Skenari shokues, lufta për sovranitet e pushtet e opozitës dhe për rrëzimin e Kryeministrit dhe Presidentes!

Shko poshtë

Skenari shokues, lufta për sovranitet e pushtet e opozitës dhe për rrëzimin e Kryeministrit dhe Presidentes!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 18, 2015 4:03 pm

Skenari shokues, lufta për sovranitet e pushtet e opozitës dhe për rrëzimin e Kryeministrit dhe Presidentes!




PDK-ja po vazhdon matjen e forcave në skenarin shokues për shqiptarët. Asnjëherë deri më tani si parti, një muaj nga bllokada (e filluar me 22 shtator) që opozita ia bëri Kuvendit të Kosovës. Kjo po mundohet që nëpërmjet një qëndrimi kinse të moderuar demokratik, ta sheh problemin si përplasje të opozitës me kryeministrin Isa Mustafa, për dy marrëveshjet kyçe të bëra nga ai, kompetencat e Asociacionit dhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Përplasja e fuqishme e opozitës me Mustafën, edhe për shkak se për një kohë të gjatë qëndruan bashkë në një koalicion jo parimor, po e bën edhe më emocionale tendosjen dhe më të lehtë humbjen e arsyes.
PDK-ja në disa raste nëpërmjet Kadri Veselit, e ka shprehur qartë se jo vetëm ka toleruar, por edhe ka marrë pjesë në krijimin e turbullirave në Kuvend, pasi për asnjë çast nuk ka treguar vendosmëri në zbatimin e Rregullores së Kuvendit, dhe madje në sulmin e parë me vezë ndaj Mustafës, kur ndërhyn truprojat e tij për të evituar ndonjë sulm më të rëndë, ai qortoi deri në nervozizëm sjelljen e sigurimit të Mustafës.
Ndërkohë, në gjithë këto ngjarje ka ndejtur maksimalisht indiferent Hashim Thaçi, njeriu i cili pranoi dhe e luti LDK-në dhe Mustafën, që të merrnin postin e kryeministrit, vetëm e vetëm që PDK-ja të mos binte nga pushteti.
Kjo situatë shpjegon situatën në PDK dhe konfliktin që përfolet prej kohësh, Veseli – Thaçi. Konflikti u krijua nga momenti që PDK-ja humbi pushtetin absolut, dhe posti i presidentes filloi të bëhet i paarritshëm për Thaçin, dhe ndarjen e pushtetit, që kjo dyshe e PDK-së e kishte parashikuar, edhe si paqe të brendshme, edhe si sundim absolut, Veseli kryeministër e Thaçi president.
Prandaj, qetësia me të cilën Thaçi po e përballon situatën, është kërkim i pozitës së tij, pushtetit pas krizës, dhe de fakto ai edhe me heshtje është kthyer në mburojën e pushtetit të Mustafës, të postit të kryeministrit. Nëse ai do ta kishte të zgjidhur situatën apo kompromisin me aleatët jo formal, PDK-AAK-VV-NISMA, atëherë LDK-ja do të largohej nga koalicioni, dhe normalisht që edhe Mustafa do ta humbte pushtetin. Për ta zgjidhur këtë ‘boshllëk’, pra për të krijuar pozitë favorizuese për Thaçin, tashmë opozita ka nisur agresivitetin edhe ndaj Presidentes. Sulmi i drejtpërdrejtë u bë nga Ramush Haradinaj, duke e shpallur si pozitë inezkistente: “Kosova nuk ka president”! Ndërkohë, që edhe Vetëvendosje ka deklaruar se nuk ka biseda me qeverinë, pa tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet apo pezullimin e tyre, duke shprehur haptazi pretendimin për pushtet ose për zgjedhje.
Këto dy pretendime të AAK-së dhe Vetëvendosjes po e përplotësojnë idenë se këto dy parti motiv e kanë luftën për pushtet. Ramush Haradinaj, nuk ka qenë kundër bisedimeve dhe marrëveshjeve për veriun, natyrisht nuk mund ta paragjykojmë shkallën në të cilën kanë arritur së fundi, por po ashtu edhe Vetëvendosje asnjëherë se ka elaboruar se nëse në kërkesën e saj për bashkim me Shqipërinë, se çfarë do të bëhej me Kosovën Lindore dhe si e shohin veriun.
Efekti i tretë i kësaj përplasje është që nëpërmjet bisedimeve, krizës, dhe zgjedhjeve të reja, që i hamendësojnë të mbahen në pranverë, është shtyrja e funksionalizimit të Gjykatës speciale, dhe frika e gjykimit për vrasjet politike, përkatësisht kompromitimi kombëtar.
Në këtë situatë hyrja në bisedime vetëm sa e vazhdon lojën e shtyrjes së funksionalizimit të Gjykatës speciale, ndërsa rrugët tjera për zgjidhje janë gjithnjë e më të pakta. Edhe atëherë kur qe themeluar VLAN-i kemi vlerësuar se shkaku kryesor, i gjithë asaj zvarritje, ishte në favor të mos themelimit të Gjykatës speciale, zvarritjes për aq kohë sa të mundej. Pra, nuk kishte asnjë objektiv tjetër themelor, por që ai u mbajt fshehtë. Por, sot, aleanca e PDK-së, herë e fshehur dhe herë e shpallur nëpërmjet zërave të disa deputetëve, me opozitën dëshmon se po aq në thelb të situatës së rënduar është, tash, zvarritja e funksionalizimit, shtyrja për aq kohë sa të munden e arrestimit të figurave të dyshuara dhe njëkohësisht për të provuar shmangien e arrestimit edhe të ndonjë lideri apo figure qendrore të këtyre katër partive.
Dhe në gjithë këtë shfaqje shumëplanëshe kanë dorë edhe shërbimet sekrete, që në Kosovë gjëllojnë gjithandej, veçmas në këso rastesh kur është shansi i tyre për të treguar fuqinë. I. Morina
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi