Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raport i frikshëm: Bota në prag të zhdukjes

Shko poshtë

Raport i frikshëm: Bota në prag të zhdukjes Empty Raport i frikshëm: Bota në prag të zhdukjes

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2015 12:18 pm

Raport i frikshëm: Bota në prag të zhdukjes 562X315349488_2
Raport i frikshëm: Bota në prag të zhdukjes

Paul Ehrlich nga Universiteti Stanford, që me zhdukjet merret që nga viti 1980, thotë se “nuk ka dyshim se po futemi në zhdukjen e gjashtë masive”. Raporti i shkencëtarëve të këtyre universiteteve ka hasur në kritika të shkencëtarëve tjerë që vlerësojnë se këta po i zmadhojnë gjërat. Por, ekipi nuk lëshon pe.
“Nëse lejojmë që kjo të vazhdojë, jetës do t’i duhen miliona vite që të shërohet, por soji jonë do të vdes - sipas të gjitha gjasave në një fazë të hershme. Ne po e këputim degën ku jemi ulur”, shton Gerardo Ceballos. Që nga viti 1900, raporti thotë se mbi 400 specie të kurrizorëve janë zhdukur. Kjo humbje, në rrethana normale do të ndodhte në 10 mijë vite. E kjo, sipas raportit të publikuar në revistën “Science Advances”, ndodh për shkak të ndryshimit të klimës, ndotjes dhe shpyllëzimit.
Ekipi i shkencëtarëve thotë se "norma mesatare e humbjes së llojeve të kurrizorëve gjatë 100 viteve të fundit është 114 herë më e lartë seç do të duhej të ishte pa aktivitetin negativ njerëzor”. Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës mbështet këto të dhëna alarmante dhe thekson se niveli i rrezikshmërisë ekziston tek 26 për qind e gjitarëve dhe 41 për të qind amfibëve. Ehrlich këto lloje i quan “të vdekurit e gjallë”.


Ka filluar periudha e zhdukjes së njerëzimit

Disa shkencëtarë kanë deklaruar se, në planetin Tokë ka filluar periudha e shkatërrimit në masë që kërcënon ekzistencën e njerëzimit. Në studimin e ri thuhet se “pa pikë dyshimi” njerëzimi ka hyrë në periudhën e shkatërrimit në masë, që llogaritet në mesin e gjashtë periudhave më shkatërrimtare në Tokë, shkruan "Daily Mail". 
Studimi gjithashtu thotë se dritarja për ruajtjen e specieve të kërcënuara nga zhdukja po mbyllet shpejt. “Studimi tregon pa pikë dyshimi se ne kemi hyrë në periudhën e gjashtë të shkatërrimit në masë”, ka thënë Paul Ehrich, profesor për Studimet e Popullatës në Institutin Stranford Ëoods për natyrë.
Studimi i ri, i cili është publikuar në revistën “Science Adcances”, tregon se speciet tokësore janë duke u zhdukur 100 herë më shpejtë sesa norma normale mes çdo shkatërrimi në masë. “Nëse lejohet vazhdimi i këtij problemi, jetës në Tokë do t’i duhen miliona vjet për tu shëruar dhe speciet tokësore do të zhdukeshin shumë herët”, ka thënë Gerardo Ceballos.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi