 7:19 pm

Asllan Dibrani:Beogradi ka synim pasurinë dhe resurset e Trepçës dhe të Kosovës





Propozimet e Qeveria e Serbisë që po insiston që për fatin dhe të ardhmen e “Trepçës” të vendoset në dialogun midis Prishtinës e Beogradit, në Bruksel. Diçka absurde e pa logjikshme dhe e pa kompromis nga vet fakti dhe pozicioni gjeografik i këtyre resursevese ku gjenden në thellësitë e Kosovës.


Edhe zyrtarisht Vuçiq ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë do të insistojë që çështja e “Trepçës” të diskutohet në kuadrin e bisedimeve që pritet të vazhdojnë në Bruksel!?
A thua çka te bisedohet për pasuritë tona kur ato janë dhe kanë qenë pronë autoktone e shqiptarëve e Ilirëve dhe e Pellazgëve edhe pa qene fare, fara sllave në Ballkan.
Nëse ne duhet të bisedojmë për resurset e vlerave dhe pasurive ton duhet të flasim në Bruksel për ato pasuri qe u okupuan nga Serbia ne tokat tona që nga Novipazari , Nishi, Leskovci , Vranja dhe rajoni i Toplices si tërësi qe ishte shqiptare hiq ma larg së 1878!
Vuqiqi ma tutje thekson “Temën e pronësisë në Bruksel nuk e kemi hapur ende duke pretenduar në Trepçë, në Brezoivicë, Liqenin e Gazivodes dhe resurse tjera duke pretenduar qe shqiptarët të mbesin shkuarave dhe maleve.
Vuqiq duhet ta dijë se ka perënduar koha e krajleve të Serbisë qe deri ne vitin 1955 janë kolonizuar tokat tona me serb e malazez andaj harroje ketë ëndërr aq brutale dhe të rrezikshme. Pa marre parasysh lidershipin kosovar se a do te jete e afte që të mbroj tokat e veta në tavolinat e Evropës, populli i Kosovës nuk do të lejon ma pazarllëqe me tokat tona të shenjta dhe resurset tona me renome ndërkombëtare siç është Trepça.
Parulla "Trepça puno, Beogradi ndërto" ka perënduar zotërinj nga Beogradi dhe politikan kosovarë të pa vlerë që keni lejuar deri këtu të vije kjo situate aq e pa nder edhe nga ju lidershipi kosovar!
Cenohet territori i ynë me plane aq agresive dhe zyrtaret e Kosovës nuk reagojnë!
-Është për tu çuditur me zyrtarët e Kosovës dhe organet gjegjëse në Kosovë, përse nuk e alarmojnë ketë akt aq brutal dhe të pa presidence të Serbisë , kur cenohet territori i ynë me plane aq agresive! Ky akt i vrazhde tingëllon në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. -Kombinati dhe Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të Mitrovicës. Mitrovica është pa dyshim ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë dhe për Kosovën, por edhe në gjithë Gadishullin Ballkanik e më gjerë, për nga pasuritë minerale.
Trepça është një minierë me një histori të lashtë, që atëherë, pasuritë e Kosovës shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët, më pas nga bizantinët, sasët, turqit dhe së fundi nga okupatori serb. Që në kohërat e lashta është ditur për vendburimet polimetalore të sulfureve të plumbit, zinkut, argjendit, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme .
Kompleksin industrial dhe miniera e Trepçës së Mitrovicës kishte rreth 23.000 të punësuar deri në vitin 1989, para se ta pushtonin dhe uzurponin forcat serbe!
-Këtë e kanë vërtetuar zbulimet e shumë punimeve të vjetra minerale, galeri, puse, vegla të punës, që janë përdorur në kohëra të ndryshme gjatë shfrytëzimit të mineralizimeve të këtyre llojeve , si dhe mbetjet e gjurmëve nga shkrirja e tyre. Kompleksin industrial dhe miniera e Trepçës së Mitrovicës është një kompleks industrial, qe kishte rreth 23.000 të punësuar deri në vitin 1989, para se ta pushtonin dhe uzurponin forcat serbe.
Kompleksi i minierave të Trepçës është pjesa më e vlefshme e tokës në Ballkan dhe ka një vlerë prej së paku 5 miliardë dollarë amerikan . Ky gjigant dhe pasuri është "Zemra e Kosovës". Trepça ka 17 miliardë tonë rezerva të thëngjillit qe konsiderohet një ndër kombinatet ma të mëdha në Evropë. Kapacitetet e rafinerive të plumbit dhe zinkut në Trepçë zënë vendet ndër të parat në botë.
Në këtë kombinat u nxorën dhe u përpunuan xehet kryesore siç ishte koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar dhe aliazhe të plumbit, argjend, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid fosforik, plehra superfosfati, akumulatorë, bateri nikelkadmiumi, municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte prej llamarinës, materiale elektrokontakti, vagoneta, elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe pjesë rezervë për metalurgji dhe xehetari e produktet të tjera.
Aktualisht, Trepça nuk prodhon ma si pasojë e luftës me çka konsiderohet i domosdoshme një regjenerim i pajisjeve të reja nga të cilat regjimi serb me të ikur i plaçkiti dhe i dëmtoj shumë.
Kjo ndihet mjaft keq në prodhimin e përgjithshëm industrial të Kosovës dhe në eksport, sepse pjesa dërmuese e produkteve të Trepçës eksportohej në shtetet e Evropës dhe në botë, por fatkeqësisht e eksploatuar dhe e shfrytëzuar nga Beogradi edhe nga ish regjimin jugosllav.
-Për riaktivizimin e Trepçës nevojitën investime të mëdha, të cilat duhet të sigurohen nga partnerët ekonomik i jashtëm dhe të brendshëm qe duhet sa ma shpejt te mobilizohemi në nivel kombëtar duke shfrytëzuar edhe potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe biznesmenëve shqiptare, kudo që janë për ta ringjallë këtë Kombinat me vlere të mëdha.
Trepça në ish Jugosllavi u llogaritur me një vlerë për 70 për qind te të gjithë pasurisë së minierave jugosllave sa i kishte ne atë kohë.
-Mos pajtimi dhe rezistenca e sotme serbe për mos humbjen e Mitrovicës lidhet sesa ishte nën okupimin e saj Kosova, prodhimi industrial i Kombinatit Trepça ishte ndër eksportuesit kryesorë të ish- Jugosllavisë.
Sipas një studimi , në nëntokën e Kosovës , janë depozitat e mëdha të fshehura nga linjiti, plumb, zink, metale , ari, argjendi dhe të naftës , me një kapacitet mbi 17 miliardë ton qymyr siç e cekem edhe ma lartë .
Sipas dëshmive dhe të dhënave ,epet ky rezultat qe suksesi më i madh i kombinatit të Trepçës u arrit në vitin 1983, atëherë kur Trepça eksportoi mallra me vlerë prej 103 milion dollarë , që pos rrogave të atyre punëtoreve të krahut, Kosova asgjë nuk ka përfituar as që ka shkuar në buxhetin e saj !Dihet botërisht se ari dhe xehet e Kosovës kalonin transit nga uzinat e saje drejt Beogradit me çka me kujtohet parulla e studentëve të ngjarjeve të vitit 1981"Kosova puno, Beogradi ndërto" .

Kapitali i Trepçës ishte si garant i shumë kontratave qe i lidhte ish Jugosllavia dhe Beogradi me shtetet tjera. Fatkeqësisht kjo minierë u shfrytëzua nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga populli autokton i Kosovës.
-Para fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s në pranverën e vitit 1999 ,qeveria jugosllave tentoj ta privatizojë Trepçën . Në vitin 1998 , pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare qe i kishte ajo u përpoq ,ta marre në shfrytëzim me një partneritet të një firme greke "Mytileneos Holdings SA metale grup". Sipas shënimeve , Mytileneos ka nënshkruar disa kontrata me agjencinë serbe të tregtisë së jashtme, me shuma parash marramendëse, sikurse qe po tenton tash ta luaj një aktrim të njëjtë!
Këto manovrime të politikës serbe , siç shihet po hedhin paqartësi pran opinionit botëror , nga një neglizhencë e stafit politik të Kosovës . Qeveria e Kosovës është ma e udhës të debatoj në parlamentin e vet dhe në Kuvendin e Kosovës për një gjë shume serioze dhe shumë madhore se sa te debatojnë për tema shterpë edhe boshe të pa vlera !Qeveria e Kosovës nuk duhet me anashkaluar "Kombinatin Trepça" ajo është ardhmëria e Kosovës.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi