Asllan Dibrani:Zotëri ministra dhe z.Stavileci çfarë gjykimi e kish prit nga ju Mixhën Ramë me 25 fëmijë?

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Zotëri ministra dhe z.Stavileci çfarë gjykimi e kish prit nga ju Mixhën Ramë me 25 fëmijë?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Mar 02, 2015 12:26 am

Zotëri ministra dhe z.Stavileci çfarë gjykimi e kish prit nga ju Mixhën Ramë me 25 fëmijë?



Nga Asllan Dibrani

 

Blerand Stavileci, “Ministrit i  Zhvillimit Ekonomik”,  i cili në emisionin Interaktiv të KTV  me deklaratat e tij i ngjasonte disa komunisteve  serbo-shqiptarë në kohen e ish-Jugosllavisë?Kur  mbronin organet e shtetit të Jugosllavisë-Serbisë , ata  i denonconin   shqiptarët e varfër si antijugosllav të  nxitur  nga irredentizmi shqiptarë  që kishin shume fëmijë, gjëja se  kanë dorë në shtimin e popullsisë në Kosovë me qellim te rrezikimit  jugosllav!. Deklarata e Stavilecit i  ngjashme me ato te çetnikëve dhe bashkëpunëtoreve shqiptar   asaj kohe! Edhe çetnikët serbë kërkonin që shqiptarët nuk duhet të kenë shumë fëmijë ,sepse po e rrezikojnë Serbo-Jugosllavinë komuniste  që gllaberoj tokat shqiptare. A thua është kjo koincidencë, apo ndoshta Blerand Stavileci është ndonjë pinjoll i komunizmit serbo-Jugosllav, le të mbetet ta  bëjnë organet kompetente nëse  kanë  guxim tu shpallin luftë  të  apostrofuarve që për çdo ditë kanë filluar ta  qesin kokën në shërbim të Serbisë!!!



Ministrat e Isa Mustafës e lëshojnë  deklarata si lopa bajgën !!!



Kosovës po i  ndodhe si shpesh, ajo fjala e urtë popullore një budalla e hedh gurin në bunar(pus) njëqind nuk munde ta nxjerrin!  Apo fjalën fjala tjetër  e lëshon  si lopa bajgën vend e pa vend!.


Edhe ky ashtu veproj’?. Ashtu  e lëshoj bajgën  nga goja  në vende të merremi me punë shumë më madhore, tash po na duhet me u marre me një deklaratë absurde të një të  pa afti, një  politikani qe vërtetë  qe rastësia  po i sjell në vende kyçe politike. Është dashtë deri tani të jap dorëheqje të menjëhershme sepse kështu   paaftësia e tyre ka filluar të dal për  lendinë .



 -Ky dhe tjerët si ky do të ishte fat sikur,  të largohen nga organet e Kosovës sepse, vet praktika tregon masë miri se  në ç’mjerim  dhe  çfarë shkatërrimi   i sollën Kosovës dhe ua irrituan  shqiptarëve atdheun?!. Këta janë që imponuan demonstrativisht  ta  lëshojnë  Kosovën populli!!!. Këta janë edhe shpresën ua morën shqiptarëve të shumë vuajtur në pritje ,se një ditë  do t’i ngroh dielli edhe këta  pakëz .



A thua se çdo herë duhet   një Kolë Shrokë të jetë   kujdestar si ky injorant  i   leksikoneve  edhe  për  seks  ndaj  qytetarëve  të Kosovës në sherbimin e Serbisë?



“Ata që kanë 300 euro të ardhura mujore nuk duhet të bëjnë nga 7 fëmijë”, ishte një pjese e dekoratës së ministrit dhënë në emisionin televiziv “Interaktiv” të KTV-së. A thua se çdo herë duhet nga një Kole Shrokë të jetë   kujdestar si ky injorant  i   leksikoneve  për  seks  ndaj  qytetarëve  edhe se kur me fjet me gratë  apo burrat e vet. Sipas tij  këtu duhet të   jenë   dy klasa të varfrit që duhet  me lind pak fëmije, pak seks,pak  ushqim me ngrenë  është fjala për ata që i kanë të ardhura  vetëm 300 Euro.



Çka i kish bërë ky  ministër  mixhës  Ramë nga  nga  Danisheci  me 25  fëmije i , axhës Bilall edhe ai nja 15,axha Selim nja 13  fëmijë ???



Hej more   ministër , po çka me i bere  banës Feti qe na lindi  7 fëmijëve,ai pa punë ka qenë po na shkolloj dhe secili  u shpërndamë  në interesat e vendit dhe ne shërbimin e tij.Ai kurrë se ka marre edhe nje grosh nga ish okupatori se i pa punë ishte dhe vdiq  Po lind pyetja tjetër,  se çka i kish bërë ky  ministër  mixhes  Ramë nga  nga Danisheci  qe e njoh dhe  25  fëmije i ka  pas. Po axhës Bilall edhe ai nja 15,axha Selim nja 13  fëmijë. A  thua se çfarë gjykimi i kish prit ata , nga këta  ministra. O baca Ramë e axha Bilall, axha Selim e ju të tjerë me shumë fëmije   zoti ju ka shpëtuar qe  ju mori shpirtin  dhe vdiqët  pa ardhë në pushtet  këta alamet   ministra në qeverinë aktuale se ku me dit se cfar gjykimi kishit m e pas.  Me ligjet  e  tyre paskan pas me ju  qit në konop për gjithë ata fëmijë  dhe  gjithë atë seks qe e keni bërë  me gratë e juaja !!!.



Lind pyetja  tjetër se   çka me bërë ata të pa punët afër 60 % e popullatës  janë të pa punë .Sipas ministrave të Isa Mustafes  këta duhet  privuar nga seksi, kurr mos me bërë seks ,me, gratë e tyre as me lind  fare  fëmije… Sipas  zotit Stavileci këta duhet të pajtohen me fatin  e varfërisë dhe të  zhduken nga kjo botë e mos ti bëhen barre këtyre të pasurve dhe ministrave të tanishëm dhe të pasurve!!!.


 Pra, sipas  planimetrisë zhvillimore të ministrit ekonomik kjo  është raciste, antishqiptare dhe diskriminuese , kur  dallon popullin këtu në të varfër pa të drejt  dhe të pasurit  me të drejtë   lirie që të  kenë     fëmijë sa të duan pa limit!?.    -Ky ka shkuar sipas   leksikoneve të  disa hoxhallarëve antikombëtar dhe  degjenerues kur  ligjërojnë se “Një burrë ,ka drejt me i pas   7 gra. Me 7 gra me  pas  seks!!!. Edhe  më shumë  gra bile për ata  që kanë pare edhe 72 gra me i bërë  ,s’paska kurrfarë problemi ! Qenka e lejueshme sipas  kuranit? . Ndërsa ai që  s’ka  pare , me mbet edhe pa as një  grua. Ata  që s’kanë  pare  as edhe njëherë  nuk u lejohet me shijuar   aromën e dashurisë   e lere qe ta ketë në shtrat ndonjë     grua me fjet me të e me pas fëmije…







Kjo deklarate diskriminuese, qon në injorancë të pa presidence nga ministëra të këtillë.   Sepse në “Shtetin e Blerandit, privilegjohen dhe çmohen  shqiptarët dhe kriminelët e pasur, të cilët ministri Stavileci i lejon të lindin fëmijë sa të duan .Sa të duan gra!  Sa të duan liri  sa te duan para pa kufi.




O zotëri ministra a ti mbyllim sytë pranë këtyre deklaratave  skandaloze  qe vetëm klasa politike  e Kosovës din t’i  linçoj dhe t’i  lëshoj  me një papërgjegjësi?.

Ministra t’padijshëm e pa ide kreative, plot mllefe e komplekse, urrejtje na etiketojnë  ne gazetarëve si “Qëllimkëqij” që shohin veç zi… O zotëri ministra a ti mbyllim sytë pranë këtyre deklaratave  skandaloze  qe vetëm klasa politike  e Kosovës din t’i  linçoj dhe t’i  lëshoj  me një papërgjegjësie!’?.


Sipas Blerandit, njerëzve të varfër nuk duhet  tu  jepet rast të lindin, sepse, i varfëri sipas  teorisë së tij prodhon  varfëri. Ky ministër në vend se të merren me zhvillimin ekonomik , shkollimin  e femrës,  ngritjes se saj në planin emancipues dhe edukativ   ai merren me    paragjykime  apo me debatin e   misionareve aziatik  si  ministrit Ferid Agani për vënien e shamisë në kokë . O jo, jo, dhe jo, këtu ka të bëje mor injorant me ligje plane  ekonomike ,zhvillim  edukativ dhe  arsimor ngritje  ne te gjitha nivelet.



Ju luftoni ta keni një  femër shqiptare   të pa ditur   dhe tu lajnë këmbët e qelbura  në mbrëmje duke vrapuar pas hajnisë ,  tenderëve dhe kriminalitetit tërë ditën!?.



Të     ngitet standardi familjar, atëherë vetvetiu vjen  vetëdija  dhe vet populli  vendos se sa fëmijë me i bërë! Sa herë me fjetë me gra  e tyre etj etj  .Ju keni prodhuar analfabet në ketë popull . Edhe Kuvendi i Kosovës ka të tillë sa të duash!. Ju luftoni ta keni një  femër shqiptare   të pa ditur   dhe tu lajnë këmbët e qelbura  në mbrëmje duke vrapuar pas hajnisë   tenderëve dhe kriminalitetit tërë ditën. Ju s’keni kohë të merreni me zhvillimin  e kësaj shoqërie në arsim , kulturë dhe edukatë,   po edhe në ekonomi!. Po ky ministër mori rroge 6 muje, pa bëre asgjë e tash del e flet për standardin dhe planifikimin familjar me  aq varfëri brutale qe ekziston. E pyesim zotin ministër se ku janë  shtesat femërore ,ku është mjekimi, ku është arsimi, ku është kultura ,ku janë benificionet  tjera  apo sigurimi shëndetësor?.   Këto kushte duhet ti ketë Kosova pastaj të dalësh  me këso  deklaratash, sepse çdo shtet pa  prodhimin e popullsisë dhe   pa fëmijë, ai shtet   vdes vetvetiu, siç ,po i kanoset vdekja  Kosovës nga skenar të ndryshëm     me rastin   e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova gjatë kohëve të fundit.







avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi