Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me selfie lajmërojnë se kanë mbërritur në Hungari

Shko poshtë

Me selfie lajmërojnë se kanë mbërritur në Hungari Empty Me selfie lajmërojnë se kanë mbërritur në Hungari

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 09, 2015 1:34 am

Me selfie lajmërojnë se kanë mbërritur në Hungari
Me selfie lajmërojnë se kanë mbërritur në Hungari Thaciii
Hajrush Teli, i cili ishte nisur në rrugën ilegale të emigracionit në Hungari, është befasuar kur ka parë se në një foto të postuar në Facebook i kishte bërë 5632 like, 24 share dhe 231 komente.

“Kjo është hera e parë që unë i kam pas në një foto më shumë se 20-30 like“, ka thënë Teli, i cili ka bërë të ditur përmes Facebookut nga stacioni i Budapestit.

Por pas asaj fotografie gjithçka kishte ndryshuar.

“Krejt kot tu bë një foto vendosa ti tregoj familjes që jam shëndosh e mirë dhe e pash që po funksionon. Të njëjtën gjë kanë nisur ta bëjnë edhe shumë të tjerë duke postuar foto të ndryshme nga kalimi i kufirit, por edhe vendet e tjera ajo na ka ndihmuar për udhëzime“, ka thënë një emigrant tjetër, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Emigrantët kosovarë kanë filluar të postojnë foto dhe kanë themeluar grupin “Qysh me dal në të zezën në BE”, i cili për momentin ka rreth 60 mijë ndjekës në rrjetin e Facebook-ut.
Trendi i kosovarëve me telefona të mençur e ka zbutur pak situatën dhe ka ndihmuar edhe familjet të qetësohen. Tashmë është bërë trend që të gjithë azilantët nëpërmjet fotografisë selfie po lajmërojnë se ku janë dhe si është gjendja e tyre. Shumica e kosovarëve në kampet e Hungarisë janë të pajisur me telefona të mençur sikurse iPhone ose Samsung.

“Kemi qenë duke pritur një lajm nga djali jonë që ishte nisur për në Hungari para tri dite. Asnjë informacion se kena pas prej tij. Por në ditën e tretë e pamë në Facebook një foto të djalit që e kishte bërë vet”, tha një nëne e cila nëpërmjet selfie fotografisë e kishte marrë vesh se djali i saj kishte mbërritur gjallë e shëndosh në Hungari.

Kukunews ka biseduar me disa nga emigrantët të cilët nëpërmjet fotografisë selfie u kanë lajmëruar familjarëve të tyre për vendndodhjen e tij.

“I kam shitu krejt çka kam pas në Kosovë, edhe me veti e kam marrë veç iPhone-in. Veç qeky iPhone më ka mbetur”, tha një emigrant që deshi të mbetej anonim.

Një tjetër tha se me selfie është mënyrë më e mirë dhe më korrekte për të lajmëruar se ku ndodhen.

“Me slefie po i tregon se je mirë e shnosh. Edhe masi krejt i kemi shit në Kosovë, me këtë iphone bile me përdorë. E nëse kthehemi në Kosovë duhet me ja nis prej zeros se nuk e di çka muj me bo me 1 iPhone”, tha një emigrant kosovar.
Me selfie lajmërojnë se kanë mbërritur në Hungari Kukunews-logo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi