Dimal Basha:Burdushat brenda Universitetit të Prishtinës

Shko poshtë

Dimal Basha:Burdushat brenda Universitetit të Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 20, 2015 2:47 pm




Dimal Basha:Burdushat brenda Universitetit të Prishtinës

 
“Sa duhet që të jetë dikush naiv” është pyetja e parë që i shtroj vetes kur flitet për individë që drejtohen në dyert e Burdushave për çfarëdo ndihme. E njëjta pyetje vlen edhe për shumë të tjerë, të cilët përgjigjet më komplekse i kërkojnë në vendet më primitive, sikur bie fjala, individë që kërkojnë të mësojnë historinë tek injorantë si Irfan Salihu. Sigurisht se përgjigjet për këto pyetje duhen të kërkoheshin tek tempujt e dijes, ku profesorët kanë njohuri dhe solucione të bazuara në studime shkencore, mirëpo krejt kjo qartësohet kur e kupton se brenda Universitetit të Prishtinës gjen punime që nuk dallojnë me pallavrat e Burdushit e as Përrallat e Irfanit.
Rrjetet sociale prapë filluan të qarkullojnë ribotimin e një kapitulli të një libri që flet për dhunën seksuale ndaj femrave. Ky tekst ka qenë pjesë e një kontroversi para jo shumë kohe, ose kështu së paku thuhet, sepse pas leximit të atyre pak rreshtave të këtij kapitulli nuk mbetet asgjë kontroverse. Aty vetëm ka një grumbull shkronjash që të lidhura ashtu ndërmjet vete përbëjnë një turp shkencor. Këtu lexues të nderuar flitet për Vesel Latifin, për të cilin thuhet se ende ushtron detyrën e profesorit në Universitetin e Prishtinës, si dhe në kolegje tjera private, dhe i cili është përgjegjës që studentët gjithandej janë subjekt i torturës që ata iu nënshtrohen gjatë leximit të këtij punimi pseudo-shkencor.
Problemi i parë qëndron tek Universiteti i Prishtinës dhe pyetja gjithmonë mbetet, si ka mundësi që një tekst i tillë pa asnjë kriter arrin tek studentët që synojnë dijen e jo injorancën? Nuk ka një universitet kredibil që do të kishte pranuar një punim të tillë dhe kjo flet shumë për joprofesionalizmin e Këshillit Botues brenda UP-së, që duhej të ishte një komision për të parandaluar publikimin e shkrimeve të turpshme si kjo.
Ky punim, mes tjerash, nuk është punim shkencor pasi që në vete ka gjeneralizime qesharake dhe nuk ka asnjë burim për pretendimet që përmban. Punimi pretendon se një numër i madh i kallëzimeve të dhunës seksuale “është i rremë” pa pasur asnjë citim të ndonjë studimi për këtë.  Pastaj, pretendimi në vazhdimësi thotë se femrat i bëjnë këto kallëzime për “përfitime materiale” dhe prapë pa ndonjë përkrahje të këtij argumenti absurd. Citimi i vetëm që has në këtë mori absurdesh është dhunimi i një grua 85 vjeçe dhe që është një shembull që nuk shpjegon asgjë dhe i hedhur në mes rreshtave pa asnjë logjikë. Pa dashur të hyj në secilin argument qesharak që gjendet brenda këtij kapitulli, mund lirisht të konstatoj se ky punim ka shumë shkencë të zbuluar vetëm në kokën e profesorit.
Problemi i dytë është gjuha seksiste dhe absurditeti që njeri has në këtë punim. Ndër të tjerash, në punim thuhet se femrat e “përdala, mendjelehta e të pakujdesshme” janë viktima të dhunës seksuale. Përveçse nuk kemi një definicion për termin “përdala, mendjelehta e të pakujdesshme” z. Veseli shtron problemin duke na lënë të kuptojmë në mënyrë implicite se faji gjithmonë është femra që dhunohet dhe jo mashkulli që dhunon, që nënkupton fajësimin e viktimës dhe jo të dhunuesit. Fajësimi i viktimës është zakonisht atëherë kur viktima, në këtë rast femra, mbahet përgjegjëse për dhunën e përdorur kundër tyre. Në këtë rast autori përdor karakteristikat e lartpërmendura si shkakun e dhunës ndaj tyre derisa mashkulli si dhunues paraqitet si një “viktimë” e rrethanave që gratë i shkaktojnë. 
Kjo formë e të menduarit absurd është në një nivel me Burdushët apo Irfanët dhe për ta ilustruar këtë kisha për ta ndërlidhur me arsyetimin e disa hoxhallarëve për mbulimin e femrës. Shpesh argumentohet se mbulimi i femrës, pra flas për mbulimin e të gjitha gjymtyrëve dhe jo vetëm të kokës, duhet të bëhet për shkak që femra të mos paraqitet si joshëse për meshkujt, sepse ata pastaj mund të reagojnë në mënyrë impulsive dhe ta dhunojnë apo keqtrajtojnë femrën. Pra, analogjia qëndron ngjashëm me argumentin e profesorit Veseli. Në vend se të dënohet mashkulli që shikon dhe keqtrajton një femër të huaj, kërkohet të dënohet femra, përkatësisht mbulimi i saj si mjet për të parandaluar dhunimin e tyre.
Problemet me nivelin e punimeve të tilla pseudo-shkencore që botohen nga profesorë si z. Veseli dhe aprovohen nga Këshilli Botues si ai i UP-së, është tortura psikike që ju nënshtrohen studentët duke lexuar punime si ky dhe që rrjedhimisht prodhon analfabetizëm, joprofesionalizëm, por edhe seksizëm. Nëse kthehemi te pyetja fillestare dhe kërkojmë të kuptojmë pse kemi aq shumë naivë që kërkojnë shërim tek Burdushi dhe histori tek Irfani, atëherë përgjigjet i gjeni edhe brenda universiteteve që mbajnë profesorë që prodhojnë pseudo-shkencë që nuk dallon shumë nga pallavrat e Burdushit dhe përrallat e Irfan Salihut.
Për fund, nuk besoj se udhëheqësia në UP dhe Këshilli Botues kanë ndonjë arsye të shëndoshë për të shpjeguar se si ka mbijetuar karriera e z. Veselit dhe punimet e tij pseudo-shkencore, mirëpo është koha që nëse UP-ja, por edhe kolegjet tjera, kërkojnë që të kryejnë reforma dhe të sjellë një frymë të re dhe progresive, duhet të fillojë me sanksionimin e punimeve seksiste dhe pensionimin ideve të tilla që shpërndajnë injorancë dhe jo dije. Përndryshe, është e kuptueshme se në këtë barazi botëkuptimesh mes akademikëve dhe Burdushave, gjasat që qytetarët të drejtohen për dije tek Burdushi janë shpesh të barabarta me ata që drejtohen në dyert e UP-së.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dimal Basha:Burdushat brenda Universitetit të Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 20, 2015 4:26 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi