Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhafer Leci:Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në Kosovë

Shko poshtë

Xhafer Leci:Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në Kosovë Empty Xhafer Leci:Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 03, 2015 2:40 pm

Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në Kosovë


Xhafer Leci:Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në Kosovë Leci_jan_20153-199x300

Si ka mundësi një politikanë i ri i papërvojë, me një fjalë ta shkatrrojë Kosovën ?

Nga Xhafer Leci

 

Beogradi përmes Sigurimit Sekret, duke e njohur shumë mirë mentalitetin dhe ndjeshmërisë shpirtërore të shqiptarëve, që për një plesht e djegin jorganin, e ka përgaditur Aleksandër Jabllanoviqin që t`i fyejë nënat shqiptare në pikën më të ndjeshme, të cilat qe 15 vite janë duke pritur eshtërat e pa gjetur e më të dashurve të tyre.

Beogradit sot i kovenojnë më shumë se kurrë trazirat në Kosovë, sepse ne shqiptarët me gabimet tona jemi duke larguar simpatinë e miqëve tanë amerikanë e perëndimorë, ndërsa Serbia me mjeshtëri është duke u bërë partnere e miqëve tanë.
E kam thënë dhe përsëris, se Begradi për synim ka aneksimin e Trepçës dhe Ujmanit të Gazivodës. Amerikanët, anglezët dhe gjermanët janë duke na bërë me dije se në Bruksel nuk duhet të bisedohet fare me Serbinë për Trepçën, e as për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Kjo që po ndodhë këto ditë në Kosovë i përngjanë ngjarjeve nga trazirat e vitit 1997 që, nuk ishte krejt në pyetje ajo tragjedi piramidale, por trazirat ishin të mirëorganizuara nga sigurimet sekrete, serbo-greko-ruse, për shkatrrimin-përmbysjen e Shqipërisë. Njësoi ndodhën edhe ngjarjet e vitit 2004 të cilat e shtynë njohjen e pavarësisë së Kosovës, cila ishte përgaditur të ndodhë më 2005, e që u shty- ndodhi në vitin 2008-të..! Ato tarzira të dhunëshme vetshkatrruese për vendin tonë të vitit 2004, i patën kushtuar shumë milona euro qeverisë së Bajram Rexhepit atëherë, dhe po kështu do i kushtojnë edhe qeverisë së Isa Mustafës tani.

Ku e ka ate buxhet Kosova të meremetojë këto dëme të pa nevojshme, kur populli nga varfëria është duke lëshuar Kosovën me të madhe, që edhe kjo është një pasqyrë shumë e keqe për Kosovën para botës..

Xhafer Leci:Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në Kosovë Kosova_mani

Këto ditë prita që mos po del me një deklaratë Rexhep Qosja dhe po i quanë këto trazira në Kosovë, “Revolucioni i Vonuar Demokratik”, siç pati vepruar në vitin  1997, kur Shqipëria po kallej flakë..!

Opozita e revolvuar, është duke shfrytzuar situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Kosovë më shumë për pushtet se sa për dhimbjen e nënave, të cilat kanë vuajtur edhe atëherë kur fare nuk kemi dëgjuar për Jabllanoviqin.

Edhe nëse ky Jablanoviq, shkarkohet nga Qeveria e Kosovës, në vend të tij do të mund të vie një Jablanoviq tjetër, cili përësëri për hesap të Serbisë mund të na provokojë. Shtrohet pyetja; a duhet që neve përsëri për një fjalë ta shkatrrojmë Kosovën dhe Bota të na quajë njerëz të dhunës, të ikin investitorët, mos të ndjehen të sigurta as diplomacitë e huaja në vendin tonë…etj ?
Ku ishin këta që po protestojnë tash e 15 vite ? A mos qenka dashur të presim që Jablanoviqi me një fjalë të tij antishqiptare, të na organizojë protestat e dhunëshme dhe vetëshkatërruese për Kosovën ?!  Mos do të thotë kjo se shqiptarët vetëm kur i ofendon dikush dijnë të revoltohen dhe me dhunë të versulen kundër institucioneve dhe vendit të vet, gjoja për të nderuar, respektuar e mbrojtur nënat e shumëvuajtura!

Gjithë Bota demokratike lejonë dhe toleronë protesta të qeta, por jo të dhunshme.
Demokracia  me ligje, rend dhe rregulla ka për detyrë të mbrojë popullin, pasurinë…
Për mendimin tim këto protesta më shumë janë duke u zhvilluar në shenjë hakmarrje, pse Isa Mustafa, u largua nga ish Bloku dhe bëri koalicion me PDK-ën, që edhe unë në një shkrim timin të mëhershëm pata shkruar kundër Isa Mustafës, pse u largua pas disa muajve nga Blloku dhe bëri koalicion me PDK-ën ?!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi