Xhabir Hamiti:Kush duhet luftuar ekstremizmin

Shko poshtë

Xhabir Hamiti:Kush duhet luftuar ekstremizmin

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 25, 2015 10:07 pm

Xhabir Hamiti:Kush duhet luftuar ekstremizmin 

 Luftimi i padrejtësive dhe realizmi i drejtësisë duhet të bëhet përmes veprimeve dhe mjeteve legjitime. As një njeri, zemra e të cilët është e mbushur me dritë nuk mund të jetë ekstremist.
Fushata mediave e cila e portretizon Islamin si fe e cila inkurajon dhunën dhe e institucionalizon terrorizmin është tendencioze dhe qëllimkeqe. Gjatë gjithë historisë ekstremizmi ka shkaktuar shkatërrimin dhe përdhosjen e civilizimeve të mëdha botërore. Pema e civilizimeve thahet dhe zemrat mbyllen, kur shpirtligësia mbizotëron. Kjo është një e keqe e huaj për vlerat fetare islame të përmbajtjes dhe tolerancës. Islami thërret që pjesëtarët e tij të jem të përfshirë në një shoqëri moderne si dhe të kontribuojmë në progresin e saj.
Për arritjen e kësaj, ata të cilët e duanë drejtësinë , arsyen dhe etikën , myslimanët duhet t’i konsiderojnë që të gjithë miq. Islam udhëzon që ne të shprehim zell, të kuptojmë realitetet e jetës tonë si dhe të ndajmë qëndrueshmërinë e besimit dhe bindjeve tona. Kjo është thirrja e Zotit për bashkëjetesë dhe devocion. Islami thërret për të punuar në reformimin e diskursit fetar të qytetërimit, përmes planeve praktike dhe shkencore, mirë të projektuara dhe të përqendruara drejtë rehabilitimit tonë predikues.
Këto prioritete sigurojnë ndërgjegjësim të gjerë publik në mesin e predikuesve të frymës së vërtetë të Islamit dhe në metodologjinë e tij për ndërtimin e jetës së shëndoshë njerëzore. Kjo qasje njashtu ofron njohuri për kulturën bashkëkohore dhe për qasjen e drejtë me komunitetet fetare. Një qasje e tillë forcon edhe mekanizmat e demokracisë moderne.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi