Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jusuf Buxhovi: Dokumente historike: I.Lista e Këshillit Nismëtar për themelimin e LDK-së

Shko poshtë

 Jusuf Buxhovi:    Dokumente historike: I.Lista e Këshillit Nismëtar për themelimin e LDK-së Empty Jusuf Buxhovi: Dokumente historike: I.Lista e Këshillit Nismëtar për themelimin e LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2015 7:26 pm

 Jusuf Buxhovi:    Dokumente historike: I.Lista e Këshillit Nismëtar për themelimin e LDK-së 397046_171164252915058_468765076_n

Jusuf Buxhovi


Dokumente historike:
I.Lista e Këshillit Nismëtar për themelimin e LDK-së


 Jusuf Buxhovi:    Dokumente historike: I.Lista e Këshillit Nismëtar për themelimin e LDK-së 11885298_1021422507889224_4846159526547509483_n

1.Jusuf Buxhovi,
2. Dr.Zekeria Cana,
3. Milazim Krasniqi,
4..Ajri Begu,
5. dr. Ibrahim Rugova
6. Buraj Bukoshi,
7. Fehmi Agani,
8.Ibrahim Berisha,
9. Mehmet Kraja,
10. Ali Aliu,
11. dr. Zenel Kelmendi,
12. Ramiz Kelemendi,
13. Akademik Idriz Ajeti,
14.Akademik Dëvrish Rozhaja,
15. Akademik Mark Krasniqi,
16. Anton Çetta,
17. Zenun Çelaj,
18 Mustafa Radoniqi,
19. Basqi Çapriqi,
20. Dr. Jusuf Bajraktari
21. Xhemail Mustafa,
22. Hysen Matoshi,
23. Neshet Nushi

......


 Jusuf Buxhovi:    Dokumente historike: I.Lista e Këshillit Nismëtar për themelimin e LDK-së 11209348_1021423004555841_2574823571416906024_n

II.Procesverbali nga Kuvendi themelues i LDK-së, i mbajtur më 
më 23 dhjetor 1989 në Prishtinë, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (Dokument origjinal)

Procesverbal
Mbledhjen e Kuvendit në emër të Këshillit inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e hapi dr. Zenel Kelmendi, i cili pasi në fillim foli për rëndësinë e kësaj lidhjje propozoi kryesinë e punës prej anëtarëve: Jusuf Buxhovit, Zenel Kelmendit dhe Ali Aliut si dhe procesmbajtësin - Hysen Matoshi, propozoi edhe rendin e ditës:
1) Paraqitja e Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimi i tij,
2)Paraqitja e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aprovimi i ti si dhe 
3) Zgjedhja e udhëheqësisë së Lidhjes Demokatike të Kosovës.
Si kryesia e punës, ashtu edhe rendi i ditës u aprovuan njëzërit me aklamacion dhe duartrokitje.

1) Duke kaluar në pikën e parë kryesuesi Zenel Kelmendi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili paraqiti Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u mirëprit dhe me duartrokitje frenetike dhe njëzërit u aprovua me aklamacion.

2) Edhe për pikën e dytë kryesuesi i dha fjalën Jusuf Buxhovit, i cili po ashtu paraqiti Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua nga të pranishmit.
Pastaj Zenel Kelmendi duke kaluar në pikën e tretë ia dha fjalën anëtarit të këshilit inicues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqit, i cili propozoi që kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës të zgjidhet dr. Ibrahim Rugova, propozim ky që me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u pranua njëzërit. Për sekretar të propozoi Jusuf Buxhovin, propozim ky që po ashtu me aklamacion dhe duartrokitje frenetike u aprovua njëzërit. Anëtarë të udhëheqësisë me aklamacion dhe duartrokitje u propozuan dhe u zgjodhën njëzërit: Bujar Bukoshi, Nekibe Kelemendi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Mehmet Kraja.
Pastaj fjalën e mori kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili u falemendërua për besimin e dhënë si dhe foli shkurt për synimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emër të UJD-it për Kosovën kuvendin e përshëndeti kryetari Veton Surroi, ndërsa në emër të Këshillit për të Dretjat e Njeriut të Kosovës përshëndeti dr. Zekeria Cana.
Me kaq përfundoi punimet Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Procesmbajtësi: Hysen Matoshi 


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës:
dr. Ibrahim Rugova

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi