RRAHIM RASTELICA - DREKA E PËRBASHKËT

Shko poshtë

RRAHIM RASTELICA - DREKA E PËRBASHKËT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 04, 2015 12:48 pm





Pregaditi:RRAHIM RASTELICA


DREKA E PËRBASHKËT


Dhjetë burra – një grek, një italian, një francez, një portugez, një spanjoll, një qipriot, një belgjikas, një austriak, një holandez dhe një gjerman – takoheshin rregullisht në drekë. Kësisoj ndodhi edhe javën e fundit.
Llogaria për të gjithë ishte në vlerë prej saktësisht 500 euro, nga se që të gjithë pëlqenin drekë të nivelit më të lartë.
Klientët paguanin faturat e tyre siç paguajmë ne tatimet tona dhe e gjithë kjo dukej përafërm kësisoj:
- Katër klientë (greku, portugezi, spanjolli dhe italiani) nuk paguani fare.
- Qiprioti paguante 1 euro.
- Francezi 5 euro.
- Austriaku 50 euro.
- Belgjikasi 80 euro.
- Holandezi 100 euro.
- I dhjeti (gjermani) paguante 264 euro.

E gjithë kjo zgjati një kohë mjaft të gjatë, duke u takuar rregullisht, edhe më tej për drekë.
Të gjithë ndjeheshin të lumtur, derisa mikpritësi nuk e trazoi këtë aranzhment, kur propozoi që shumën për drekë ta ulë për 50 euro, pasi që “ju jeni klientët e mi më të mirë!” Sa mirë nga ana e tij! Tash e tutje dreka e përbashkët për të gjithë të dhjetët, do të kushtojë vetëm 450 euro.
Mysafirët donin të paguanin patjetër dhe më tej si më parë. Me këtë, për të katër të parët nuk ndryshonte gjë, dhe që të katërt ngrënin edhe më tej falas. Mirëpo, si dukej situata për të gjashtë tjerët? Si ishte e mundur që ti ndanin mes vete këto 50 euro rabat, dhe që të gjashtit të përfitojnë diçka nga kjo?
Të gjashtit llogaritën shpejt dhe konstatuan se, shuma prej 50 eurosh e ndarë në gjashtë vende ishte barazi me 8,33 euro. Mirëpo, po të ndanin këtë shumë në këtë mënyrë, të pestit dhe të gjashtit do t’u binte hise dhe të marrin të holla, vetëm për ate se merrnin pjesë në drekë.
Hanxhiu u propozoi mysafirëve që secili prej tyre të paguante në mënyrë procentuale përafrisht më pak, aq sa ishte kontributi i tij veç e veç. Ai u ul dhe filloi të llogaris për klientët e vet.
Rezultati doli si vijon:
- qiprioti si dhe të katërt tjerë të parë, prej tani nuk paguanin gjë (kursim 100%).
- Francezi prej tani do të paguante 3 euro, ne vend të 5 eurove (pra 40% kursim).
- Austriaku duhej të paguante 45 në vend të 50 eurove (10% kursim).
- Belgjikasi 72, në vend të 80 eurove (Kursim prej 10%)
- Holandezi paguante 90 në vend të 100 eurove (10% kursim)
- Gjermani paguante 239 në vend të 264 eurove (11% kursim).

Për të gjashtë klientë doli të kishin përfitim nga kjo zgjidhje, ndërkohë që katër të parët ngrënin edhe më tej falas. Mirëpo, kur llogaritën edhe një herë, doli që llogaria të mos ishte ideale siç mendonin.
“Unë fitova vetëm 2 € nga 50!” tha francezi duke u kthyer kah gjermani. “Ai përfiton të gjitha 26 €!”.
“Saktë!” tha qiprioti. “Unë kurseva vetëm një euro ndërsa ai kursen njëzetë herë më shumë se unë”.
“E vërtetë!” tha austriaku. “Përse përfiton ai 26 € ndërsa unë vetëm 5? Gjithmonë dhe më së shumti përfitojnë këta gjermanët e pasur!”.
“Pritni pak”, bërtitën me një gojë greku, portugezi, spanjolli dhe italiani. “Po ne nuk fituam asgjë nga kjo. Ky sistem vetëm sa përjashton të varfëritë!”

Përnjëherë dhe me të shpejtë u ngritën dhe iu sulën që të nëntë gjermanit dhe filluan ta rrahin.
Mbrëmjen e ardhshme gjermani nuk u duk fare ne drekë. Pra, në tavolinë u ulën të nëntë tjerët dhe filluan të ngrënin pa te. Mirëpo, kur erdhi koha për të paguar, konstatuan diç të pazakontë:
Të gjithë së bashku nuk mund të mblidhnin të holla për ta paguar madje as edhe gjysmën e llogarisë. Po qe se nuk kanë vdekur urie, atyre u mbetet vetëm të bëjnë sehire edhe sot e kësaj dite. Megjithatë, kërkohet vazhdimësi e mëtutjeshme e kësaj!
Pra, mos thoni të mos keni ditë gjë për këtë (të gjithë e kemi ditë).


Huazuar nga debeste.de.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi