Ilaz HYSAJ - Nuke kanë për zajdnicën, as për Mitrovicën

Shko poshtë

Ilaz HYSAJ - Nuke kanë për zajdnicën, as për Mitrovicën

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 15, 2015 12:33 am



Ilaz HYSAJ

Nuke kanë për zajdnicën, as për Mitrovicën.


Zajednica nuk u krijue brenda natës e as Mitrovica nuk u nda brenda ditës.
Kot poqurkagjiu Bahtiri sot bërtet se nëse nuk hiçen barikadat nesër, ai do të dalë në anën e opozitës .

Edhe Shkurta është mirë me naj kthye paret e CD-së që na e shiti me at kangën « pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica ».
Çdo gjë paguhet në këtë botë.
Paguhet kâjta, paguhet nonshalanca, hajnija, paguhet tradhëtija, gënjeshtra, hipokrizia.
Paguhet dhuna dhe vrasjet tinzare, paguhen shtrenjtë çmenduria dhe shfryerjet tona iracionale të vitit 2004, pavarësisht se kush i ka guzhinuar ato.

Krimi nuk u ndëshkue në këto troje, pothuaj asnjëherë, dhe sipas librave të shenjtë, toka nuk mund të bahet rahat.
Gjakërat divin e qojnë peshë tokën, qiellin dhe ajrin. Ata nuk na lënë rehat derisa të bëhet purifikimi i plotë i këtij trolli.
Ata nuk na lënë të flejmë rehat në shtëpitë luksoze të ndërutara duke rrënuar themelet e shtetit tonë të brishtë, duke shkelur mbi andrrat dhe sakrificën sublime të shumë gjeneratave .

« Krimi dhe Dënimi », e pat shkruajtur një libër Dostojevski.
Krimi i pa dënuar prodhon krim për t’a fshehur atë. Dhe këtë në vazhdimësi e bëri një pjesë e kupolës udhëheqëse për 16 vite me radhë.
Nuk ka fije dyshimi se paknaqësia ka arrijtur pikën e vlimit, dhe kërkesat që artikulon opozita janë të drejta. Problemi është te sinqeriteti dhe tek ajo çka fshihet pas këtyre kërkesave.

Ata të gjithë e dijnë se zajednica nuk çbëhet sepse kjo u bë më një proces ngociator gadi dyvjeçar ku pala kosovare shkonte me duar në xhepa dhe zgërdhihej nëpër syreta , kurse ne bëjshim sehir dhe thojshim me vehte: ”hajt se e kena Ameriken” nuk e len kurrë me e nda Kosovën”, duke harruar krejt se Amerika bash hiç nuk i don qyqarët, hajnat dhe zuzarët.
Është kjo opozitë që për gjashtë muaj rrjesht, bashkë me pozitën e mabajtiën peng këtë vend duke bërë fiskullturat dhe akrobacionet më të çuditshme vetëm për të ardhur në pushtet. Sa syreti është duke i shtërnguar duert Albini, Isa, Fatmiri, Ramushi... Dhe po të mos ua dridhte Isa ata kurrë s’do ta gjuajshin me voe, por do të qeversinin bashkë me të dhe do t’ia bajshin amin zajednicës.
Meqë krimi nuk u dënua dhe një vend kriminal nuk mundet të egzistojë në Europë, atëherë na imponuan një Gjykatë të cilën ky parlamant i tymosur para ca ditësh, e votoi jo bash me qef por nën kërcnimin e një gjykatë tjetër ku kullet “baba rus”.
Dhe e gjithë kjo maskarade, këto lojëra të pista bëhen dhe orkestrohen nga ata që mundohen ta shtyjnë sa ma gjatë ballafqimin me drejtësine,
Qoftë edhe me çmimin e kalljes së Kosovës.
Ilaz HYSAJ, 14/10/20015.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi