BAJAME HOXHA -ÇELIKU:Kush nuk i do të persekutuarit?

Shko poshtë

BAJAME HOXHA -ÇELIKU:Kush nuk i do të persekutuarit?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 22, 2009 2:19 pm





Kush nuk i do të persekutuarit?








Vërtet, tashme këti termi i ka ikur vetëm koha, por jo dhembja. E filloj këtë shkrim për të pyetur të gjithë përsekutorët e viteve të shkuara pse i urrejnë kaq shumë viktimat e tyre dhe pse u dhembin veshët kur ndonjëherë ne media ose në parlament të flitet pak ose shumë pak për ta? Këta persekutorë a thua si vret ndërgjegjja sado pak për bëmat e tyre monstruoze? Sigurisht që jo. Gjatë viteve të diktaturës arrestoheshin e dënoheshin për një fjale pakënaqësie, apo për sajime fallco vetëm e vetëm të mbusheshin burgjet e të bëhej puna falas (sidomos veprat e mëdha janë ndërtuar me mundin e gjakun e djemve të familjeve më të mira) pa shpërblim. Sa prej tyre humbën jetën nëpër burgje, apo dolën të gjymtuar? Por në këtë grackë avash avash ranë dhe vetë persekutorët dhe fëmijët e tyre, të cilët i kishin projektuar këto burgje vetëm për familjet kulake, të pasura dhe fisnike. Tani këta persekutorë që provuan dhunën, burgjet e komunizmit të tyre te xhaxhit të tyre Enver, të nënës së tyre parti e quajnë vetën të persekutuar. Ata provuan ato burgje, të cilat i kishin hapur vete për të tjerë, por fatkeqësisht se kishin menduar kurrë kush ja bënë ja bënë vetës.



E ç’kërkojnë apo kërkuan të persekutuari e vërtetë?

Një copë shtëpi për të futur kokën, si të gjithë qytetarët që mundën të privatizonin shtëpitë me një çmim pothuajse falas edhe të persekutuarit kërkuan pa privilegje barazi, pra të gëzonin dhe këta një apartament po me atë çmim e pse jo? Sigurisht persekutorëve kjo kërkesë e këtyre njerëzve të ndershëm iu duk absurde dhe e kundërshtuan bile dhe një pjese e popullit që ruante në shpirt akoma urrejtjen për këta njerëz fisnik e kundërshtoi, pra që dakord të mos u jepej asgjë. Uaaa, sa pretendokan këta! Dashkan dhe apartament pa le!Këta lloj njerëzish dëshironin që të persekutuarit duhej të vdisnin në mjerim të plotë dhe vetëm atëherë ata do të ishin plotësisht të kënaqur e të lumtur. Demokracia erdhi për të gjithë njësoj, por u bë deti kos dhe të gjithë futën lugën kush të haje me parë e më shumë. Kështu pra për këtë kategori njerëzish, për këta heronj, nuk mbeti gjë prej gjëje dhe pse erdhi demokracia. Mamaja ime e nderuara Hatixhe që ndjesë i pastë shpirti sa here qe me shikonte të rraskapitur më thoshte: Qëndro e fortë moj bijë e mos u përkul, e mos u nënshtro e mos harro kurrë se ka një zot e ai s’është mace për të gërvishtur, por ngadalë ngadalë i çon vetë punët në vend. Pra kjo nëne fisnike me jepte force dhe njëkohësisht shprese për të ardhmen. Në kampin Saver kishim një dibran që quhej Musa Sina. Ai ishte i sëmurë me probleme zemre, por megjithatë ai i kishte bredhur të gjitha kampet e përqendrimit që nga viti 1945 por10 vitet e fundit i kishte kaluar në burgjet me famëkeqe të Shqipërisë. Ky njeri i ndershëm kishte një humor të hollë sa e gjithë shoqëria kishte respekt dhe e donte shumë. Pas daljes nga burgu Musai u martua me vajzën e një të burgosuri nga mallakstra dhe nga kjo martese ai pati tre fëmije dy vajza dhe një djalë. Musai arrestohet për herë të dytë dhe le pas gruan e re të pa përvojë dhe tre fëmijë të mitur në një jetë tepër të vështirë me pune të detyruar dhe nënë presion të përditshëm psikologjik, e kam njohur mirë këtë familje dhe kam punuar me të shoqen e tij. Ajo punoi si një traktor pa u përkulur dhe pa kërkuar lëmoshë, apo ndihme nga njëri për të gjitha vitet dhe çmohej për karakter të fortë dhe fisnikëri. Një ditë Musai po lexonte një letër që i kishte mbërritur nga familja dhe hera herës buzëqeshte, një burrë që ishte jo larg tij e pyet:-Musa nga familja e ka atë letër?-po iu përgjigj Musai-Ndërsa vazhdonte të lexonte e të gëzohej për lajmet e mira që i shkruanin fëmijët.

Pasi e lexoi letrën e palosi me kujdes dhe e puthi. Ndërkohë burri që s’ishte larguar i thotë:

- Si lum t’i o Musa!

-Po, kjo dashuri e fëmijëve më jep shpresa të madha dhe me zgjat jetën o mik..

Po t’i nuk ke fëmijë? e pyet Musain-Sepse s’të kam pare asnjëherë letër në dorë.

Personi me sytë e mbushur me lot uli kokën dhe për një çast nuk ktheu asnjë përgjigje. Kishte rënë një heshtje midis tyre thuajse secili kishte hyre në botën e vet, por papritur zëri i personit prishi këtë heshtje dhe preu fillin e mendimeve të Muasait. -Po... edhe...edhe unë kam tre fëmijë sikurse dhe ti-Foli personi duke iu dridhur zëri pastaj uli kokën dhe psherëtiu thellë-Se di fare ç’po bëhet me fëmijët e gruan time, me duket se nuk ekzistoj më për ta, kam më shumë se tre vjet këtu dhe s’kam asnjë lajm a letër prej tyre.

Si the?!-E pyeti Musaj i çuditur.

-Kam dhe unë i mjeri tre fëmijë po s’më shkruan asnjeri dhe se di pse?

Ta them unë pse nuk të shkruajnë.-ia preu shpejt Musai.

-Pa hë, pse e ditke ti o Musa?

-E di si se di -i tha Musai duke shtrënguar në dorë letrën e fëmijëve të tij.

-Me trego të lutem se s’më mbanë vendi-i tha me të shpejt personi.

-Nuk di nga t’ja nis me parë...fëmijët nuk janë të tutë prandaj nuk të shkruajnë.

-Si ore Musa ma thua këtë fjalë të rëndë? Ç’ ishte kjo gjemë qe ai se dinte dhe se kishte kuptuar deri tani?!

-Ta mbush mendjen që është kështu si them unë.-tha Musai-Ti i ke mësuar këta fëmijë mos të të duan dhe ata nuk të duan.

Si ore kam mësuar fëmijët e mi gabim unë?

- Që kur lindën fëmijët e tu, t’i i ke mësuar e rritur me një urrejtje të madhe për armikun e klasës për “Armiqtë e popullit”, tani ti je “armik i popullit”, kështu të ka quajtur partia jote që t’i në dekada i ke shërbyer asaj me devotshmëri e kënaqësi, por tani ajo parti nuk të do me të ka syrgjynosur, dënuar jo pak por 20 vjet. Personi dëgjonte, por nuk e hapte dot gojën, fjala po i ngecte në fyt.

-Po unë jam babai i tyre apo jo?

Biologjikishtë rri i qetë, t’i je babai i tyre, por në realitetin e sotshëm t’i je spostuar e tjetër kush është babai dhe nëna e tyre.

-Kush ?!

Fëmijët e tu Babë kane Enverin dhe nënë kane partine A s’është kështu ?Ti që kur lindën i ke përkëdhelur e dashur në emër të partisë dhe u ke thënë që në të gjithë kemi vetëm një nënë dhe ajo është paria dhe babai i të gjithëve është Enveri apo jo ? Ty partia jote të ka dënuar pa të drejtë, si të gjithë ne që jemi në këtë burg të mallkuar. Pra, fëmijët e t’u me përpikmëri ndjekin këshillat dhe mësimet që u ke dhënë t’i që në djep. Partia jote tani të urren ty e të quan fajtor kështu dhe fëmijët e t’u s’të duan më, ata të quajnë fajtor e armik. Ndërsa unë ore mik i dashur fëmijët e mi i kam mësuar të më duan mua e jo partine dhe Enverin, Fëmijët e mi e dine se vetëm unë jam babai i tyre prandaj me duan, me respektojnë, me shkruajnë e s’më lënë të mërzitëm nder të tjera me tregojnë se shkojnë shumë mirë me mësime e ma gëzojnë shpirtin që po ma vrasin katilat. “Bota është me rrota” dhe mos u kënaq kaq shumë i thashë një ditë një polici të policisë që më vonë përfundoi brigadier. Ai kur dëgjoj nga unë këtë thënie u tmerrua sytë iu skuqen sa si dolën nga vendi dhe u vërsul për të me qëlluar, por e mbajti vetën sepse nga persekutorët paraardhëse kishte qenë më i miri edhe kur bënte apelin të internuarve 2-3 herë në ditë ishte sjelle mirë me ta. S’kaluan as 20 minuta parcela ku punonim u mbush plotë me punëtori, police e civile dhe e gjithë paria e Savres dhe sekretari i partisë.

Unë e akuzuara dëgjoja sharjet e tyre nga me ç’njerëzore –Ç’pret t’i Bajame Çeliku hë, ç’rrotë do rrotullohet ?!Këtu do vdesësh poshtë këmbëve tona, prandaj lexon libra të huaj ti, ti pret të vijnë Anglo- Amerikanet hë ? Po jo jo këtu do ngordhësh ta dish t’i dhe këta shokët e t’u se dita e juaj nuk do të vije kurrë!

Me kujtohet një dite qameti. Për tërë ditën punuam si gjithnjë në shi me breshër të fortë, era e forte na i thante rrobat në trup prapë binte shi e bëheshin qull po era e fortë përsëri na i thante rrobat në trup. Atë ditë pas gjithë asaj të ngrire ra borë e madhe dhe s’dukej me toka për të hapur kanale e për të punuar kështu e lamë e tëre punëtoria punën para se të binte muzgu; Ç’të shikoje, Tamam skllevër!, Ecnim për një në rresht anës kanalit të rraskapitur, të lodhur, të ngrirë, duke gulçuar një këmbë e nxirrnim tjetra na fundoste në borë e në baltë kurse gjysme e çizmes së çarë mbetej brenda. Fundi i këtij rreshti nuk dukej, qindra punëtore ecnim sikur ishim rob lufte duke u rrezuar, e duke ndihmuar shoku shokun për t’u ngritur. Sa arritëm në baraka ra çanga mbledhje e jashtëzakonshme në lëmin e kampit. Armiqtë e popullit, të poshtër...ulërinte një zë i forte sa na rrënqethi trupin e na futi tmerrin pas gjithë ati qameti bërtiste përgjegjësi i sektorit. Epo Barrut e Çelik u bë këtu! E kishte fjalën për mua dhe një shokun tim që quhej Gëzim Baruti që mezi prisnin ta syrgjynosnin keq e më keq. Çohu t’i iu drejtua me gisht një burri të vjetër që kishte bërë 10 vjet burg, Sadik Poda ti je armik, epo armiku mbetet armik të gjithë ju jeni armiq pa përjashtim do t’u a shtypim kokën morët vesh? Pse e latë punë shpejto sot ? Pse ke thënë t’i more matuf se me punën që bëjmë s’blejmë dot një sapun ë ?, atje do të të çojmë prap atje në birucë, të gjithëve do t’u shpiem atje se atë kokë keni ju nuk zutë mend asnjëherë! Pa më thoni një çikë përse keni ardhur këtu? epo s’ju kanë prure për burra të mirë de po sepse jeni armiq e kështu ulni kokën se ndryshe…Unë nuk i durova dot dhe iu përgjigja duke mbrojtur veten dhe shokët, por ai siç ishte i tërbuar m’u kthye duke bërtitur me fortë:-Dëgjo këtu Bajame Çeliku t’i duhet të ulësh kurrizin e të bëhesh ure, unë të të qëlloj me litar të eci mbi ty të të qëlloj me shqelma dhe përsëri duhet të me thuash faleminderit që më le gjallë. Po ky s’qe fundi të tjera diskriminime me të ashpra akoma, me provokuese do të vinin me pas, por të gjitha këto i kalova si gjithë shoqëria duke patur pranë një familje të mrekullueshme dhe një shoqëri të përsosur që s’më braktisi kurrë.

Bajame Hoxha-Çeliku
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi